Aleks Buzo, jeta e një shkrimtari shqiptar në Australinë e viteve ‘70

Aleks Buzo, jeta e një shkrimtari shqiptar në Australinë e viteve ‘70

Alex Buzo

Të dëgjosh në gjuhën shqipe pikërisht në skenën e Teatrit Kombëtar kumtin e dramaturgut të famshëm shqiptaro–australian, Alex Buzo, është diçka shumë e veçantë,aq e veçantë sa dhe ai vetë nuk do të mund ta besonte dot këtë përshpirtje kaq të bukur dhe të çuditshme për të. Fatkeqësisht Alex Buzo nuk jeton me,por ky mjeshtër i fjalës skenike ne kontinentin e largët erdhi krejt spontanisht, ndoshta dhe instiktivisht apo domosdoshmërisht në rrënjët e origjinës së tij. Fati kokëfortë e gjeti rrugën e vet, fal edhe sigurisht regjisorit të mirënjohur Armando Bora me pasionin dhe këmbënguljen për ta sjellë në skenën shqip, si dhe lojës së shkëlqyer të aktorëve Gert Ferra, Lulzim Zeqja e Gladiola Harizaj. Shpirti i artistit endur në veprën e tij, sfidoi pamundësinë fizike dhe u ul këmbëkryq në skenën shqiptare. “Trinitria e shenjtë”,dram-aktrim-regji,i dhuruan publikut dimensionin real të shkrimtarit të vërtetë. Me kompaktësinë e tyre në të tre këta komponentë u shkrinë dy “botët” duke na sjell mrekullisht mesazhe universale aq të dobishme e me vlera për kohët që jetojmë.

Të dëgjosh në gjuhën shqipe dhe të ndjesh në skenën e Teatrit Kombëtar shpirtin e Alex Buzos. Ai ishte biri i denjë i një tjetër shqiptari të madh, Zihni Buzo, inxhinierit të famshëm të hidroenergjitikës, mjeshtrit te veprave te njohura hidrike në Australi,Azi, Afrike,Amerikën e Jugut,vlerësuar me çmimet më të larta Akademike të shtetit australian. Është vërtetë befasuese, surprizuese, për shkak edhe të lidhjes familjare me ta. Binomi i bukur babë e bir apo fjala e urtë shqipe,bëmë  baba të të ngjaj, iu shkon shumë për shtat këtyre dy shqiptareve të famshëm të Australisë që ndritën edhe pas vdekjes. Buzo, babai, solli dritë për sytë e miliona njerëzve në qytetërimet e mëdha,në rreth dyzet vende të botës,ndërsa Buzo i biri, ndriçoi mendjet e  miliona lexuesve në mbarë botën. Ishin ata të përzgjedhurit e fatit, apo rastësia u bë domosdoshmëri....E sigurt është që puna e tyre u bë dritë. Ata janë modeli ideal që çdo baba e bir do ta ëndërronte.

Vepra teatrale “Norm dhe Ahmed”, që u shfaq para disa ditësh me sukses në skenën shqiptare, është vepra qe e futi autorin Alex Buzo ne aradhen e shkrimtareve më të mirë të kontinentit australian. Në gjithë sintaksën e dramës,në konversacionet dhe idiomat e përdorura, ndihet shpirti i shqiptarit të ndjeshëm. Si bir emigranti qe ishte edhe ai  vete,ndihet revolta ndaj fenomeneve te mprehta sociale si racizmi,ksenofobia, sfidat e skajshme për integrim,hendeqet sociale që krijojmë artificialisht duke i ndarë  njerëzit në qenie superiore dhe inferiore, për shkak te indoktrinimeve cinike qe akumulojmë dashur pa dashur.

