Albin Kurti: Asociacioni njëetnik në Kosovë nuk është i mundur! Serbia po të dojë le ta provojë në shtëpinë e saj

Albin Kurti: Asociacioni njëetnik në Kosovë nuk është i mundur! Serbia po të dojë le ta provojë në shtëpinë e saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Asociacioni njëetnik në Kosovën me Kushtetutë shumetnike nuk është i mundshëm”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës që i bëri një biznesi të këpucëve në Ferizaj.

Ai tha se nëse Serbia dëshiron që në Kosovë të këtë zgjedhje njëetnike, “le ta provojë njëherë në shtëpinë e saj”.

“Pakicat kombëtare në Serbi janë gati 20 për qind, pakicat kombëtare në Kosovë janë rreth 7 për qind, pra Asociacion i komunave me shumicë serbe në Kosovë, e Presheva, Medvegja e Bujanoci ta kenë vetëm Këshillin Nacional atje, është e padrejtë, e dëmshme dhe e papranueshme”, tha Kurti më 1 shkurt.

Ai tha se është i hapur për diskutime mbi bazën e propozimit evropian, por siç tha, “mua më duhet mbi të gjitha ta respektoj kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë”.

Ambasada amerikane në Prishtinë organizoi të martën një diskutim të mbyllur për Asociacionin.

Pas takimit, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se vendi i tij e ka bërë të qartë tashmë se "nuk mbështet asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës" ose që "kërcënon sovranitetin, pavarësinë dhe karakterin multietnik" të saj. REL

Hovenier tha se SHBA-ja pret që "Kosova t'i përmbushë obligimet e saj".

"Ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që ta ofrojë vizionin e saj për Asociacionin, që beson se mbron të ardhmen e Kosovës si shtet sovran, i pavarur, multietnik, demokratik, dhe siguron të drejtat e pakicave në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe Kushtetutën e Kosovës", tha Hovenier.

Marrëveshja për formimin e këtij asociacioni është arritur në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por ajo nuk është zbatuar kurrë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar më 23 dhjetor të vitit 2015 se parimet e përgjithshme të Asociacionit, të dakorduara po atë vit mes Kosovës dhe Serbisë, nuk janë tërësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese ka thënë se ky asociacion mund të formohet nëse parimet që nuk janë në harmonizim me Kushtetutën, harmonizohen.

Serbia, në anë tjetër, këmbëngul që Asociacioni të formohet në bazë të marrëveshjeve të arritura. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar vazhdimisht nga palët që t'i respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura, përfshirë atë për Asociacionin.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 02/02/2023 10:36

    Serbija kerkon ne "komshi" asociacion nje etnik,Nuk pranon kete as ne Vojvodine, se ciles ia ha anuluar edhe statusin e krahines,as Timokut,as Sanxhakut e as Kosoves lindore.Ku ka shumice hungareze,rumune,"te quajtur boshnjak-"musliman" dhe shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet