Alergji apo grip, mjekja Xhixha: Ja cilat janë dallimet

Ardhja e pranverës, sjell edhe sezonin e aktivizimit të sëmundjeve alergjike. Simptomat e tyre janë të shumta, por që shpeshherë mund të ngatërrohen edhe me ato të gripit apo infeksioneve të tjera virale. E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, mjekja alergologe Mira Xhixha shpjegoi se cilat simptoma janë të gripit dhe në cilat raste kemi të bëjmë me alergji.

Nga alergjitë e stinës, specifikisht edhe alergjitë vjetore kapin në rradhë ta parë aparatin e frymëmarrjes duke nisur që nga hunda, pra mukozat e e rrugëve të frymëmarrjes apo respiratore.  Simptomat janë pothuajse të ngjashme me një të ftohur, me një virozë, me një grip të lehtë. Ato fillojnë me kullim të hundëve, me tështima dhe me kollë. Këto janë simptoma të njëjta si për alergjitë, edhe për infeksionet virale, që mund të kalojmë herë pas here gjatë vitit, por ka edhe disa dallime midis tyre.Gjëja e parë është që alergjitë nuk shoqërohen me temperaturë në shumicën e rasteve. Mund të kemi vetëm njën temperaturë shumë të lehtë si pasojë e intensitetit të shqetësimeve dhe simptomave , por nuk do kemi temperaturë. Në gjendje gripale gjithashtu nuk do kemi zgjatje më shumë se 1 javë apo 10 ditë. Ndërsa alergjitë zgjasin për më shumë se 2 javë.

Mira Xhixha, mjeke alergologe

Shenjat e alergjive nuk duhet të neglizhohen dhe të gjithë të prekurit sapo të ndiejnë simptomat duhet të drejtohen për konsultë për të shmangur pasoja të cilat mund të jenë të rënda për shëndetin.

Sytë e skuqur dhe që lotojnë gjatë gjithë kohës janë një ndër shenjat më klasike të alergjisë, e megjithatë ndër simptomat më të zakonshme të shkaktuara nga alergjitë e pranverës janë edhe , kollitje, tështima, tharje gjuhe e fyti apo acarime të tyre, vështirësi në frymëmarrje, diarreMegjithatë simptomat e alergjisë variojnë nga simptomat më të lehta deri tek shumë më të rënda, prandaj vëmendja duhet të jetë maksimale sidomos te pacientët që vuajnë nga sëmundje kronike.

Mjekja alergologe Mira Xhixha në studion e "Rreze Dielli"

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS