Aleanca zbarkon në Elbasan, Budina: Do të ketë edhe denoncime të tjera në SPAK për përdhunim të simboleve kombëtare

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është zhvendosur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit për të firmosur peticionin ku kërkohet rindërtimi i teatrit aty ku ishte dhe siç ishte. 

Takimi u mbajt para Teatrit Skampa në Elbasan. Edmond Budina, i cili ishte atje u shpreh se nuk është një nismë partiake, por qytetare, pasi vijnë për të mbështetur  këtë nismë për dhimbjen që shkaktoi shembja e Teatrit. Bazuar në denoncimin në SPAK të Aleancës, ai tha  se do të ketë edhe denoncime të tjera.

"Është e domosdoshme që denoncimet të bëhen se llafet kanë vendin e tyre e propaganda ka vendin e saj. por është e rëndësishme të bëjmë një aksion konkret dhe është denoncimi i fakteve që i kemi jetuar mbi kurrizin tonë, i takon organeve kopetente që të hetojnë. Do të vazhdojmë edhe me kallëzime të tjera siç është përdhunim i simboleve kombëtare si flamuri, varrosja e vlerave siç ishte garderoba. Kemi besim që vendi do të ndryshojë edhe në pikëpamjen e drejtësisë. Nuk jemi përgjegjës ne por janë ata që kanë pasur në administrim atë Teatër", tha Edmond Budina.

Kurse Robert Budina tha në Elbasan se qeveria shembi muret por nuk shembi simbolin dhe se godina e Teatrit kishte mbledhur të gjitha hallet e shqiptarëve.

"Për çfarë ndenjëm për ndonjë post për të kapur ndonjë gjë?! Ishim të bindur që hallet e teatrit nuk ishin tonat, por tuajat. Të gjitha hallet e shqiptarëve u mblodhën tek godina e Tetarit Kombëtar. E dini pse e bëri për t'ju treguar që jeni pa dinjitet dua të bëj çfarë të dua me ju, na përcolli një mesazh. Por ne i themi që ti shembe muret por nuk e shembe simbolin. Teatri është në zemrat tona sepse është skena e vetme e opozitarizmit. Populli opozitar ka qenë gjithmonë në rrugë për të protestuar. Me rolin e kulturës kemi ardhur t'ju sensibilizojmë. Jemi të bindur që ne kemi kryer detyrën tonë ndaj demokracisë, e përfunduam në një rikthim brenda 30 viteve", tha Budina.

Të shumtë ishin qytetarët elbasanas të cilët nënshkruan peticionin për ndërtimin e teatrit Kombëtar aty ku ishte. Protestës përballë teatrit Skampa iu bashkua edhe Partia Demokratike në Elbasan.

"I bashkohem një kauze dhe ajo ishte mbrojtja e dinjitetit dhe identitetit të çdo Shqiptari, askush nga ju nuk u bashkua për interesa personale. Të gjithë këta artistë na kanë dhënë një mesazh shumë të rëndësishme, që së bashku jemi forcë më e madhe", u shpreh Sonila Daiu, Përfaqësuese e Forumit të Gruas në PD.

Aleanca i ka bërë thirrje që qytetarët të jenë të gjithë së bashku, duke argumentuar se protestat i bëjnë mirë vendit. Aleanca për mbrojtjen e Teatrit ka nisur mbledhjen e firmave nga Tirana, ndërsa më parë ka qenë edhe në Durrës, Shkodër, Kukës, Burrel, Lezhë dhe Lushnje.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Samiu: 30/05/2020 12:49

    PERDHUNIM..???????????????????????

    Përgjigju
  • liku: 30/05/2020 12:20

    Ik ore budall se je kthyer ne politikan

    Përgjigju
  • robi: 30/05/2020 10:54

    Aleanca e vellezerve hajdute Budina dhe juristes Ardiana Kalaja hajdute po shperndan salivirusin kudo qe shkon. Shikojeni ne Burrel, ne Lushnje sa shkuan keta spurdhjake doli perseri virusi.

    Përgjigju
  • Loni: 30/05/2020 07:41

    Sa gjera me te rendesishme ka sesa ai lesh teatri... Gerdeci humben jeten njerez qe ushqeheshin me mortjen viktimat e janarit qe e lejne ne hije ngjyra rozë e partis edhe ja duroni sa te vijme ne në pushtet Thane etj etj Jo me nje Palo teater. Gjeja me e rendesishme eshte jeta pastaj vijne te tjerat edhe nuk eshte kauze kjo qe Beni ju te maskuar edhe nen hijen e partise qe shprehet per hilalet qe hyne ne 90 ne shqiperi... Habitem vetem me faktin ka gjera akoma me te rendesishme si prsh uii I shiut we u be me leke rritja e taksave te biznesit taksa e luxit per makinat rritja e miellit orizit agrumet perimet gjerat bazike per te jetuar edhe ngrihemi per nje teater!? Turp tju vij juve edhe atyre qe ju fryjne edhe atyre qe Jan ne pushtet qe keni tallur cdo organ me kete popull edhe na dilni e na beni show mediatik te treja palet si femijet e kopshtit edi Rama beri kshu saliu e luli 7×7 42 e te haj kete e te haj ate edhe presidenti eshte korrekt. Nese do ishte shoqeria e paster shqiptare qe do luftonte per idealet e saj ja u garantoj qe do Isha un I pari do Kisha ardhur atje edhe e them me bindje te plote kete gje por ju jeni nje pjese e fekaleve qe udheheqin kete vend asgje me teper te politizuar edhe kapeni me kauza te mbaruara Apo inate personale sepse nuk e Ben ato edhe do e bejne keto. Ikni more shperndahuni neper shtepija edhe mbushni zorren e shikoni cben me e keqja e domozdoshme e ketij kombi tek edi Rama tv. Te Dali kush te doj rilindjen urbane e transforming shqiperine ai I degjeneruari le te Dali pjeshka motres me I bukur e te shprehet kundra e degjeneroj me te tjerat por ate qe su be per 30 vjet ai e beri me 2 mandate ka vjedhur nrm qe po por e ka rigjeneruar fasaden edhe rruget ato cka la ai tjetri shtremba shtremba I sistemoj e menderosi me taksen e kombit 5 euro turp moter respektuari. Keshtu qe ai ka bere fasaden edhe kete sja mohon njeri transformimin e menderosi me te tjerat keshtu qe kur te Dali shoqeria civile reale pa edi Rama pa lulusha pa metusha edhe salusha in do Isha aty edhe me 1 person te vetem ne qofte vetem nje edhe do me kishte mbeshtetje por jeni nje tufe qe maskoheni pas politikes edhe kauza menderosje.

    Përgjigju
  • Loni: 30/05/2020 07:23

    Hahaahahahahhahaah sa Kam qesh Po ka cudira edhe idiotsi pa fund... Seriozisht e keni!? Nuk e kuptoj si harxhoni kohen per kauza te kota qe skeni per te arritur asgje... Me mir rrini ne shtepi edhe shikoni ndonje film sesa harxhoni kohen me mini mitingje partiake te lodhura. Urime urime!

    Përgjigju
  • Bashkimi: 30/05/2020 05:42

    Aleanza di che?!..Bashkimi...,ne Shqip

    Përgjigju
  • zara: 30/05/2020 01:01

    Si s'ju ha mortja...

    Përgjigju
  • populli: 29/05/2020 22:27

    Nese je i paguar nga politika nje hije e zeze do te shoqeroje gjithe jeten, ty dhe familjes tende..

    Përgjigju
    • Filani: 30/05/2020 08:40

      Ka kohe qe e shoqeron hija-ena e zeze turp kombi

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Aksidenti pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur

Tiranë/ Aksidenti pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur