Aleatët: Meta të na ulë në tryezë me mazhorancën! Mediu për Shqiptarja.com: Duhet qeveri kujdestare

Në kushtet kur opozita joparlamentare i humbi të gjitha mundësitë ligjore për tu bërë pjesë e zgjedhjeve më 30 qershorit 2019 për kryebashkiakët e rinj të vendit, 5 aleatë të qendrës së djathtë, kanë nisur takimet për të kërkuar një tryezë dialogu nën ndërmjetësimin e Presidentit Ilir Meta, BE-së dhe OSBE-së, mes mazhorancës dhe opozitës.

Këtë të enjte, aleatët, ku ra në sy mungesa e Shpëtim Idrizit të PDIU-së, kërkuan një takim me kreun e delegacionit të BE-së, Luigi Soreca, pas të cilit thanë se do t'i kërkojnë Presidentit Meta që të thërrasë tryezën e dialogut ku të ulen të gjitha palët politike.

"Është një takim i kërkuar nga ne me ambasadorin Soreca, sepse është e nevojshme të gjejmë një zgjidhje që t'i shërbejë interesave të Shqipërisë. Idea jonë si 5 parti politike është se ka ardhur koha që cdo institucion të luajë rolin e vet. Në të gjithë kompetencën e tij kushtetuese, presidenti duhet të thërrasë tryezën e partive politike, për të parë a janë plotësuar ose jo standardet dhe kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe me kontributin e të gjitha palëve politike ne të arrijmë të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe përfaqësimin e të gjitha forcave politike. Çdo lojë tjetër do të ishte shkatërruese për vendin, dhe në këtë moment ne si forca politike mendojmë se është përgjegjësia jonë të nëgociojmë me të gjitha palët dhe institucionet për këtë dialog. Kështu kemi vepruar edhe me OSBE-në, kështu bëmë edhe me zotin Soreca dhe të shikojmë për një hapësirë për të mbështetur një dialog të vlefshëm për interesat e vendit. Ne do t'i kërkojmë presidentit të Republikës të thërrasë një tryezë të pozitës dhe opozitës për të zgjidhur këtë situatë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Opozita nuk ka asnjë qëllim tjetër përvecse garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe qytetarët të vendosin se kush duhet ta qeverisë këtë vend në nivel lokal dhe qëndror.Cdo gjë tjetër do të ishte shkatërruese për vendin. Ndaj jemi mbledhur të frenojmë këtë proces shkatërrues që ka nisur Edi Rama", tha Mediu.

Një takim i mbajtur mes Fatmir Mediut, Dashamir Shehit, Vangjel Dules, Agron Dukës, Nard Ndokës dhe kryediplomatit të BE-së, që mesa duket ka ndryshuar shumë nga qëndrimi i tyre për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve, aq sa nga ish-kryeministri Sali Berisha është paralajmëruar për përplasje civile si në '97-ën.

Ndërkohë kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule: u shpreh:

"Grupi i partive të qendrës së djathtë, kanë nisur një aktivitetet i cili është një vlerë e shtuar në aksionin e përbashkët opozitar, sic u nënshkrua dy ditë më parë me PD. Boshti kryesor është shërbimi i axhendës opozitare që ka për synim të shkulet rrënja e së keqes e cila ka sjellë cikle të njëpashnjëshme kriza politike. Ne jemi të vendosur që me të gjitha mjetet demokratike të aktivizojmë çdo qelizë të shoqërisë, të sensibilizojmë edhe partnerët ndërkombëtarë, për fatin e demokracisë me qëllim që zgjidhja të vijë sa më shpejt dhe me sa më pak kosto. Përvojat e hidhura të së shkuarës duhet të na bëjnë më të matur, dhe sidomos mazhorancën dhe kryeministrin të cilët nuk janë ndërgjegjësuar akoma, dhe sillen me arrogancë", tha Vangjel Dule

Në një prononcim për Shqiptarja.com, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, nuk përjashton që dialogu të nisë edhe me kryeministrin Edi Rama, pasi ai është edhe kryetar i Partisë Socialiste që ata kërkojnë në tryezë dialogu. por thotë se zgjedhjet do të duhet të mbahen pas krijimit të një qeverie 'kujdestare' që të garantojë që ato të jenë të lira dhe të ndershme.

"Dialogun kërkojmë ta thërrasë Presidenti me qëllimin për të garantuar një proces zgjedhor gjithëpërfshirës dhe qytetarët të votojnë të lirë dhe të barabartë.

