Shembja e Teatrit/ Budina nga Kukësi: Pas mbledhjes së firmave marshim në Tiranë! Liçaj: S'ka lindur ai bir qeni të mposhtë shqiptarët

KUKËS-  Aleanca për Teatrit do të dorëzojë ditën e nesërme në SPAK dy dosje të reja për akuzën tentativë "vrasje të artistëve". Lajmi është bërë i ditur nga regjisori Edmond Budina, gjatë protestës që kanë zhvilluar në Kukës për mbledhjen e firmave. 

"Ne do e çojmë peticionit për t'i bërë të ditur Ramës që e duan tempullin e Demokracisë shqiptarët, të njëjtin peticion do e çojmë në Europë se shqiptarët e duan kulturën e tyre se Europianët janë më të bindur se kurrë që Shqipëtarët mund të futen në Europë vetëm nëpërmjet kulturës. Kemi marrë mesazhe inkrurajuse për lëvizjen tonë na nxisin që të vijojmë përpara, se ne kemi luftuar me fjalë, në këmbim morën dhunën e kryeministrit, na e shembën dhe shtëpinë. Ne dhamë dëshmorin e parë të rrugës "Dëshmorët e Kombit", për t'i bërë të qartë Europës se çfarë makabri është ky kryeminiser. Mbasi të mbledhim firmat, do organizojmë një marshim gjigand në Dëshmorët e Kombit për t’I treguar Ramës dhe Europës që Shqipëria futet në BE me kulturë. Nesër do të dorëzojmë dy dosje të reja në SPAK për "Tentativë vrasje të artistëve", i kemi kërkuar presidentit që të hap hetim ndërkombëtar. I kemi kërkuar delegacioni Europian në Tiranë na ka premtuar se do sjellë në Tiranë prokuror ndërkombëtar dhe jemi të bindur se me gjithë këtë presion diplomatikisht do ua kthejmë shqiptarëve dinjitetin", tha Budina.

Pas Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u zhvendos ditën e sotme në qytetin e Kukësit, ku ka zhvilluar një protestë përballë sheshit të Pallatit të Kulturës. Ato kanë mbledhur firma për rindërtimin e Teatrit nën moton 'Ku ishte dhe siç ishte'. Protesta është mbështetur edhe nga dega e Partisë Demokratike në Kukës. Ajo që vihet re është prania e madhe e njerëzve pa asnjë mbrojtje, të dyndur në turma dhe pa maska e distanca fizike. Në këtë protestë, edhe pse për Teatrin, nuk kanë munguar thirrjet "Rama ik" apo "poshtë komunistat", teksa aktori Neritan Liçaj hodhi akuza për kryeministri Edi Rama duke bërë thirrje për t'u ngritur në protestë. 

"Jetën nuk e kemi falë politikës, por falë prindërve dhe Zotit dhe për sa kohë të kemi zemrën e pastër dhe mendjen e kthjellët nuk ka lindur ai bir qeni që të mposht shqiptarin. Në gjithë jetën tonë të përbashkët, vuajmë nga abuziviteti, nga korrupsioni, të gjithë kemi parë si jemi abuzuar, vjedhur, ju të parët (i drejtohet kuksianëve) me çështjen e traut, fermerët, studentët, jam i bindur që ka një gjë që nuk e mposht askush, sepse është zemra e lirë, unë them që të dalim të gjithë si qytetar që askush nuk ka lindur akoma që ta mposht qytetarin, por kjo nuk bëhet duke ndenjur në shtëpi apo në facebook. E kam parë si i dridhet buza kur del qytetari në shesh, ambasadorëve, politikanëve, institucioneve se e dinë që qytetari është i pathyeshëm. Kam parë policët që të jenë më në siklet se ne, se dhe ata vuajnë. Të gjithë bashkë, mund t'ia dalim. Në 2 vjet e  3 muaj ca nuk janë përpjekue të bëjnë me ne, po nuk ia kanë dalë dot. Duhet ta ndihmojmë njëri- tjetrin, na përket neve gjithçka", tha Neritan Liçaj.

Prokuroria e Posaçme Anti- Korrupsion (SPAK) ka nisur zyrtarisht hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar në datën 21 maj dhe prokuror i çështjes është caktuar Ervin Kondili. Kondili ka bashkuar dy kallëzimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në një të vetme, ku dhe ka sekuestruar dokumentacionet e Bashkisë që lidhen me procesin e Teatrit si dhe vendimin e Institucionit të Ndërtimit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 25/05/2020 23:17

    Populli ,drejtohet nga politika , kurse politika ushqehqt nga populli . Politikanet , duke qene bij te popullit , duhet te jene besnik , te drejte e te vertete ndaj popullit . Te dy keta komponent ,duhet te qendrojne afer , te ndihmojne e respektojne , njeri tjeterin . Mirpo , politika, sikur qendron large popullit , kerkon gjithcka nga ajo , dhe e respekton e punon fare pak per te . Besojse ,kjo dukuri vjen qysh nga fofmimi i qeverisies se pare 13-ten , e gjer me sot . Te gjitha qeverisiet kan patur probleme , ose kane qene te pa afta , ose kane par interesin e tyre , ose kane qene diktatoriale . Nuk eshte se fajsojme vetem politiken , ka edhe populli dobesite e veta . Populli nuk eshte se eshte i pa afte per pune, per respekt e dashuri ndaj grupit te vete ;Por ka probleme , ne te zgjedhur dhe ne te besuar , ndoshta nga naiviteti , ndoshta nga interesat e castit . Nje qeveri zgjidhet per te drejtuar, gjithe jeten ne vend ,nuk duhet anatemuar pa ndonje shkak te rendesishem , por edhe qeveria duhet te dije se , sovran eshte populli , dhe s'mund te krijoje mosmarrveshie e merira , duhet me pa tjeter mirkuptim . Edhe intelektualet , s'duhet ti mar fora , duke menduar se jane motori kryesor levizes , munden , pervec punes se tyre, ti japin drejtim edhe politikes . Mar shkas nga mosmarrveshia , art- politike . Dy grupet e artisteve , kurrsesi nuk duhet ti politizoje problemin ; por edhe politika , s'ka sesi te perdore dy grupet civile , ti politizoje e perdor ne interesin e tyre . Politizimi dhe perdorimi i intelektualeve dhe institucioneve jo politik , eshte metod pune i politikes shqipetare . Shteti eshte nje sinteze e families dhe e shoqerise qytetare . Duke marre pjese ne shtet , qytetaret fitojne ndergjegjen e lirise , pra nuk shkelin lirine e njeri- tjeterit .

    Përgjigju
  • BUDINA LIÇI: 25/05/2020 22:20

    O liçi PIÇI E budina hajdut s'vleni NJË grosh O PALLOSH.

    Përgjigju
  • Kuksi: 25/05/2020 21:39

    Ikni onre te peshtire. Funderrina te kombit.

    Përgjigju
  • Tironci 24 c: 25/05/2020 20:22

    Budinat Licaj ndigjoni Nje fjale e urte Vlonjate “ Biro si shume po kaloni mbi Hunj Kujdes se do Rreshqitni kembet dhe do ju Hyj nje Hu qe zdo e merni Vehten Me

    Përgjigju
    • Populli: 26/05/2020 07:15

      Edhe fjalet e urta i ka vlonjati te dhunshme.

  • Drini: 25/05/2020 19:25

    Ik or Lice kap noi cigare e bohu dru, nuk ka ngel arti ke ty me muten...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës