Alarmi nga koronavirusi, shumë artistë detyrohen të anulojnë koncertet nëpër botë

Alarmi nga koronavirusi, shumë artistë detyrohen të anulojnë koncertet nëpër botë

Foto nga artistët

Kornavirusi ka prekur edhe botën e artit, ku shumë këngëtarë janë detyruar të anulojnë koncertet e tyre nëpër botë.

Sipas Usa Today, këngëtarja Mariah Carey ka anuluar koncertin e datës 10 mars në Haëai dhe do të caktojë një ditë tjetër .

“Jam shumë e trishtuar që duhet t’ju njoftoj se po e shtyj koncertin time në nëntor, por kufizimet ndërkombëtare të udhëtimit na detyruan të marrim këtë vendim për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve”, ka shkruar ajo.

Carey vendosi datën e re të koncertit për 28 nëntor, ku do të performojë për herë të parë në Hawai.

Fituesja e çmimit “Grammy” është një nga shumë artistë që mori masa paraprake kundër përhapjes së koronavirusit, i cili u ka marrë jetën shumë personave në mbarë botën.

Edhe Khalid ka shtyrë në shkurt, koncertet e tij të ardhshme “Free Spirit World Tour” në disa vende të Azisë.

“Prioriteti ynë më i lartë mbetet siguria e fansave të Khalid, ekipit të tij dhe të gjithë atyre që kanë punuar në këto koncerte”, thuhet në një deklaratë të lëshuar më 13 shkurt.

Pop-grupi korean BTS kishte planifikuar të fillonte “BTS Map of Soul Tour” më 11 prill në Seul, Koreja e Jugut.

“Me keqardhje ju njoftojmë se BTS MAP OF THE TOUR SOUL … është anuluar,” tha agjencia e grupit “Big Hit Entertainment” në një deklaratë.

Grupi me shtatë anëtarët kishin planifikuar të performonin më 11-12 prill dhe 18-19 prill në Stadiumin Olimpik të Seulit.

Agjencia tha se duhej të merrte parasysh shëndetin dhe sigurinë e artistëve, ekipit dhe më shumë se 200 mijë fansave që priteshin të mblidheshin.

Grupi i rokut Green Day njoftoi në rrjete sociale më 28 shkurt se ata do të shtynin datat e turneut të tyre në Azi.

“Fatkeqësisht kemi marrë vendimin e vështirë për të shtyrë koncertet tona të ardhshme në Azi për shkak të shqetësimeve shëndetësore, të shqetësimeve nga koronavirusi”, thuhet në një deklaratë të grupit, të postuar në Twitter dhe Instagram.

Green Day kishin planifikuar të performonin në Tajlandë, Korenë e  Jugut, Filipine, Hong Kong, Japoni dhe Tajvan, duke filluar nga marsi, si pjesë e “Hella Mega Tour”.

Këngëtarja Avril Lavigne kishte planifikuar turneun “Head Above Water World Tour” në Kinë në datën 23 Prill, por ylli anuloi koncertet duke njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Jam e trishtuar të njoftoj se nuk jemi në gjendje të zhvillojmë turneun për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Grupi im, ekipi dhe unë kemi punuar kaq shumë për të sjellë këtë turne në të gjithë botën dhe jemi kaq të trishtuar. Ju lutem të gjithëve të kujdeseni për veten tuaj”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që koronavirusi është kthyer në një problem mbarëbotëror, ku shumë ndeshje janë anuluar, janë mbyllur shkollat dhe nuk lejohet përshëndetja me duar në shumë vende.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi përplaset me Metën: S’ka nepotizëm në parti politike! Meritokracia ka rëndësi, jo servilizmi

Kryemadhi përplaset me Metën: S’ka nepotizëm në parti politike! Meritokracia ka rëndësi, jo servilizmi