Si bosht qendror i dramës mbetet dialogu midis ushtarakut në pension Norm dhe të riut pakistanez ardhur nga përtej paqësorit për një jete më të mirë. Norm dhe Ahmed janë dy personazhe krejt të ndryshëm që duken se hera-herës në shp2rfaqjet e tyre e gjejnë gjuhën e përbashkët, por në situatat iluzive, të rrejshme që të intrigojnë- krijuar me mjeshtri prej autorit- triumfon e keqja. Mllefi dhe diabolizmi i Norm shkatërron gjithçka duke çuar në vrasjen tragjike të Ahmed. Urrejtja shtresëzuar brenda tij shpërthen si një bishë duke thyer çdo normë njerëzore. Klima e urrejtjes që fatkeqësisht kultivojmë, korr hera-herës vetëm viktima dhe “fajtor pa faj”.Ky sindrom i së keqes shfaqet,shumëfishohet, agravohet në kohë krizash sociale kurdoherë e kudo. Ndaj “Norm e Ahmed” e Alex Buzos mbetet aq aktuale dhe të fton të reflektosh si atëherë në 1968-n e largët kur u shfaq për herë të parë në Sidnej të Australisë.

Regjisori Armand Bora për shfaqjen “Norm dhe Ahmed”
Regjisori Armand Bora është shprehur për veprën “Norm dhe Ahmed” se: “Vepra është një nga tekstet që ka bërë revolucion në shoqërinë australiane, sepse ka hapur debate dhe diskutime që shoqëria atëherë i mbante të mbyllura. Kemi një tekst klasik, që studiohet dhe është vënë në shumë vende të botës. Tema është mjaft aktuale, sepse sot ka konflikte të mëdha, ka mesazhe shumë të forta kjo vepër.” 

Kush ishte Aleks Buzo
Aleks (Aleksandër) Buzo është autor i 88 dramave dhe veprave letrare. Veprat e tij janë vënë në skenë në Australi, Angli dhe Amerikë dhe sot konsiderohet si një ndër pionierët e Rilindjes së dramës australiane dhe më gjerë të letërsisë anglishtfolëse.. . Në vitin 1972, Aleks Buzos iu dha “Medalja e Artë në Letërsi” e Shoqërisë Australiane për dramën e tij “Macquarie”. Aleks Buzo në karrierën e vet përfshin shumë gjini letrare, drama dhe romane, skenarë filmash, artikuj, intervista në radio si dhe përshkrime udhëtimesh. Ka dhe disa libra mbi sportin, gjuhën dhe teatrin. Shkrimet e tij shtrihen mbi një gamë të gjerë subjektesh, ai ka qenë mjaft i kërkuar nga gjithë gazetat, revistat dhe radiostacionet më të famshme australiane. Në vitin 2005, iu dha një dekoratë “Nderi i Shkronjave” në Universitetin e Neë South Ëales për kontributin e tij në letërsinë australiane. Aleks Buzo vdiq në Sidnej më 16 gusht të vitit 2006 në moshën 62 -vjeçare, pas një beteje gati 5- vjeçare me kancerin. Vepra e tij e fundit është “Legends of the Baggy Green”, e cila i dedikohet sportit të kriketit, një nga pasionet më të mëdha të jetës së këtij shqiptaro-australiani të njohur. Vepra e shkruara nga Aleks Buzo  janë “Norm and Ahmed (Norm dhe Ahmed), 1968; Macquarie, 1971; Tautology (Tautologji), 1981; The search for Harry Allëay (Kërkimi për Harry Allëay), 1985; Glancing Bloës (Rregëtime të Rrahurash), 1987; Legends of the BAGGY GREEN (Legjendat e Bagit të Gjelbër), 2004.

Përgatiti: Dhurata Hamzai

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë/ Vokshi-mazhorancës: Keni sjellë planin e hetimit të Ilir Beqajt dhe kërkoni ta miratojmë me forcën e kartonit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë/ Vokshi-mazhorancës: Keni sjellë planin e hetimit të Ilir Beqajt dhe kërkoni ta miratojmë me forcën e kartonit