Albin Kurti vjen në Tiranë për të festuar rezultatin e zgjedhjeve

Albin Kurti vjen në Tiranë për të festuar rezultatin e zgjedhjeve

Albin Kurti

TIRANË- Albin Kurti, kreu i Vetëvendosjes, partisë që mori shumicën e votave nga zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të jetë në datë 20 Tetor në Tiranë për të festuar për rezultatin.

Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë njofton se Albin Kurti do të jetë dielën e 20 tetorit në kryeqytetin e Shqipërisë, në orën 19:00, pranë pedonales në qendër, ku do të mbajë edhe një fjalim Njoftimi

"Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri ju fton të na bashkoheni në Tiranë në mbrëmjen festive që organizojmë për të shënuar fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë. Në këtë aktivitet i ftuar nderi është Kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili do të mbajë edhe një fjalë rasti", njofton Vetëvendosja.

Në zgjedhjet e 6 Tetorit në Kosovë, Vetëvendosja mori shumicë votash, ndërsa akoma nuk është arritur marrëveshja për koalicion qeverisë me LDK, partia e dytë që mori më shumë vota në zgjedhje.

Pas takimit të Liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe kandidates për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani, të cilët diskutuan për arritjen e një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re të Kosovës, u dakordësuan 6 pika mes tyre.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani deklaruan pas takimit se kanë ranë dakord për të bashkëqeverisur dhe se posti i Kryeministrit të ri do ti takojë partisë që do rezultojë forcë e parë pas rinumërimit të disa votave të kontestuara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT