Aleanca zhvendoset në Lezhë/ Budina si Meta: Të krijojmë një 'Besëlidhje' të dytë! Do rivendosim flamurin e Skënderbeut te sheshi i Teatrit

LEZHË- Lezha është ndalesa e radhës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për mbledhjen e firmave. Dhjetëra qytetarë janë mbledhur pranë pallatit të Kulturës për të protestuar dhe mbledhur firma për ta ndërtuar teatrin "aty ku ka qenë dhe siç ka qenë".

Regjisori Robert Budina në fjalën përpara protestuesve tha se ka ardhur koha që vendi të bëj një "Besëlidhje të dytë", një slogan ky i përdorur më herët nga presidenti Ilir Meta në tubimin e 2 marsit, për të ndërtuar atë që e quan shtet i së ardhmes. Gjithashtu i ftoi qytetarët që t'i bashkohen manifiestimit që kanë planifikuar të mbajnë në Tiranë.

"Kemi ardhur të lidhim besëlidhjen me ju, atë që bën shqiptarët para 500 vjetësh dhe e mbajtën dhe hodhën bazat e shtetit të së ardhmes. Me ndihmën tuaj dhe të gjithë qytetarëve të organizojmë një manifestim gjigant të Tiranë dhe të ngulim te Teatri Kombëtar atë flamur të Skënderbeut, që ai kryeministri jonë e shembi ditën se ne i kishim vënë një flamur. Duam ta rivëmë atë flamur në atë shesh të kulturës", tha Robert Budina.

Ndërkohë, regjisori Edmond Budina theksoi se kjo Aleancë nuk ka qëllime politike, edhe pse janë mbledhur për të rrëzuar qeverin Rama.

"Nuk jemi këtu për të bërë tifozllëk për një parti ose për një tjetër. Jemi për atë që gjithë opozitarët të bashkohen për të luftuar për të keqen që na ka zënë, që të mos bëjnë ata si padronët e Shqipërisë, që ta shesin vendin si u do qejfi, që t'u mbushin xhepat vetëm një grupi njerëzish", u shpreh Edmond Budina.

Siç ka ndodhur edhe në qytetet e tjera, kësaj proteste i janë përgjigjur edhe përfaqësues të partive opozitare. Ndalesa e kaluar ishte në Kukës, e ndërsa më herët kanë qenë në Burrel, Shkodër, Tiranë e Durrës. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nje Pedagog Universiteti: 28/05/2020 09:23

    Une jam nje pedagog Universiteti Publik ne Tirane prej disa dekadash, qe per sa kam njohuri ne lidhje me Politiken edhe pse jam Prof. ne nje fushen shume afer Shkencave politike, me rezulton nga sa kam komunikime me miq, shoqeri, studente dhe komshinje qe jo rralle me pyesin, qe kjo "Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit" nuk ka asnje lidhje me Shoqerine Civile ne thelb, filozofi dhe veprim (megjithse Shoqeria Civile ne vendin tone eshte totalisht e kapur nga Politika, sidomos Politika e RRUGES, DHUNES, SHPIFJES, KERCENIMIT etjera-etjera, deri dhe PERVERSITETIT e MONSTRUOZITETIT, sepse paguhet nga Para te Pista ne mbi 95% te financave qe disponojne). "Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit" cdo dite qe kalon, qe nga dita e lindjes mbi dy vjet me pare se, eshte nje vegel e peshtire drejtpersedrejti ne duart e Ilir Metes, ku Sali Berisha fshihet edhe pse eshte mese i dukshem si "krahu i Djathte" i Ilir Metes. Sa per Lulzim Bashen e Monika Kryemadhi dhe dordolecet e tyre Partiak e Mediatik, Biznesmene e do "Intelektuale" fasade, nuk ja vlen te flasesh perpara dy DJAJVE me te medhenje e me te pasur e kriminele te Shqiperise keto 30 vitet e fundit, post-Komunizem. Kur shikon se si cirren te veteshpallurit "Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit" ne tubime neper Qytete dite pas dite, duke qare per NGREHINEN (forme Gazerme tipike te perkoheshme) e "Dopo-Lavoro" (qejfe te ndryshme deri bordello) te italianeve te Duçes se 1939 per mbledhje Firmash, qe eshte nje skenar i zi i Ilir Metes dhe i konkluduar padiskutim me Sali Berishen per te krijuar situata destabiliteti ne Shqiperi me cdo forme, ku forma e rruges, dhunes, mediave shpifarake dhe me "Ultimatume" deri dhe SHBA_ve, nuk ka se si te mos gajasesh me keta klloune "Arti" te deshtuar, ku dyshja Budina (familje super-Komuniste e rregjimit Komunist per 45-vite), kane marre flamurin nen mbrojtjen dhe pagesat direkte te Ilir Metes dhe Sali Berishes. Fakte keto qe SHBA i di fort mire dhe po monitoron shume mire situaten, ku kulmorja eshte se Ambasada e saj ne Tirane, nuk u prononcua e nuk po prononcohet edhe sot, per prishjen e godines se Teatrit Kombetar, nderkohe qe disa (jo te gjitha) Ambasada te tjera u prononcuan me disa deklerata, qe me shume ngjasojne me "limonada pas embelsires", thjeshte qe jemi "ketu" e duhet te themi nje "Fjale". Ne Finale; kjo marrezi e radhes e dyshes me kriminale post Enver Hoxhes, Hysni Kapos dhe te tjereve ne Banden e kohes se pushtetit 45-vjecar te PPSH, Sali Berisha e Ilir Meta me Bandat e tyre PD+LSI e ca OJF (ish-OJQ), vetem tregon se sa frike dhe po e ndjejne cdo dite e jave e muaj qe kalon, kane Berisha e Meta me sa kane me vete ne shtepi e Parti, Media e Biznes dhe ne krimin ordiner e mafioz. Qe ka vend per kritika shume edhe per Mazhorancen e PS dhe vete Edi Ramen ne Qeverisje keto 7-vite, kjo nuk diskutohet, por kjo eshte e keqja me e vogel perballe te keqes me te madhe, nese Populli gabon rende si ne 2005, te rikthej ne Pushtet aleancen me te zeze te Historise post-Komuniste ne Shqiperi keto 30-vite, Aleancen PD+LSI, qe eshte totalisht e RRUGES, DHUNES, SHPIFJES, SHARJE, FRYRJES, BABEZISE, MAFIAS, deri dhe VRASJEVE pa "numer e numer", etjera-etjera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund