Alban Musa largohet nga Rreze Dielli për thyerje të rregullave të higjenës së Covid-19

Alban Musa largohet nga Rreze Dielli për thyerje të rregullave të higjenës së Covid-19

Emisioni Rreze Dielli vazhdon edicionin me një prezantuese të re. Krah Zonjës Vjollca telespektatorët do të shohin tani çdo mëngjes në Report TV Katerina Trungun.

Po çfarë ka ndodhur me dy ish-moderatorët  e tjerë të emisionit të mëngjesit? Përgjegjësit e televizionit shpjegojnë se  Alban Musa është larguar për shkelje të rënda ndaj masave higjenike të vendosura në televizion pas shpërthimit të epidemisë së Covid 19. Që nga ditët e para të epidemisë Report TV vendosi rregulla sjelljeje sipas standarteve sanitare të aplikuara në të gjithë Europën, për të garantuar shëndetin e gazetarëve, kameramanëve dhe personelit që vazhdojnë punën në televizion (si ruajtja e distancës së sigurisë, përdorimi i maskave gjatë qëndrimit të redaksi, dizinfektimi i duarve). Thyerja e këtyre rregullave nga ana e Alban Musës dhe refuzimi i verejtjes nga ana e tij, vuri para rrezikut shëndetin e stafit të pranishëm në Rreze Dielli dhe të gjithë televizionit, shpjegojnë përgjegjësit e ReportTV.  

Ndërsa moderatorja tjetër Suada Daci, të cilës iu dha mundësia të punonte për herë të parë para telekamerave, u zëvendësua me një profesioniste në këtë fushë, me eksperiencë të gjatë në drejtimin e emisioneve. Daci largohet pas shkeljeve të vazhdueshme profesionale dhe të rregullave të punës në grup. Të intervistuar nga disa media, Alban Musa dhe Suada Daci e kanë argumentuar largimin e tyre ndryshe: I pari e ka shpjeguar si: “nevojë për të mbrojtur dinjitetin”, e dyta: “se puna ishte kthyer në detyrë shtëpie”. Tani zbulohet se realiteti ishte komplet tjetër.

Ndryshe nga media të tjera, ReportTV është impenjuar duke paguar plotësisht rrogat e personelit në këtë kohë krize dhe duke mos larguar askënd. “Por shëndeti i punonjësve dhe respektimi i profesionalizmit, janë dy aspekte akoma dhe më shumë të rëndësishme në kohë të vështirë, prandaj secili duhet të jetë i përgjegjshëm që të kryejë mirë misionin e tij”, deklaruan drejtuesit e televizionit.

Drejtuesit e emisionit përfitojnë nga rasti t’i urojnë drejtueses së emisionit Katerina Trungu dhe Zonjës Vjollca suksese të mëtejshme.

xy/k.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ariu: 21/04/2020 09:15

    Shyqyr qe e hoqet ate gocen, pale e zhvillonte emisionin sikur ishte ne dhomen e saj e fliste me shoqet e saj.

    Përgjigju
  • Drita: 20/04/2020 13:59

    Kjo eshte e turpshme per nje gazetar

    Përgjigju
  • gazetari: 20/04/2020 12:58

    Ka reufuzu verjetjen gomari se ate biben qe e zente gjumi ne emision nuk e konsideroj fare. Vini mend Report kur nxirrni ne ekran amatore sikur gazetaret e mire jane shuar

    Përgjigju
  • doktori: 20/04/2020 12:50

    Vetem largim nga puna?! Nuk mban pergjegjesi nese e ka bere me qellim refuzimin e respektimit te masave? Ceshte ky injorant!!!! Ne qahemi per fashataret dhe te paditurit, keta mes gjithe te mirave bejne si cuba

    Përgjigju
    • qytetari: 20/04/2020 14:51

      po dhe ky fshatar dhe i paditur eshte a derman ....

  • ben: 20/04/2020 11:46

    Alban Musa dihet qe eshte budalla,por ju,si tv, ishit me budalla se ai, sepse e mbanit ne pune.

    Përgjigju
  • merita: 20/04/2020 11:35

    Ku i kishit gjetur keto viktima.Suksese zonja Vjollca dhe shyqyr qe e hoqet ate llafazan

    Përgjigju
  • llapi: 20/04/2020 11:33

    Mire ja bote nje injorant i padurushem

    Përgjigju
    • Hinglateri: 20/04/2020 11:47

      Nje rrote mulliri

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion