TIRANË- Në një kohë kur Partia Demokratike ka dalë hapur kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor me argumentin se kërkon shumë kohë dhe se duhet të largohet fillimisht 'qeveria Rama', Aleanca për Teatrin i kërkon të mbaj premtimin që kryedemokrati Basha u ka dhënë para 10 muajsh: listat e hapura.
Me anë të një letre dërguar ditën e sotme në adresë të Bashës, Aleanca thekson se kur kanë kaluar 10 muaj nga premtimi i dhënë, konsultimet nuk kanë nisur ende dhe pse afati i përfundimit të Refomës Zgjedhore është drejt fundit (31 maj).
Aleanca i referohet këtu kontratës të nënshkruar nga Basha dhe artistëve 25 korrik të vitit 2019, ku Basha u premtoi se me ardhjen në pushtet të PD-së do të shfuqizohet ligji për shembjen e Teatrit, se ky i fundit do të shpallet monument kulture dhe ndryshim sistemi. Duke qenë pika e parë ra, pasi Teatri u shemb, nuk është mbajtur as premtimi i dytë.
"I nderuar z. Basha,më 25 korrik 2019, ne, anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit (AMT), kemi nënshkruar një kontratë me ju, si kryetar i PD dhe Opozitës së Bashkuar. Në paragrafin 5 të kësaj kontrate shkruhet:
“Partia Demokratike angazhohet për një sistem zgjedhor, që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese, që synon rritjen e kontrollit dhe balancës ndërmjet pushteteve apo forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit. Diskutimi mbi këtë çështje duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë në hartimin e tyre përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile.”
Sot mbushen 10 muaj nga nënshkrimi i kësaj kontrate dhe ky konsultim nuk ka nisur ende, ndërsa mbetet më pak se një javë nga afati për miratimin e reformës zgjedhore. Në këto kushte, ne gjykojmë se zgjidhja e vetme është miratimi i sistemit proporcional kombëtar, me lista të hapura, si e vetmja alternativë për ndryshimin e sistemit, pa ndërhyrje në Kushtetutë. Ne kërkojmë gjithashtu hapjen e debatit kombëtar për një Kushtetutë të re, hartimin brenda vitit dhe miratimin me referendum në pranverë 2021", shkruhet në letër.
wtf po teatri? Apo ishte thjesht nje pretekst. Morracaket Licaj edhe Budinget dashkan vende ne parlament
PërgjigjuMe listat e hapura do i zgjedhesh ti deputeet, jo kryetari. Cfare flet?!
As PD AS PS NUK DUAN LISTAT E HAPURA,,,SEPSE DUAN TE VENE USHTARET E VET NE PARLAMENT,,,NUK DUAN NJEREZ ME INTEGRITET,,DUAN YES-MEN,,,POPULLI TE MOS DALE FARE NE VOTIME DHE VETEM KESHTU ATA DO IKIN VETE...
PërgjigjuDuan kriminele e oligarke qe ti mjelin e ti perdorin. Asnje shqipetar i ndershem nuk pranon te futet ne ate hale parlament.
Kjo tregon qe Aleanca per teatrin esht parti e re dhe nuk ka lidhje me teatrin
PërgjigjuBasha do mbaje fjalen po ai nje debil rrenacak vjedhes dhe vrases edhte.
PërgjigjuAleanca e pamvarur per mbrotjen e tallazhit ka marreveshje me PD.Dhe kerkoni tju vije populli mbrapa .Kjo eshte shume himoristike
PërgjigjuAmon kur bejne presion aleanca e spurdhjakeve artiste vellezerit hajdutd Budina , juristja hajdutd Ardiana kalaja qe e ka te shkruar ne balle cfare monstre eshte roja i gerdalles bordello 80 vjecare Neritan Licaj, Xha braho i Nafije i Nafije dybekut te leshitlikes, nuk jeni aq te forte sa te ndryshoni kushtetuten , o mjerane qe jeni bere per meshire, mbeshtetja ndaj bordellos 80 vjecare nga populli eshte 0.01 %.keni marre fund o mjerane me 30, 40 vete neper qytete do beheni vendimmarres o te lajthitur ,,
Përgjigju