Albin Kurti: Duhen zgjedhje të reja! Politikanët e stërvjetëruar duhet të shkojnë në burg dhe të dalin në pension

Për kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti zgjedhjet e reja janë e vetmja zgjidhje. I bindur se ka mbështetjen e shumicës së popullit, Kurti thotë se do të fitojë.  

"Kosova sot ka nevojë për zgjedhje të reja. Zgjedhjet janë zgjidhja, më parë sesa ndryshimet brenda situatës aktuale në institucionet e Kosovës. Ne duhet të presim këto ditë në vijim se çfarë do të ndodhë. LVV synon që mbështetjen që ka që është mbi 50% të kurorëzojë në ato zgjedhje. Këto zgjedhje duhen sa më parë në mënyrë që ata që humbën zgjedhjet mos vazhdojnë me keqpërdorim të institucioneve", tha Kurti.  

Për politikanët që ai i quan të 'stërvejtëruar' thotë se disa duhet të shkojnë në burg për korrupsion dhe disa të tjerë duhet të dalin në pension.

"Ka një përpjekje që të ndërtohet një makinë kohore që na kthehen në të kaluar, ky klubi i stërvjetëruar i politikave të korruptuar nuk duan ta kuptojnë qytetarin. Ata janë bërë bashkë sepse ndodhen në perëndimin e karrierave të tyre politike. Disa  prej tyre  për shkak të krimit dhe korrupsionit e kanë vendin në burg ndërsa disa të tjerë duhet të pensionohen ashtu siç ja dha vendimin populli i Kosovës", u shpreh Albin Kurti.


Lajmi kryesor:

Kurti në '5 pyetje nga Babaramo': Duhen zgjedhje të reja, vendimi i Kushtetueses, i papranueshëm! As taksë, as karantinë për të hyrë në Kosovë


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit