Alban Dudushi ndahet në
gjykatë pas 8 vitesh nga ish-gruaja

Alban Dudushi  ndahet në <br />gjykatë pas  8 vitesh nga ish-gruaja
Alban Dudushi ka çuar në gjykatë kërkesën e tij për zgjidhjen e martesës me aktoren Nigda Dako. Çifti, i shkëmbeu unazat më 25 qershor të vitit 2005, në praninë e vajzës së tyre të vogël Joel. Fotot e ceremonisë së çiftit qarkulluan në faqet e revistave dhe gazetave për faktin se ishte një nga rastet e rralla, që një çift të lidhte kurorë në 1 vjetorin e vajzës së tyre.



Po shumë shpejt pas kësaj ngjarjeje Albani dhe Nigda u ndanë, e duket se vetëm tani ata kanë rënë dakrot për zgjidhjen e martesës edhe në mënyrë ligjore, nëpërmjet vendimit të gjykatës. Ndërkohë Alban Dudushi prej më shumë se 5 vitesh jeton një histori të lumtur dashurie me Bieta Sulon, e cila është edhe kryredaktore e emisionit të përnatshëm “Top-Show”.



Njohja me Bietën ka nisur pikërisht gjatë punës së tyre të përbashkët në “Top Show”, ndërsa sipas miqve të afërt me ta , së fundmi ata kanë nisur edhe të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin.

Redaksia Online
(J.H/xh.k/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, lihet në burg gjyshi dhe kunati i tij

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, lihet në burg gjyshi dhe kunati i tij