Aleati i Bashës: Drejtësia e re ka gabime! Yuri Kim të rregullojë ndërhyrjet e Sorosit, të dalë garante për uljen e palëve

Aleati i Bashës, kreu i PDK Nard Ndoka në një intervistë për Report Tv ka bërë deklarata të forta në lidhje me ndërhyrjet e bëra në Reformën në Drejtësi. Ndoka është dakord që të ketë një këshill politik siç propozoi presidenti Meta, në mënyrë që të ketë një unifikim me palëve politike dhe të ketë përmirësim të disa gabimeve të ndodhur gjatë implementimit të reformës në drejtësi. Ndoka hodhi akuza të forta se kjo reformë është tentuar të kapet nga Soros dhe t'i jepet në dorë rilindjes përmes ekspertëve që punojnë për të.

Kreu i PDK tha se ambasadorja Kim duhet ta ketë kuptuar këtë gjë dhe se duhet të dalë garant mes palëve politike që të ulen dhe të përmirësojnë këto gabime. Nëse SHBA nuk del garant, tha Ndoka, nuk do të ketë reformë të besueshëm dhe ajo do të jetë gjithmonë e njëanshme.

"Këtu duhet të jetë roli i SHBA për reformën në drejtësi dhe të kuptojnë gabimet që kanë ardhur rrugës. Drejtësia pa një frymë konsensusi nuk e arrin funksionin e saj dhe nuk ngjall as shpresë dhe humb besimin e  qytetarëve kur ajo bëhet e njëanshme. Nëse një reformë e kemi miratuar më shumicë absolute kjo frymë të vijonte dhe me implementimin e saj. Shumë persona të drejtësisë së re janë të lidhur direkt me rilindjen duke humbur besueshmërinë. SHBA duhet ta kuptojë hendekun e krijuar dhe se ato vetë kanë gabuar, ndoshta ka qenë ndërhyrjet e Soros për ta kontrolluar reformën, por është momenti që ti kthehemi bashkëpunimit institucional dhe roli i SHBA do të jetë deçiziv. Që ka ndërhyrje të ndërkombëtarëve në reformën në drejtësi është evidente, SHBA ka ndërhyrë me ekspertë të vetë nën ndikimin e sorosit dhe ka pasur një tendencë që kjo reforme ti jepej rilindjes. Nëse ambasadorja Kim e ka kuptuar këtë duhet të rregullojë këto gabime dhe të bëhet garante mes palëve politike për tu ulur ne tryezë diskutuar dhe përmirësuar këto gabime. Kjo nuk bëhet pa dalë garant SHBA dhe partnerët ndërkombëtarë. Nuk ka nevojë për ndryshime drastike, duhet të riparojmë ato gabime që janë bërë rrugës dhe ata që janë zgjedhur në mënyrë të njëanshme në drejtimin e institucionet e reja të drejtësisë", tha Ndoka.

VIDEO/Intervista e plotë e kreut të PDK Nard Ndoka në Report TV

Në lidhje me akuzat e forta të ambasadores Kim se po tentohet të bëhen pazare me Reformën në Drejtësi, kreu i PDK tha se SHBA duhet të flasë me emra konkret dhe kush janë ata politikanë që duan ta kapim, pasi vetëm kështu do të jetë e besueshme për qytetarët dhe nuk do të lë hije dyshimi për reformën në drejtësi.

"Së pari duhet të kemi kurajën dhe t'i themi ambasadores së kur e ka gabim e ka. Ne kemi nevojë që dhe vetë SHBA të na informojë në mënyrë transparente dhe jo me thashetheme. SHBA duhet të flasë me emra të përvetshëm, kush e pengon reformën në drejtësi dhe kush e  ka kontrolluar deri më tani, kush është roli i Sorosit në të.  SHBA duket të falsë troç dhe shqip për të fituar besimin e qytetarëve. Me këto deklarata vetëm shton hijet në këtë reformë. Nëse nuk kthejmë besimin e qytetarëve te reforma, humbasim vlerën e saj", tha Ndoka.

Në lidhje me reformën zgjedhore, Ndoka tha se kushti i opozitës për qeveri transitore që e vetmja që garanton cilësinë dhe besimin në zgjedhje. Për ndryshimin e sistemit, Ndoka tha se duhet të hapet një debat publik për diskutimin e sistemit zgjedhor,

"Shpresoj shumë që të ketë një konsensus të gjerë për zgjedhoren, një pjesë e problematikës është diskutuar dhe ka marrë dakordësimin e  palëve. Pjesa delikate ajo që jep garancinë dhe për opozitën dhe standardin e cilësisë së zgjedhjeve është qeveria transitore. Ky është një moment i rëndësishëm për vendin dhe mazhorancën aktuale. Një herë në historinë e pluralizmit, Rama të gjejë rrugën e konsensusit.  Zgjedhjet duhet të organizohen nga qeveri transitore deri sa vendi të bëhet pjesë e familjes europiane.  Në lidhje me sistemin danez ai tha se është interesant ndërsa propozoi hapjen e një debati publik për diskutimin e mënyrës së sistemit", tha Ndoka.

I.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duket i drejtë vendimi i BE për të mos hapur kufijtë me Shqiperinë pas 1 korrikut?

Komento

Komente

  • Iris: 26/05/2020 03:44

    Trump ka pushuar kohet e fundit ca keshilltare se nuk hanin ne nje grazhde me te ,I bej thirrje z.Ndoka qe te marre dhe z.Maliqi dhe te aplikojne te Trumpi se ndoshta I pranon te ndajne tagjine sebashku.

    Përgjigju
  • Akademiku: 25/05/2020 18:34

    Akademia e Shkencave vuan per figura te tilla si Nard Noka.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 25/05/2020 17:26

    Dallkauk dru me pre eshte.

    Përgjigju
  • Zef Kol Nik Dede Noc Rroku: 25/05/2020 16:27

    Kryeministri i ardhshem i Shqipnis Nard Noka.Rralle vijne figura te tilla.Eshte pak trap por...

    Përgjigju
  • Trapi: 25/05/2020 16:27

    Ky eshte zotri. Po kta qe jane ne pushtet, jane kafshe, idjota, injorante, shushunja, katundare, maskarenj jugu.

    Përgjigju
  • Hahaha: 25/05/2020 15:58

    I madhi te medhenjve Kryetar ii Budallenje Nard Noka

    Përgjigju
  • Erik: 25/05/2020 15:58

    Opozita e rruges kapet me intelektin e Kujtim Gjuzit dhe duartrokasin Nard Ndoken. Shiko kujt ia lene t'i hedhi tezat per devijimin e Reformes ne Drejtesi, me te mangtit. Edhe po reagoi ashper SHBA me BE do thone he mos ia vini veshin se Nardi eshte.

    Përgjigju
  • Brn Tironci: 25/05/2020 15:40

    Na mbyten budallenjte

    Përgjigju
  • Tttt: 25/05/2020 15:14

    Hiqeni kete kafshe me luspa nga lajmet

    Përgjigju
  • Injoranca.com: 25/05/2020 14:53

    U bë ky mjeran t'i japë mend ShBA se neve boll po na jep rradhitur ndër vite sa në një krah sa në tjetrin.Kush është ai që e voton nën petkun Kristian demokrat.

    Përgjigju
  • Shkodra: 25/05/2020 14:02

    Akoma me ket katundar shkodre merreni ju, po ky as 8vjeçaren nuk e ka, ky as per roje nuk ban,

    Përgjigju
  • Kalsiander: 25/05/2020 13:58

    Beni ke të drejtë! Nuk e kupton që i ka ikur koha dhe rrin në të njejtin pozicion dhe qelb si ujë i ndënjur. Të gjith këta të ashtquajtur aleat të PDs nuk guxojn të dalin kundra politikave të mbrapshta të Sali Beut. Çfar fatkeqësie këta as opzitë nuk bëjn dot e jo më të qeverisin. PD nuk ka plan alternativ qeverisje sepse po të kishte do shikonim Lulin që duhet të shkoj cep më cep dhe fshat më fshat të takoj qytetar dhe fshatar të shpalos programin alternativ dhe jo me mitingje apo protesta me djegie gomash dhe me çirrje dhe të bërtitura. E pra shiko sa larg jan këta. Turp!

    Përgjigju
  • Llesh: 25/05/2020 13:57

    Mos i jepni me hapesire shushunjave. 30 vjet vetem i ka marre vendit, nuk i ka dhene asgje.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 25/05/2020 13:55

    Doli edhe nje here nardlimatriçja(limatriçja ka qene nje makineri e thjeshte gdhendese metali),ish Ministri shendetesise,ulogu partise,brryli tere llum,lepiresi i b*thes kryeministrave e presidenteve pararendes si dhe humbameni i partive te hashashtallashit. Yyyyyyt rrac m*t!

    Përgjigju
  • Ben: 25/05/2020 13:42

    Tani i ka dale budallalliku ne siperfaqe.Nuk hezitojne fare te flasin marrina,dhe me e forta eshte qe e kane rrit nivelin e idiotizmit.Jane shume primitiv ne llogjike,dhe kjo eshte fatkeqesi qe keto tipa, si Nard Ndoka, dhe shume si ky,bejne si politikan ne Shqiperi.Shume keq.

    Përgjigju
  • TURPI SHQIPTARVE: 25/05/2020 13:38

    Shikoni ka dalur vesh gjat IDJOT nard mut ndoka e jep mënd ky njeri me 8 klas shkoll e me nivel kulturor 0. Kta lloi tipash kryekrimineli qeni bastard bsjg salhe i ka vën me qëlim politikan për ta diskretituar e shkatruar Shqiprin. Si mundet një IDJOT i till me 8bklas shkoll të jet politikan ? ? ? ? ? ? Shqiptarët jan dënuar keq nga qeni malok salhe po jan dhe vet fajtor që njerëz të tipit nard IDJOT wc ndoka të jen politikan. Ti gëzojn e ti shofin hajrin.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Opozita braktis parlamentin, Ruçi: Rrugë të mbarë