Alban Zusi: Rritja e çmimeve si pasojë e ndikimit nga tregu ndërkombëtar! Brenda muajit njerëzit do të kenë 20% më shumë shpenzime, të merren masa! Të hetohen abuzimet

Shqiptarët duke filluar nga ky muaj do të kenë 20% më shumë shpenzime në  konsumin e përditshëm dhe Qeveria duhet të marrë masa, sidomos në mbështejeve të familjeve në nevojë.

Apelin e ka bërë në studion e Report Tv, kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, i cili ka konfirmuar se rritja e çmimeve në vend për prodhimet e shportës ka ardhur kryesisht si rezultat i ndikimeve nga tregu ndërkombëtar. Sipas tij gjithçka ka nisur në tregjet ndërkombëtare.

"Pa diskutim që kjo do të reflektohet edhe në vendin tonë pasi jemi një ekonomi shumë e varur nga importi.  Vajrat, yndyrnat, janë rritur dyfish. Këto rritje na i diktojnë tregjet e huaja.  Edhe prodhimi vendas ndikohet nga tregjet e huaja. Të gjithë perimet që ne eksportojmë edhe këto ndikohen nga çmimet ndërkombëtare. Për shkak të rritjes së eksporteve në jemi shumë të lidhur edhe me këtë aspekt me tregun e huaj.  Ajo që duhet parë dhe duhet verifikuar nga autoritetet që nëse një produkt blihet nga fermeri me sa përqind rritet çmimi nga pikat e shumicës. Janë këto përqindje brenda një logjike të tregut apo ka abuzim. Kjo ka nevojë për një studim", tha Zusi në intervistën në emisionin "Sot live në Shqipëri".

Alban Zusi shprehet se çmimet janë rritur dhe kjo do të pasohet edhe me rritjen e të ardhurave por do të kalojë kohë dhe për këtë arsye shtresa në nevojë do të kenë probleme.

"Operatorët e mëdhenj ndërkombëtarë me 'lockdoën' rritën çmimet dhe panë që xhiroja vazhdoi pa u cenuar. Dhe ata nuk i ulën më çmimet. Nëse do të flisja si politikbërës unë do ta ndaja veprimet e qeverisë përmes 2 masave, e para të merren masa urgjentisht për shtresat në nevojë pasi njerëzit do të shpenzojnë 20 %më shumë. Kjo mund të bëhet përmes një mase për shembull si ulja e TVSH-së.  E dyta është se si të përfitojmë nga kjo situatë. Ne duke pasur bursa më të mira mundet që disa produkte t'i prodhojmë vetë. Nëse s'kemi pasur interes për të prodhuar drithëra sot 1 ton kushton shumë më shumë, atëherë ta nxisim prodhimin e tij. Ne prodhojmë vetëm 10% të tregut sa i përket drithërave. Ne kemi një avantazh që kemi një industri shumë të mirë të drithërave, bulmetrave apo të produkteve të mishit. Në i koordinojmë bashkë dhe t'ia lëmë në dorë industrialistëve brenda 6 muajve apo 1 viti do të kemi rezultate shumë të  mira", tha kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi.

Ai apeloi edhe një herë që Qeveria të ndërhyjë me vendime dhe rregullore për të rregulluar këto problematika, duke konstatuar kështu edhe abuzimet që mund të ketë në këtë drejtim. 

Qytetarët shqiptarë po shpenzojnë më shumë se vitin e kaluar për të blerë produktet e shportës. Vetë Instituti i Statistikave raporton se çmimet e produkteve ushqimore dhe pijeve joalkoolike janë rritur me 4.6%, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.  Sipas INSTAT, rritja e çmimeve është më e lartë tek zarzavatet dhe patatet me 18.3%. Në fakt nëpër tregje në vend shtrenjtimi është edhe më i lartë sesa raporton INSTAT, pasi vetëm nga shumica tek pakica çmimi rritet me të paktën 30 deri në 40 lekë.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aida: 09/09/2021 10:55

    Qeveri plehre. Po i le njerezit te vdesin per buje. Ketu duhen protesta masive si ne cdo vend te botes kur ka rritje cmimesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale