Aldo Bare, zbardhet vendimi i
Kushtetueses: Të rigjykohet!

Aldo Bare, zbardhet vendimi i<br />Kushtetueses: Të rigjykohet!
TIRANE-Një muaj pas marrjes së vendimit për të pranuar pjesërisht padinë e Aldo Bares, kushtetuesja zbardh vendimin dhe në 19 faqe argumenton se përse i hapi dritën jeshile Bares për një rigjykim të rekursit të tij në Gjykatën e Lartë.

Ajo çka bie në sy në këtë vendim të zbardhur sic dhe shini në këtë faksimile është fakti se dy prej gjyqtarëve kushtetues Vladimir Kristo e Vitore Tusha kanë qenë kundër kërkesës së Bares.

Në argumentin e tyre Kristo e Tushe shprehen se “vendimi i shumicës nuk është në funksion të parimit të drejtësisë efektive, pasi jo vetëm që zvarrit një proces të gjatë gjyqësor, por e kthen vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese nga një mjet efektiv, në një akt formal”.

Në argumentin e parë gjyqtarët kushtetues shprehen se “Gjykata e lartë duke mos i pranuar rekursin Aldo Bares, cenohet jo vetëm e drejta e aksesit, në kuptim të nenit 42 të Kushtetutës, por edhe e drejta e ankimit në kuptimin substancial, e parashikuar në nenin 43 të Kushtetutës.

Në argumentin 19 dhe 20 Kushtetuesja sqaron se Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë duke mos pranuar rekursin si ka dhënë përgjigje një sërë pretendimeve të Bares, ku përfshin pretendimet e tij se është dënuar me akuza politike, është gjykuar nga një gjyqtare civile në një proces penal si dhe është hapur një hetim ndaj tij kur nga koha e kryerjes së veprës penale kanë kaluar 10 vite.

Në përfundim në argumentet 20 dhe 21 Kushtetuesja sqaron se duke mos pranuar rekursin gjykata e lartë ka lejuar një proces të parregullt ligjorë ndaj Aldo Bares dhe për këtë arsye ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës.

Por çfarë pritet të rishqyrtohet në gjykatën e lartë e cila më parë kish vendosur të mos pranojë rekursin e Bares.

Më 4 tetor 2012 Bare ju drejtua gjykatës së lartë me Rekurs ku kërkonte të shfuqizoheshin dënimet e dhënë ndaj tij tek krimet e rënda për “Për kryerjen e veprave penale te " Vrasjes me paramendim" te shtetasit Genci Kashari, " Vrasjes me paramendim" te mbetur ne tentative te shtetasit Artur Daja, ...... te " Mbajtjes pa leje te armeve luftarake", te "Shkaterrimit te prones me zjarr te baneses", te " Krijimit te Organizates kriminale", te " Kryerjes te veprave penale nga organizata kriminale".

Për këto krime Aldo Bare ishte dënuar me ‘burgim të përjetshëm’ dhe tashmë ky dënim mbetet në dorë të Gjykatës së Lartë e cila duhet të vendos nëse do riktheje për rigjykim procesin pranë gjykatës së Krimeve të Rënda apo do vendos sërish mos pranim rekursi.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ish kreu i ARRSH-së dhe dy ortakët do hetohen në 'arrest me burg'! Apeli i GJKKO rrëzon ankimimet

Ish kreu i ARRSH-së dhe dy ortakët do hetohen në 'arrest me burg'! Apeli i GJKKO rrëzon ankimimet