TIRANË- Lajmi për miratimin e vaksinës së Biontech dhe Pfizer, kundër Covid-19 ka ngritur shqetësime të tjera. Interpoli ditën e sotme ngre shqetësimin për keqpërdorimin e saj nga rrjetet kriminale.
Me anë të një deklarate INTERPOL njoftoi se kishte lëshuar një alarm global për zbatimin e ligjit në 194 vendet anëtare të saj, duke i paralajmëruar që të përgatiten për ndërhyrjen e krimit të organizuar në shpërndarjen e vaksinën, reklamimet e rreme dhe krime të tjera.
Sekretari i përgjithshëm i Interpol, Jürgen Stock, shkroi në “Twitter” se “Ndërsa qeveritë po përgatiten të nisin vaksinimin, organizatat kriminale po planifikojnë të infiltrojnë ose të ndërpresin zinxhirët e furnizimit. Rrjetet kriminale do të synojnë gjithashtu të kontaktojnë qytetarë që nuk dyshojnë vërtetësinë, përmes faqeve të internetit të rreme dhe vaksinave false, të cilat mund të paraqesin një rrezik për shëndetin dhe jetët e njerëzve”.
Në postimin e tyre, theksohet se kriminelët nuk njohin pushime dhe në një kohë kur të gjithë po mundohen të sigurojnë mbrojtje ndaj virusit, kriminelët po mundohen të gjejnë rrugë të reja për të siguruar fitime.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të të mbrojnë veten, të mos blejnë produkte të falsifikuara mjekësore, mashtrime dhe krim në internet.
/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.2%
-
Jo
27%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 2444
Lajme të tjera
-
Regjistrohet rasti i parë i variantit të koronavirusit ‘Pirola’ në Ukrainë
8 Nëntor 2023, 09:54
-
Çmimi Nobel në Mjekësi, shpallen fitues shkencëtarët që zbuluan vaksinat kundër COVID-19
2 Tetor 2023, 12:12
-
Agjencitë e inteligjencës në SHBA të ndara për origjinën e koronavirusit
25 Qershor 2023, 14:09
-
Rikthehen viruset tek fëmijët pas pandemisë
19 Qershor 2023, 08:14
-
COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall fundin e emergjencës globale! Vlerësimi: 20 mln njerëz humbën jetën
5 Maj 2023, 16:17
-
Gjermanët padi për dëme të shkaktuara nga vaksinat ndaj COVID
13 Prill 2023, 08:24
-
Korrupsion me respiratorët gjatë pandemisë 'Covid 19', kryeministri i Federatës së Bosnjës dënohet me 4 vite burg
5 Prill 2023, 11:01
-
Shëndetësia/ Meta: Pandemia e provoi dështimin e qeverisë, falsifikuan shifrat! Ne do të rrisim me 50% pagat për ‘bluzat e bardha'! 5% financim të GDP për buxhetin
31 Mars 2023, 11:25
-
OBSH i kërkon Kinës të publikojë të gjitha të dhënat e lidhura me origjinën e COVID-it
18 Mars 2023, 21:11
-
SHBA pritet të ndërpresë testimin e detyrueshëm për COVID-19 për udhëtarët nga Kina
8 Mars 2023, 14:08
-
A e ka virusi Corona origjinën nga laboratori?
4 Mars 2023, 21:11
-
Origjina e virusit mbetet ende mister dhe tre vjet pas pandemisë
28 Shkurt 2023, 20:18