Aktivistët e Teatrit firma në Durrës, protestë në Tiranë! Budina-Ramës: Rrugaç do t'i sjellim njerëzit te zyra, Meta shpërndan parlamentin po u ngritëm

TIRANE-Mbrëmjen e sotme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvilloi protestën e katërt për rreth një orë te hyrja e pedonales që më parë të çonte te godina e Teatrit Kombëtar. Drejtuesit e Aleancës, Edmond e Robert Budina bashkë me të tjerë fillimisht ishin në Durrës ku mblodhën firma për peticionin për rindërtimin e teatrit aty ku ishte, sikur ishte.

"Presidenti i Republikës tha se nëse populli ngrihet ai do ta shpërndajë parlamentin. Prandaj mos kini frikë", tha Edmond Budina. Ndërsa Robert Budina dhe kreu i degës së PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferri u proceduan penalisht në gjendje të lirë nga policia e Durrësit për organizimin e tubimit para Pallatit të Kulturës.

Më pas u zhvendosën në një protestë në Tiranë, të thirrur pak orë para tubimit. Argumenti i protestës ishte fakti, se sipas protestuesve bashkia e Tiranës rrethoi truallin ku ishte më parë godina e Teatrit Kombëtar. Por Bashkia e Tiranës në një reagim për Report Tv theksoi se 'është rrethuar trualli për të zhbllokuar rrugën në pedonale dhe për siguri, por nuk do të fillojnë punimet".

Në fjalën e tij para protestuesve, ku munguan Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi dhe e pranishmja e vetme nga politika ishte ish-deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi, Robert Budina u shpreh para protestuesve që ishin mbledhur te pedonalja se nuk do të lejojnë që të rrethohet trualli ku ishte më parë godina e Teatrit Kombëtar.

Budina pasi e quajti rrugaç, kishte edhe disa paralajmërime për kryeministrin Edi Rama. Irritimi duket se erdhi, pasi kryeministri Edi Rama u shpreh mbrëmë se shumë shpejt do të shikoni një lëvizje qytetare, që do të bëhet partia e Presidentit. 

"T’i zoti rrugaç kujton se duke mbledhur partitë mund të bësh lojërat politike. Do të ta sjellim popullin në shtëpi dhe te Kryeministria. Ne kemi hallin e njerëzve. Nuk duam vetëm Teatrin, duam shpirtin e njerëzve dhe tempullin e demokracisë. Mos bëni kalkulime politike" tha Robert Budina.

Theksojmë se kryeministri Edi Rama u shpreh dje se projekti origjinal i Teatrit Kombëtar që u shemb do të bëhet diku tjetër me një tjetër funksion për fëmijët. Por grupi i artistëve të mbështetur nga opozita kërkon që të bëhet aty ku ishte, sikur ishte.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:22
Budina: Ramës do ia sjellim njerëzit para Kryeministrisë dhe pastaj do vendosim vetë (VIDEO)

Regjisori Robert Budina pasi kthimit nga Durrësi u shpreh para protestuesve që ishin mbledhur te pedonalja se nuk do të lejojnë që të rrethohet trualli ku ishte më parë godina e Teatrit Kombëtar. Budina pasi e quajti rrugaç, kishte edhe disa paralajmërime për kryeministrin Edi Rama.

"Do t'i sjellim njerëzit përpara Kryeministrisë dhe pastaj të gjithë bashkë do të vendosim fatin tonë dhe ju nuk keni asnjë mundësi t'i bëni fshehurazi paktet. Ju duhet të bëni cdo pakt në dritën e kamerave për të kuptuar se cfarë ndodh me ju dhe ty zoti rrugaç.

Do ta shohim ku e ke forcën tënde, ju e kryet krimin. Mos e transformoni këtë lëvizje në teatër politike. Dhe mos bëni kalkulime politike se nuk do të bëjmë pasi ditën që do të bëjmë do të jemi si gjithë të tjerët, do të mbyllemi studiove dhe do të cojmë votat në drejtim të paditur. Protesta është institucion. Përplasjani turinjve atyre, nuk është vetëm grushti dhe armët, ka shumë forca.

Nuk ke shanse të bësh lojë me tempullin e kulturës. Nesër do të jemi në Shkodër. Këta nuk do të kenë asnjë shans të fillojë punimet pasi duhet të marrin përsipër kostot, populli do të jetë aty. Mos guxoni të rrethoni sheshin e demokracisë, nuk keni asnjë shans ose dorëzoni kapelet" mbylli fjalën ai.