Me Edi Ramën kryeministër kjo nuk ndodh sepse është provuar që manipulimi i zgjedhjeve dhe bashkëpunimi me krimin në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve është organizuar nga Rama që të garantojë pushtet dhe kontroll absolut. Këto struktura kriminale janë aktive dhe në kontakt me të.

Ne duam të ulen përfaqësitë politike pozitë dhe opozitë. Se kush e përfaqëson PS është çështje saj, në nuk përcaktojmë se kush është kryetar apo përfaqësues i PS", tha Mediu.

Tryeza sipas tij, duhet të përcaktojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, "kohën e implementimit të një qeverie kujdestare për zgjedhjet, për implementimin e kushteve dhe garantimin e tyre".

Kontaktuar nga Shqiptarja.com zoti Shehi tha se kjo tryezë duhet të ulet për të gjetur zgjidhje mes palëve, pasi Edi Rama të jetë larguar nga posti i kryeministrit. Por pyetur nëse në tryezën e dialogut do e pranonin Ramën në postin e kryetarit të Partisë Socialiste, Shehi tha se kjo është e mundur. 

Shehi tha në një prononcim për Shqiptarja.com se i qëndrojnë marrëveshjes së firmosur me PD-në dhe LSI-në për t'i penguar zgjedhjet nëse ato do të mbahen nën organizimin e qeverisë Rama.

"Ne duan të hapet një tryezë dialogu, me të gjitha partitë pasi Rama të largohet nga kryeministria", tha Shehi.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rrema: 26/04/2019 11:40

    Sa qesharake qe eshte,.... Po gjith kete destabilitet dihet qe e ka bere Sali krimineli dhe Ilit FLORIRI....

    Përgjigju
  • Aleanca e QELBËSIRAVE: 26/04/2019 10:07

    Nuk ka Marrèveshje me KRRIMINELAT , HAJDUTÈT dhe BANDITÈT !!! Aty tè rrini si QENI i RRUGÈVE !!! Dashkeni Tryezè ju HORRA , që tè merrni GARANCI pèr BURGUN dhe ti kèrkoni Edvin Ramës nëpèrmjet SHANTAZHIT , ndonjè "KOCKÈ" tè MAJME në kurriz të 3 MILJON SHQIPTARÈVE FUKARENJÈ !!! Asnjè NEGOCIATÈ dhe asnjè MARRÈVESHJE KRIMINALE me HAJDUTËT dhe KRRIMINELËT e PD , LSI dhe Fatmir HALE Mediu

    Përgjigju
  • Populli: 25/04/2019 20:35

    Palacot e rrugeve shyqyr qe dolen jashte parlamentit.

    Përgjigju
  • Andeti: 25/04/2019 19:53

    Kur flet dhe ky qe vrau gra dhe femi ne Gerdec.Qeveri kujdestare thot sikur jemi kopesht pa drek ne

    Përgjigju
  • sifi: 25/04/2019 19:43

    Keto fytyra jane prototipi i mediokritetit dhe palacallekut politik ne Shqiperi qe pa elektorat kerkojne te imponojne demokracine shqiptare duke mos perfillur vullnetin e popullit oer qeverine qe ka zgjedh ,pir duhet te imponojne fantazine e Saliut ,qe sa here humb zgjedhjet nuk i njeh ato.Prokuroria te hetoje prokuroret qe si militant dekonspiruan disjet per aresye politike

    Përgjigju
  • xreport: 25/04/2019 19:05

    enderro o vrases

    Përgjigju
  • Drejtësia po vjen: 25/04/2019 18:38

    Në fund këta do ulen si cecua,jepuni nga nji hu secilit,,,e të ulen mbi hu,,,,,

    Përgjigju
  • Arberi: 25/04/2019 18:13

    Sahanlepiresit qe jane futur ne parlament me listat e PD hahaha parti pa elektorat dhe me perfaqesues Medi Gerdecin hahaha Basha iku per lesh dhe tani po mundoheni te hidheni nga anija e mbytyr. Delenxhinj, asnje marreveshje me keta shushunja.

    Përgjigju
  • Tirona.ime: 25/04/2019 17:13

    Shi si rri ai Dash Shehi !! Partiçkat e ketyre karagjozve! Na kane qerru syte gjithe keto kohe si lapangjose

    Përgjigju
    • Tosi: 26/04/2019 15:47

      Zien Tirana se kapo i mafias dhe i krimit ne Tirane eshte Fatmir Mediu, kryetari i pr qe ka gjithsej 2 antare. Fatmir horri dhe roja i zyres se partise.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë