Alban Daci: Shqipëria s'ka pas fashizëm, por vetëm komunizëm!

Alban Daci: Shqipëria s'ka pas fashizëm, por vetëm komunizëm!

Flamur shqiptar

Në Shqipëri nuk ka pasur dhe nuk kishte nevojë për antifashizëm. Formula e "antifashizmit" u përdor nga Partia Komuniste shqitpare për të justifikuar marrjen dhe mbajtjen e pushtetit e saj që në themel ishte një diktaturë e ndoshta shumë me represive e se edhe vete "Fashizmi".

Shqipëria pati një rend Kushtetues të ngjashëm me vendet e tjera perëndimore të avancuara të kohës me "Monarki Kushtetuese".

Fashizmi nuk ekzistonte si doktrinë politike në Shqipëri derisa erdhi Lufta II Botëror. Ndërsa pas 1939, me largimin e Mbretit Zog dhe me ardhjen e Italisë, nuk ishte me çështje ideologjie, por ishte fakti se Shqipëria ishte  një vend i pushtuar dhe si i tillë pati qeveri kuinslinge.

Fakti se në shoqërinë shqiptare nuk kishte probleme me ideologjinë fashiste është dëshmia e qartë se edhe pse me qeveri kuinslige, jo vetëm nuk miratuan ligje raciale, por i mbrojtën edhe me iniciative personale ata hebrenjtë që ndodheshin në Shqipëri ose që kishin ardhur në Shqipëri.

Pas themelimit të Partisë Komuniste në 1941, në realitet në Shqiperi pati nacionalistë, legistë, ballistë e komunistë, por jo fashistë shqiptarë.

Shqipëria nuk pati fashizëm. Pse nuk pati fashizëm?

- Fashizmi nuk kishte organizim politik. Pengesë serioze për përhapjen e fashizmit si model e organizim politik pati padyshim mbreti Zog, i cili me modelin monarkik dhe nga paranoja e ndërhyrjes së Itali në jetën politike me alternativa të tjera politike në Shqipëri e ndalojë;

- Nuk pati asnjë lëvizje politike, lider politik apo forcë politike që identifikohej me fashizmin deri në pushtimin e Shqipërisë nga Italia;

- Nuk pati një model kulturor fashist ashtu siç pati Italia;

- Nuk pati një gazetë apo organ shtypi të identifikuar me Fashizmin.

Lufta dhe qendrimet e legalistëve, ballistëve apo nacionalistëve si për shembull Muharrem Bajraktari, rezistencën e tyre nuk e kishin mbi bindje ideologjike, fashizëm apo jo, por Italia konsiderohej si pushtues e prandaj duhej luftuar.

Pra, Italia ishte pushtues dhe si e tillë pak bënte diferencë nëse ishte fashiste apo jo! Nëse Shqipërinë do e kishte sulmuar në Luftën e II edhe një demokraci përmendore përsëri do të konsiderohej pushtues. Prandaj, forma nuk ishte aq shumë i rëndësishëm për shqiptart sa ishte në fakt qëllimi!

Lindja e Partisë Komuniste dhe forcimi i saj e ktheu Shqipërinë në atë kohë thuajse në luftë civile me qëllimin kryesor dominimin e marrjen të vetëm të pushtetit. Këtë e thotë shumë mire vete Gjeneral Përllaku, i cili flet për masakrat e Nacional Çlirimtares në Kukës e madje këtë e ka pranuar edhe vetë Enver Hoxha në një moment të  dytë reflektimi duke thënë se ishim të ashpër dhe e kemi goditur mbrapa shpine Muharrem Bajraktarin. Këtë hyrje të vogël e bëra pasi lexova "një ese shkencore" të Kryetares të Parlamentit në lidhje me Pezën.

Në fakt, Kryetarja e Parlamentit është mirë të mos mbajë qëndrime dhe duhet të qëndrojë mbi palët, sepse është figura e dytë me e rëndësishme ne hierarkinë e Shtetit.

Partia e Komuniste në fillim dhe transformuar më vonë në Partise e Punës, por në thelb e njëjta e identifikuar si "partia- shtet" duke qenë diktaturë e proliatariatit e ngjashme me fashizmin si "diktaturë e masës", gjithë ekzistencën e saj e justifikojë me luftën antifashiste. Antifashizmi u kthye propaganda kryesore për të justifikuar ekzistencën e saj si diçka ndryshe me fashizmin. Kjo propagandë vazhdojë që me krijimin e Nacional Çlirimtares, me Luftën e Dytë, ardhjen e mbajtjen e pushtetit e deri në rënien e vetë Regjimit.

Kinemaja si mjeti më i rëndësishëm i komunikimit dhe propagandës u kthye në shërbim të filmave të dedikuar Luftës, partizanëve dhe çlirimit të Shqipërisë.

Besoj ishim i vetmi vend që deri në rënien e Regjimit të kemi bërë vazhdimisht e kaq shumë filma kundër fashizmit, i cili në fakt nuk ishte shqetësim social, kulturor dhe politik në vend, por ishte simbolika që identifikohej me vendin që na kishte pushtuar.

Kaq shumë filma dedikuar antifashizmit nuk ka bërë as vetë Italia pas mbarimit të Luftës II që kishte me të vërtetë luftën ndaj Fashizmit dhe ndaj trashëgimisë që mund të lindte!

Fakti që sot kemi socialistët që në shumicën janë trashëgimtarë të drejtëpërdrejtë gjaku e dinastie të Regjimit, dëshmon faktin se ata kanë të njëjtin mision si të parët e tyre ti manipulojnë shqiptarët me mekanizma ose më sakt pseudomekanizma historik për të justifikuar qeverisjen dhe mbajtjen e pushteti.

Shqipëria nuk ka pasur kurrë fashizëm apo probleme të ngjashme me këtë doktrinë politike në vend, por ka pasur Italinë si pushtuese dhe po ashtu pas 1941 ka pasur vetëm Komunizmin si ideologji politike që vendosi diktaturën e proliatariatit deri në fillim të viteve '90 derisa ra Regjimi. Fashizmi shqiptar s'ka ekzistuar, ai  u imponua nga Italia si pushtuese derisa kapitulloi.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lexuese: 23/09/2024 21:53

    Në prill 1939 u krijua partia fashiste shqiptare ne vilen ku u vendos pas Clirimit ,Enver Hoxha Heroi i Shqipërisë!!!!! Kurora e vjedhur e Princit të vetëm të Shqipërisë GJERGJ KASTRIOTIT, nga zogollat fashistë iu dërgua ne sheshin Viktoria mbretit fashist italian nga duart e abaz kupit ky vetë fashist. Këto dhe të tjera i gjeni në Enciklopedinë Evropiane dhe arshivat Luce

    Përgjigju
  • Lexues: 18/09/2024 14:13

    Fashizmi lindi si kunderpergjigje ndaj organizimit te punetoreve per te kerkuar me shume te drejta ekonomike dhe politike. Ne Itali, Gjermani e gjetke industrialistet e medhenj paguan veteranet e Luftes se Pare Boterore qe te formonin grupe “te fortesh” qe rrihnin sindikalistet socialiste e anarkiste. Keto grupe pastaj u organizuan si parti fashiste dhe moren pushtetin. Ne Shqiperine e Zogut ekonomia ka qene feudale prandaj s’mund te kishte as klase punetore industriale, as grupime fashiste. Zogu ka qene diktator. Kundershtaret politike i donte ne ekzil, ne burg ose ne litar. Ta quash diktaturen e instaluar prej tij monarki konstitucionale perendimore eshte absurde. Ishte regjimi i Zogut qe krijoi kushtet per aneksimin e Shqiperise nga Italia fashiste dhe per vendosjen e stalinizmit ne Shqiperi. Sikur ne vitet 20-te, 30-te te ishte bere reforme agrare, te ishte arsimuar ne mase popullsia dhe te ishte perkrahur e zhvilluar industria vendase, gjerat do kishin rrjedhur shume ndryshe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve