Albin Kurti flet rreth idesë për shkëmbim territoresh me Serbinë, Vuçiç: Nuk e përballojmë dot një luftë të re me Kosovën

Albin Kurti ka folur për herë të parë si kryeministër i Kosovës për gazetën prestigjoze gjermane 'Süddeutsche Zeitung' në lidhje me idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, dy marrëveshjet e nënshkruara në Mynih si dhe për raportet me Beogradin.

Kurti tha se ai nuk është kundër dialogut por sipas tij ai duhet të zhvillohet me parime të qarta, të cilat duhet të jenë të obligueshme për të dy palët.

“Serbia, - tha Kurti duhet të pranojë realitetin se Kosova është shtet i pavarur dhe nuk mund të kthehemi pas në kohën e  Millosheviçit”.

Kryeministri i Kosovës tha gjithashtu se tentativat për shkëmbimin te territoreve dhe ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur dhe se zgjidhje të tilla  mund të hapin Kutinë e Pandorës në Ballkan.

Në lidhje me dy marrëveshjet e nënshkruara mes Prishtinës dhe Beogradit Kurti tha se negociatat janë zhvilluar nga qeveria e kaluar se qeveria e re nuk ka qenë e përfshirë dhe se as ai e as ministri i infrastrukturës nuk e kanë nënshkruar. Ai gjithashtu shprehu rezerva, mes tjerash lidhur me çështjen nëse financimi do të ishte në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

Mbi rolin e Richard Grenellit, të emëruarit të Donald Trumpit për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti tha se Grenell ka sjellë energji të re në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës por tani – tha Kurti, Kosova ka qeveri të re dhe se negociata të tilla nuk mund të zhvillohen mes presidentëve por mes dy qeverive.

I pyetur mbi idenë e bashkimit me Shqipërinë, Albin Kurti tha se duhen lënë njerëzit të zgjedhin dhe ai nuk mund të sillet si gjeneralët e Luftës së Parë Botërore, të cilët qëndronin mbi hartat e tyre. Gjithçka do të duhej të ndodhte në mënyrë paqësore, demokratike dhe transparente.

Nga ana tjetër Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se Serbia nuk do ta përballonte dot një luftë të re dhe se për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ajo duhet të angazhohet për bisedime me Prishtinën zyrtare.

Sipas ‘B92’, Vuçiç, duke komentuar deklaratën e Richard Grenell-it, sipas të cilit është lajm i rremë se SHBA-ja ka një plan për zgjidhjen e shpejtë të çështjes së Kosovës duke përfshirë shkëmbimin e territoreve, Vuçiç se këto janë gjëra që kërkojnë bisedime mes Beogradit dhe Prishtinës.

Vuçiç tha gjithashtu se lufta nuk është alternativë, dhe Serbia nuk e dëshiron dhe nuk ka nevojë për atë”.

“Ajo që na duhet janë dekada paqeje, luftës nuk do t’i mbijetonim. Pas luftërave ballkanike, Luftës së Parë e të Dytë Botërore, luftërave të viteve të nëntëdhjeta… këtë nuk do ta përballonim dot. Kemi nevojë për politikë të mençur”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Por ndërkohë Serbia vazhdon të armatoset duke blerë mjete ushtarake nga Rusia, të cilat në vitin 2019 janë rritur me 28.7 për qind, përkatësisht nga 704 në 906 milionë dollarë. Me këtë rritje të buxhetit të mbrojtjes, Serbia ka arritur në krye të listës së vendeve të kontinentit europian. Blerjet e shpeshta të armëve nga Rusia kanë ngritur shqetësime si në Bruksel, ashtu edhe në Uashington. Mattheë Palmer, i dërguari i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor nëntorin e vitit të kaluar reagoi duke mos përjashtuar mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Serbisë, për shkak të blerjes së pajisjeve ushtarake ruse.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Me imazhin prekës nga lufta në Gaza, fotografi i Reuters shpallet fitues i çmimit “World Press Photo of the Year” për vitin 2024

Me imazhin prekës nga lufta në Gaza, fotografi i Reuters shpallet fitues i çmimit “World Press Photo of the Year” për vitin 2024