Ora 20:14
Ish-deputetja e LSI-së për Report Tv: Protesta u thirr në minutat e fundit, opozita me artistët (VIDEO)

Ish-deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi u shpreh për Report Tv nga protesta te pedonalja se "Opozita e bashkuar dhe ne e kemi shprehur mbështetjen tonë për kauzën e teatrit kemi qëndruar atje, erdhëm në të gjitha protestat. Kjo është një kauzë shumë e rëndësishme. Protesta e sotme u thirr në minutat e fundit. Të bashkohemi të gjithë kundër kësaj qeverie" tha Floida Kërpaçi.

Ora 20:13
Aktivisti: Po përgatitemi për tubim madhështor, SPAK hetime ose përplasje civile (VIDEO)

Pedagogu Ervin Goci u shpreh se pas Durrësit sot, nesër do të shkojnë në Shkodër për të mbledhur firmat për peticionin për të ndërtuar teatrin sikur ishte, aty ku ishte. Ai paralajmëroi se aleanca po përgatitet për një tubim të madh, por kishte edhe një paralajmërim për SPAK-un. "Po përgatitemi për një tubim madhështor për themelet e teatrit dhe kësaj republike, filozofia e sheshit. SPAK të bëjë punën se kjo do të shkaktojë përplasje civile" tha ai.

Ora 20:09
'Kush mbron teatrin shkon në burg'! Pankartat e protestuesve për Teatrin (FOTO)

Në protestën te pedonalja te ministria e Brendshme grupi i aktivistëve për teatrin u shfaqën me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë.

Ora 20:00
Protestë e paligjshme për Teatrin në Durrës! Procedohet Robert Budina dhe kreu i degës së PD-së

Regjisori Robert Budina dhe kreu i degës së PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferri janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia e Durrësit për organizimin e tubimit para Pallatit të Kulturës. Robert Budina dhe Xhaferri akuzohen për "Organizim dhe pjesëmarrje në manifestime dhe grumbullime të paligjshme".

1590170470_robertbudina.jpg

Ora 19:58
Protesta e paralajmëruar për Teatrin/ Shkojnë aktivistët e parë në protestë, mes tyre edhe Floida Kërpaçi

1590170054_kerpaci.jpg

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paralajmëruar një protestë në orën 19:30 te hyrja e pedonales që më parë të çonte te godina e Teatrit Kombëtar. Mes aktivistëve të parë në protestë është edhe Floida Kërpaçi, ish-deputete e LSI.

Ora 18:22
Artistët mbledhin firma në Durrës! Budina: Meta tha se nëse populli ngrihet, do ta shpërndajë parlamentin

Pasditen e sotme përpara Pallatit të Kulturës në Durrës Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvilloi një tubim sensibilizues për situatën e krijuar pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Regjisori Robert Budina është shprehur se komuniteti duhet të sensibilizohet për krimin që kreu qeveria hapur fare.

Kurse Edmond Budina tha se do të zhvillohet një tur sensibilizues në të gjithë Shqipërinë që të vrasin frikën e krijuar nga dhuna e pushtetit.

"Nuk kemi çfarë të bëjmë më ndryshe, na ngeli vetëm të luftojmë, kam ndenjur 2 vjet e 3 muaj që t'i frymëzoj njerëzit që forca është fjala, fuqia është mençuria e mendjes, meqë të tjerët nuk përgjigjen unë duhet  të konvertohem me një ushtar.

Po sensibilizojmë komunitetin, po kërkojmë interpelancë në paralment, për krimin që kreu qeveria hapur fare. Është një luftë e madhe, duhet të sillemi si qytetarë. Është koha për kërkim llogarie për veprim demokratik se pse deshën të vrisnin artistët. Do të detyroheni të bëheni si  çeta të vogla që gjithsecili të mbrojë shtëpinë e tij", është shprehur Robert Budina.

"Do të fillojmë një tur në të gjithë qytetet e Shqipërisë për të sensibilizuar qytetarët, të vrasin frikën sepse dhuna e pushtetit është e jashtëzakonshme. ai parlament që merret me individë dhe nuk merret me probleme të popullit duhet të përpiqemi që kultura do të vidhet në krye të politikës. Presidenti i Republikës tha se nëse populli ngrihet ai do ta shpërndajë parlamentin. Prandaj mos kini frikë", tha Edmond Budina.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 24/05/2020 15:23

    NGRIHUNI more ne doni shtepi e katandi,,,,te rrezojme kete maskara qe po shkatarron qendren e tiranes me kulla ,,,vetem edi rama dhe enver Hoxha paten guximin te nderhyjne ne qendren historike te tiranes,,enveri ky idiot I pashembullt prishi pazarin e vjeter te tiranes dhe ndertoi pallatin e Kultures ,,po ashtu prishi kishen ortodokse dhe ndertoi 15 kateshin,,po ashtu prishi bashkine dhe ndertoi muzeun,,,komplet idiot,,kur mund ti bente keto aty ku sot eshte bulevardi,,po ashtu EDI RAMA PRISH TEATRIN PER TE BERE KULLA,,PRISHI STADIUMIN KUR SHUME MIRE MUND TA RISTUKTURONTE ASHTU SIC U BE ME STADIUMIN E ELBASANIT,,DHE SHKODRES,,PRISHI KINEMA REPUBLIKEN DHE 17 NENTORIN PER KULLA,,PRISHI BAR-KAFE SAHATIN KAFEN ME TE BUKUR NE TIRANE QE KISHTE DHE LULISHTE EDHE ATY PER TE BERE KULLA ,,,DHE PER TI PRISHUR BUKURINE KULLES TE SAHATIT...KETO JANE KRIME URBANISTIKE ,,PO SE RREZUAM KETE KOMUNIST TE POSHTER KY DO NA PRISHI DHE TE TJERA....//

    Përgjigju
  • Aktori: 23/05/2020 09:36

    O budina ne katror o qe te dy te pa aft e medioker u genjen e zeza edhe ju e dini mor mora se sbeni dot gje detyr imposibile te rezojn dy minj nje gjigand prandaj mblidheni by...se shum ere kini mar se do ngrihet ai populli tjeyer i ndershmi fukara puntor... Qe kur ta shikosh do donje te ishin per ty dhe do u mar zvar o qelbesira qe per nje hale po acaroni popullin b.q.muti tradhetar pushter zvendesuat kriminelin meten...kaq po u them se un un emigranti skam cfar humbas jam i semur po do roj sa te vi tu mar jeten juve pushter Roft Edi Rama

    Përgjigju
  • Ani: 23/05/2020 09:29

    Hajdut Budina ! A dote kishe shans ne 2011 kur krimineli Berisha pushkatoi 4 protestues ti thonje kriminel?

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 23/05/2020 09:21

    Lexoni kartonin e protestuesit:kush nuk vjedh shkon ne burg .e vertete,por ngrene lart ta lexoje budina,i denuar me vendim gjukate per vjedhje, i denoncuar per zaptim te proces publike dhe shkelje flagrante te ligjeve.shetit nga nje qytet ne tjetrin,duke vazhduar shkelje ligji dhe nuk preket. Po nje thyes iligjit qytetar i thjeshte pse ndeshkohet?thelbi i problemit per kete qytetar eshte-hajduti udheheq protestat per tu bere politikan.

    Përgjigju
  • Tosi: 23/05/2020 06:41

    O Hajdut Edmond Budina i denuar nga gjykata per vjedhje, mos bej te fortin se nuk je aq trim , dhe nuk ke aq force te shperndash parlamentin per nje gerdalle bordello te luftes 2 boterore 80 vjecare. Teatrin e ri do ta beje Erjon Veliaj dhe ti do ngelesh me gisht ne goje bashke me horrat e Muli Gernigut. Po dje a hengre ndonje peshk ne Durres me Guljem Qylaxhiun se e ka shume qejf qylin ne tavoline. As per nje kafe nuk fut doren ne xhep. Po si jeni xhanem nje prerje ju te aleances se teatrit, kurva, kurvare qylaxhinj, hajdute, matrapaze, servile, sharebajga, populli i Tiranes ju ka vene vizen.100 vete ju erdhen dje , jeni bere i neveritshem, mos e mer me mikrofonin se nuk te shkon fare.

    Përgjigju
  • Artan: 23/05/2020 03:55

    Ky Bundra ta rrun, si Mona ka krun ... veshin

    Përgjigju
  • Bora: 23/05/2020 03:16

    Ja niveli I “aktoreve Te shquar “ qe Na kane lene rolet me te paharruara neper filmat qe jane lutur Te hynin bile Si komuniste Te betuar. Perse nuk shoh nje aktor me emer, por ca rrugace Te paguar qe populli yne as I njeh e as I ka pare. Turp Budina e ju qe I veni pas ketij felliqesire.

    Përgjigju
  • Iris: 23/05/2020 01:37

    Z.Budina ne se mendon se Meta do shperndaje kuvendin per ju ,te kane genjyer se nuk ka per ta lene presidencen per ju dhe po te behen zgjedhje edhe ne aleance me PD zor se ka per te marre ndonje vote LSI ,sa per perkrahje nga politikanet,po te pyes ku e ke Bashen e Kryemadhin me shoke,pse nuk jane Akoma me ju?Kur nje proteste eshte per nje kauze te drejte ,forcat pjesemarrese jane bashke deri ne fund.Basha e Kryemadhi e pane qe me teatrin s'fituan gje dhe tani ndersa ju keni dale si lypes me shpresa te kota, ata jane rehat ne shtepi ,duke pritur ndonje gje te re se mos dale ,se ju mendoni teatrin ,kurse ata mendojne karrigen e tyre.Pyeti me mire ASTIRASIT pasi iu prishen shtepite,a vazhduan partite ti mbeshtetnin,a I kane Akoma ish-deputetet e tyre ne krah per ndonje hall?Pra shkurt mos genjeni veten me iluzione.

