Albana Vokshi: 12 mijë pedagogë pa paga, qeveria në shërbim të oligarkëve

Albana Vokshi: 12 mijë pedagogë pa paga, qeveria në shërbim të oligarkëve

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi me anë të një reagimi në rrjetet sociale deklaron se janë 12 mijë pedagogë që ende nuk kanë marrë rrogat.

Vokshi thotë ndër të tjera se Ministria e Financave nuk ka miratuar grantin, ndërkohë që shton se qeveria e kryeministrit, Edi Rama është vënë në shërbim të oligarkëve dhe ka harruar pedagogët mjekët dhe infermierët.

Reagimi i Vokshit

Ndërkohë që pagesat për Vilmën, Ilirin, Majlindën, Janin (apo atyre që janë pas 4 Koncesioneve në Shëndetësi) nuk vonojnë asnjë ditë, 12 mijë pedagogë ende nuk kanë marrë pagat e tyre.

Nga informacionet që kemi, Ministria e Financave nuk ka miratuar grantin. Duke pasur parasysh procedurat zyrtare, në rastin më të mirë pagat do kalojnë në llogarinë bankare në datat 16-17 duke krijuar veshtirësi të mëdha në cdo familje sidomos pas festave të fund vitit.  Si mund të shtyjnë muajin 12 mijë familje që burimin e vetëm të të ardhurave kanë vetëm pagat e tyre?

Kjo provon edhe një herë që qeverisja e Ramës nuk është në shërbim të pedagogëve, mjekëve, infermierëve, mësuesve, etj, por në shërbim të një grushti oligarkësh me të cilët ndan paratë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GRUAJA ME FYTYR BURRI: 09/01/2020 11:22

    Kjo fytyr burri shëmtuar pëllet si lop pa pushim. Kjo albana burr vokshi është superhajdutja e partis fashiste kriminele pd. E flet kjo për drejtësi pëllet kapeni hajdutjn kapeni e burri i shëmtuar albana vokshi bën kërdin. O PIK E ZEZ.

    Përgjigju
  • Kafsha: 09/01/2020 11:21

    Ku ishte kjo gërdallë bashkë me kafshën qelbësirë fshataren Mona te dilnin e tu jepnin zemer shqiptareve te derrmuar nga termeti në ate kohe apo ishin me pushime gjekundi?!

    Përgjigju
  • Ilir i: 09/01/2020 07:13

    12 mije pedagoge? Sa studente duhet te jene?

    Përgjigju
    • Erik: 09/01/2020 10:38

      Kot ankohen per arsimin e larte, per 100 mije studente ka 12 mije pedagoge.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

 Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit

Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit