"Alfred Kaçinari ishte shumë brutal për…." Rrëfimi më i veçantë i dy fëmijëve artistë Ana dhe Gjergj Kaçinari

”Babi ka qenë shtysa jonë më e madhe për të qenë pjesë e muzikës, sigurisht dhe mami ka patur pjesën e vet” tha Ana në fillim të bisedës.

I pyetur për pjesën e marrëdhënies profesionale me Alfredin, Gjergji tha: Babi vazhdon të jetë brutal në kuptimin profesional, ai është kritiku im më i madh dhe sa herë nxjerr një këngë të re, sigurisht që është qendisur mirë”.

Më pas ai shtoi ”Të dy kemi studiuar piano dhe premisat ishin që të bëheshim pianist, por vetëm Ana e ndoqi këtë rrugë, unë iu futa muzikës rock”

Moment shumë surprizues për Alfred Kaçinarin ka qenë kur i biri konkuroi tek The Voice dhe nuk i kishte thënë gjë të atit.

”Unë shkova të konkuroja pa i thënë gjë Fredit dhe kur ai e morri vesh, më tha çfarë bëre?” -tha Gjergji për momentin që kishte konkuruar në spektaklin e muzikës.

E pyetur nga moderatorja për një mesazh që do donte Ana të thoshte për të atin, ajo tha: “Të vlerësoj shumë për mbështjetjen profesionale dhe për faktin që mua dhe Gjergjit, na ke drejtuar në rrugën e vështirë dhe të bukur të artit”

Surprizë në studio ishte dhe një video e koncertit të fëmijëve, ku Ana ishte një vajzë e vogël 6 vjeçare që performonte këngën “Kontrata”. Karriera e tyre nis që herët. Me dy prindër artistë, ishte e pamundur t'i shmangeshin që në klasë të parë pianos, e cila për ta ishte bërë ritual i përditshëm. Kanë studiuar të dy në Lice në këtë disiplinë, ndërsa kalonin mbi 4 orë në ditë duke luajtur pjesë nga kryeveprat botërore. Pasi përfundoi Akademinë, Ana mbylli një Master në Itali, e më pas erdhi në Shqipëri. Sot është rikthyer në Universitetin e saj në statusin e pedagoges. Ndërsa Gjergji ka mbaruar masterin për kompozicion, ndërsa vazhdon të ndjekë pasionin e tij të zemrës, muzikën rock. Me grupin që ka, luan shpesh në klube të ndryshme duke krijuar fansa të cilët e ndjekin rregullisht. Si motër e vëlla kanë një raport të shkëlqyer... E tillë ka qenë marrëdhënia e tyre nga fëmijëria. Janë rritur bashkë dhe shumë pasione i kanë ndarë po bashkë. Sa herë që Gjergji luan me grupin, Ana është aty në radhën e parë, si fansja më e zjarrtë e të vëllait. Herë pas here i rikthehen pianos së bashku në Akademi, jo më si dy fëmijë, por si profesionistë që kanë mbi supe shumë vite përvojë, mund dhe sakrifica për artin...

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur