Aleanca ‘miqësore’ e Xi Jinping dhe Putin, si provokoi ‘fshehurazi’ në detaje Rusia gjatë vizitës së liderit kinez?

Aleanca ‘miqësore’ e Xi Jinping dhe Putin, si provokoi ‘fshehurazi’ në detaje Rusia gjatë vizitës së liderit kinez?

Xi Jinping dhe Vladimir Putin

RUSI- Ajo çka u pa nga vizita e liderit kinez, Xi Jinping në Moskë me Putin, nuk ishte thjesht miqësia që u zyrtarizua me një sërë marrëveshjes. Në tryezën e bisedimeve dypalëshe u vu edhe njëherë theksi tek plani prej 12 pikash të propozuara nga Kina për të sjellë paqen, duke u përpjekur për të paqyruar Evropën me “shpirtin” e negociuesit. Por në fakt, edhe sipas një shkrimi të prestigjiozes italiane, CorriereDellaSera, provokimi i vërtetë ishte tek sallat ku u kryen këto bisedime.

Pallati ku u zhvillua takimi është dhe vendi kur në vitin 1988, Presidenti i SHBA-ve, Ronald Regan, ngriti dolli me Homologun Michail Gorbaciov, i cili njihet dhe si politikani historik që rrëzoi perden e Luftës së Ftohtë.

Një tjetër elementë i evidentuar nga Corriere është vendi i takimit mes Putin dhe Xi Jiping, u zhvillua në sallonin e “Shën Gjergjit” në Kremlin. I Njëjti vend, ku Putin në shtatorin 2020 firmosi traktatin e aneksimit të katër rajoneve lindore të Ukrainës së pushtuar, Donetsk, Lugansk, Kherson, dhe Zaporizhia.

Lideri rus Vladimir Putin është shprehur i gatshëm për të diskutuar mënyrat për zgjidhjen e krizës në Ukrainë. Në tavolinë janë 12 pika, pjesë e planit kinez të publikuar më 24 shkurt, për të shuar zjarrin e luftës në Ukrainë. Xi Jinping, i cili luan kartën e paqedashësit, pranoi në heshtje. Por, optimizmi për një rezultat pozitivë është larg, pasi Rusia dhe Ukraina janë gati për sulmin pranveror. Dhe nga krahu tjetër, Xi Jinping duhet të bëjë pjesë të bisedimeve dhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Xi Jinping po ashtu është duke u përpjekur me veprimet e tij, ti pasqyrojë Europës, vullentin e tij për t’u investuar si ndërmjetës, negociator mes palëve. Këtu duhe kujtuar se SHBA ka vlerësuar jo pozitivë impenjimin e Kinës në gjetjen e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sekretari i përgjithshëm Komunist po luan me disa skenarë. Sot i bëri ftesë Vladimir Putinit në Kinë. Dhe kjo është një lajm i bujshëm pasi për Putin ka mandate arresti ndërkombëtar nga Gjykata e Hagës, e cila nuk njihet nga Rusia, Ukraina, Kina dhe SHBa. Por, sa i takon opinionit ndërkombëtar, mikpritja e një të shpallur në kërkim nga shtëpi është vendim i guximshëm.

Kina nga krahu tjetër nuk i ka njohur referendumet  e 4 rajoneve të imponuara me nxitim nga Rusia.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Romario regjistrohet si futbollist aktiv në moshën 58-vjeçare, motivi është personal

Romario regjistrohet si futbollist aktiv në moshën 58-vjeçare, motivi është personal