Aleati i PD-së, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka dalë hapur kundër liderit të opozitës, Lulzim Basha, duke thënë se nuk ka vullnet për të ndryshuar sistemin.
"Nuk do kishte gjë të keqe nëse do shtyhej afati pas 31 majit, po sipas mendimit tim, mund të mos jem në të njëjtën linjë me PD, reforma do ishte e plotë nëse do ishte me kirurgji, që të bëhej e plotë me sistemin. Duke qenë se i kanë shkelur syrin njëri tjetrin, që mbrojnë sistemin, PD thotë që është i hapur për ndërrim sistemi, por duan që fillimisht të rregullojnë Kodin Zgjedhor. Duket sikur po arnojmë, por që të bëhet realisht ashtu siç duhet për shqiptarët, do ishte shumë mirë që të dëgjoheshin zërat e qytetarëve që të kalonte në sistemin ku qytetarët të zgjidhnin atë që donin.
Basha ka thënë shpesh herë, ndoshta dhe nga presioni i aleatëve, ka thënë se është i hapur për çdo lloj sistemi, por duket që nuk ka asnjë vullnet nga dy partitë e mëdha, dhe nga LSI, por s'më ndalon njeri që të them mendimin tim, kjo mund të jetë një kosto për mua. Nuk jemi në të njëjtën linjë me Bashën. Asnjëherë Basha nuk na ka kundërshtuar në mënyrë kategorike, por duket se ka një dakordësi mes tyre, do i rregullojnë disa gjëra që këtyre u duket se ndikojnë në zgjedhje, por thonë se me sistemin s'do merremi se s'kemi kohë, Kjo më duket gjëja më e flliqtë për shqiptarët. Kanë kaluar 2 mandate, dhe prapë s'kanë gjetur. Nuk e ndryshojnë se duan të ruajnë monopolin e kandidatëve, E kanë mbyllur këtë punë pavarësisht propozimit të ambasadës Amerikane, u mbyllen dyert të rinjve në politikë", u shpreh Duka.
Lajmi kryesor:
Duka kundër Bashës: S' ka vullnet për të ndryshuar sistemin! E ka mbyllur paktin me PS-në! Murrizi: Kemi vota për ta bllokuar 'Zgjedhoren', por humbasim ne
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.1%
-
Jo
72.5%
-
Nuk e di
8.4%
Vota total: 2151
Lajme të tjera
-
PD: Të shpallen muzë kombëtar kampi i të Burgosurve në Spaç dhe kampi i internimit Tela me Gjemba në Tepelenë
19 Prill, 16:21
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56
-
FOTOLAJM/ Probleme me dëgjimin pas shpërthimit në magazinën në Lushnjë, Bujar Çela ndjek seancën plenare me kufje
18 Prill, 12:22
-
Ktheu deputetët e përjashtuar në grupin e PD, Basha kallëzon në SPAK Nikollën: Cënoi interesin e vendimmarrjet e partisë
18 Prill, 08:59
-
Zbardhen propozimet e Rithemelimit për Reformën Zgjedhore: Nga votimi i detyrueshëm, te mekanizmi për krimet zgjedhore drejtuar nga SPAK
17 Prill, 20:39
-
Basha: Aleanca e fshehur kundër SPAK ka dalë hapur! Prokuroria e Posaçme e vetmja që po lufton korrupsionin
17 Prill, 16:14
-
Asambleja voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, Rama: Hap historik dhe i drejtë, i dha çka i takonte! Basha: Ditë e madhe për shqiptarët
16 Prill, 21:09
-
Basha nga Strasburgu: Asambleja e KiE votoi propozimin për konfiskimin e aseteve ruse, do përdoren për rindërtimin e Ukrainës
16 Prill, 17:38
-
‘Rusia duhet të paguajë për luftën në Ukrainë’, Basha në KiE: Vendimi, si pengese ndaj çdo agresioni
16 Prill, 16:40
-
Basha takon kryetarin e Parlamentit ukrainas: Fitorja e Ukrainës fuqizon kauzën e demokracisë dhe rrit sigurinë europiane
16 Prill, 15:52
-
Berisha jashtë grupit të PD, Kuvendi: Bardhi ktheu vetëm të përjashtuarit gjatë kësaj legjislature, ish-kryeministri s’ka qenë pjesë
16 Prill, 12:36
-
Rienergjizimi/ PS mbledh drejtuesit e qarqeve, mungon Rama! Analizë e punës në terren
16 Prill, 11:54