    Përgjigju
  • meri: 23/05/2020 00:40

    Nuk ka mundesi qe artisti te flas me gjuhe SUPER RRUGACI...,ky Budina duhet te jet ndonji Rrugaç Mercenar,i paguar nga floriri i Krrabes....

    Përgjigju
  • bedri: 23/05/2020 00:27

    po te kishte halla k..e dmth thua ti dhe meta

    Përgjigju
  • Kaiser: 22/05/2020 23:14

    Bud'alla mme siguri e kan kthy ne Bud'ina?!

    Përgjigju
  • Hyqymeti: 22/05/2020 23:11

    Perpara popull per te rrezuar diktatorn ATY TE KRYEMINISTRIA

    Përgjigju
    • Per hyqmetin: 23/05/2020 09:40

      O hyqmet do ma maresh njeher prej qafe

  • haqifi: 22/05/2020 22:06

    o ju njerez trushkulur largohuni qe andej se do shtoni rastet me COVID 19 edhe na piu e zeza pastaj. lerini vellezerit BUDINGU edhe VETEZHVENDOSJEN se atyre nuk i rruhet per ju

    Përgjigju
  • Tosi: 22/05/2020 22:05

    Po pse mor hajdut Edmond Budina kaq poshte mendon se ka rene presidenti dhe do shperndaje parlamentin me urdher te nje hajduti ordiner te denuar nga gjykata per vjedhje. Sic e sheh Budina njerzit jane lodhur dhe protestat po hyjne ne uje cdo dite, sot 110 vete ishin bashke me policet.

    Përgjigju
  • 7+7=77: 22/05/2020 21:14

    Dhe pastaj presim te bejmë prokopi ne kete vend

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 22/05/2020 20:52

    Llumi I shoqeris shqiptare te komanduar nga llumi Basha

    Përgjigju
  • redi: 22/05/2020 20:28

    Budinat ne mbrotje te kultures shqiptare.Ku ishit ju or artista te Hollivudit kur u betonuan zbulimet arkeologjike te Durresit,te privatizimit te kinostudios ( monumet kulture) dhe shume objekteve te tjera kulturore dhe arkeologjike?Teatri kombetar nuk ishte ne listen e objekteve te mbrojtura me ligj pasi vet konstruksioni nuk e lejonte .Qe te jesh i besueshem duhet te jesh i ndershem dhe me shpirt te pamvarur ,por jo te pyesesh Lulin si tu duka sot kur fola ne podium.Populli shqiptar nuk eshte dele sic thone disa anilistaleshi por eshte i zgjuar dhe dallon te miren nga e keqa.Shembulli ishte protesta e studenteve ku perkrahja arriti rekord per 30 vjet demokraci .Pse.? Sepse ishte nje kauz e drejte e ngritur nga perfaqesuesit me te mire te se ardhmes se vendit dhe dettrpi qeverine te filloj ndryshimet ne jeten e studenteve

    Përgjigju
  • Ela: 22/05/2020 20:09

    Ketu eshte e keqja o Budin po qeke i trashe,ne kemi nje fjal shiko kush ta thote mos degjo se cfare te thote-kjo fjale popullore ka shum kuptim

    Përgjigju
  • Lui: 22/05/2020 19:57

    Po mire, po sikur nga ana tjeter te ngrihen disa qytetare qe te mbledhin firma qe teatri te behet i ri ne vendin e atij te vjetrit, sepse nese ndertohet larg qendres nuk ka njeri qe do shkoje te bulevardi i ri. Nese mblidhen keto firma qe thashe me lart si i behet?! Do plasi lufta? Pse nuk kerkuat referendum ju, ose edhe tani pa filluar punimet kerkoni referendum dhe te marrin pjese edhe ata qe firmosin per ju, edhe ata qe mund te firmosin per peticionin qe thashe me lart, dhe ne fund te vendose shumica qe me siguri nuk jane keta qe Po firmosin peticionin tuaj se ndryshe do kishin dale e do kishin mbushur sheshet.

    Përgjigju
  • Traskop Kacija: 22/05/2020 18:20

    Pse nuk beni peticion per Kinostudion qe Kujtim Cashku e beri cifligun e tij dhe per te humbur gjurmet i vuri zjarrin arkivit ato qe mbeten jua shiti Aleksander Frangajt Ylli Ndroqit.

    Përgjigju
    • Teater: 22/05/2020 21:14

      Pse nuk e ben ti? Ai po e ben te veten

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i PS-së: Të bëjmë një ligj për të tredhur personat që abuzojnë me fëmijët

Deputeti i PS-së: Të bëjmë një ligj për të tredhur personat që abuzojnë me fëmijët