Ali Ahmeti në Report Tv: S'tërhiqem nga kushti kryeministër shqiptar! I gatshëm për koalicion edhe me partinë e ish kryeministrit Gruevski

Kreu i partisë BDI në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti tha në "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv, se mund të bëjë koalicion për qeverinë e re edhe me partinë e ish kryeministrit Gruevski nëse pranon kushtin e vendosur nga BDI për kryeministër shqiptar. Ahmeti tha se nuk tërhiqet nga kushti që qeverinë këtë herë ta drejtojnë shqiptarët pasi i kanë treguar vlerat e tyre në 20 vite qeverisje në situata të vështira. Ahmeti tha se nuk i bën këto kërkesë për t'u tallur me shqiptarët dhe elektoratin e tij. BDI për 20 vite ka qenë faktor për formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut dhe me marrjen e 15 mandateve në zgjedhjet e fundit, Ali Ahmeti kërkon që në krye të qeverisë të vendoset një kryeministër shqiptar dhe duket se negociatat e tij vijojnë si me LSDM e Zaev dhe atë të VMRO/DPMNE e ish kryeministrit Gruevski, një parti nacionaliste.

"Sigurisht që ne nuk kemi dalë të bëjmë shaka me elektoratin tone dhe me shqiptarë, kërkesa jonë është serioze dhe dua të dëgjojë kundërshtarët pse nuk i pranon këtë gjë. A do bashkëpunonim me VMRO/DPMNE? Përpara nesh i kemi të gjitha opsionet që jemi duke punuar dhe analizuar. Në 20 vite kemi punuar dhe bashkëpunuar me komunitetin ndërkombëtar dhe kemi menaxhuar situata më të vështira dhe miqtë qe kemi krijuar nuk më duhen mua por i duhen shtetit për një zgjidhje sa më të mirë për kohën. Përpjekje për rikthimin VMRO/DPMNE ka por ne do të marrim qëndrimin e duhur në interes të vendit dhe të qytetarëve. ka lëvizje po jo lëvizje të cilat jemi ende duke bërë vlerësime dhe duke analizuar dhe duke u menduare konsulta e sipër, kemi një përvojë 20 vjeçare dhe ne kurrë nuk duam që vendit t'i  vijë e keqe, por kërkojmë politika të qëndrueshme dhe dobiprurëse për stabilitetin e vendit", tha Ahmeti.

I pyetur nëse kanë nisur negociatat me Zoran Zaev , Ahmeti tha se nuk kanë nisur ende pasi janë ende në atë pushimin pas zgjedhor. Ahmeti tha se u lënduar nga deklaratat e tij ku ofendonte shqiptarët, por që qëllimi i tij është krijimi i stabilitetit të vendit dhe për këtë do të bashkëpunoj nëse arrihet dakordësia.

"Jo, nuk kanë nisur negociatat me Zaev , akoma jemi në atë pushimin dhe qetësimin pas zgjedhore.  Ndoshta po bën përpjekje për ndonjë qetësi shpirtërore dhe ndoshta është lodhur ta nxjerrë BDI në opozitë dhe nuk ia doli. Më vjen rendë që ka ofenduar të gjithë shqiptarët duke thënë se 'nuk vlejnë as 5 pare" megjithatë po tregohem i qetë dhe dobiprurës  pavarësisht se u preka", tha Ahmeti.

Kreu i BDI, Ahmeti tha gjithashtu se ka kontaktuar me partitë e tjera shqiptare për tu takuar  dhe disa kanë shprehur gatishmërinë e tyre.

"Vendit i duhet stabiliteti, i kam kontaktuar partitë shqiptare dhe do të shohim se si të përballojmë të ardhmen dhe të gjejmë zgjidhje.  I kam ftuar dhe kam kërkuar të takohemi, ku secili ka shprehur gatishmërinë, por do të shohim për bashkëpunim, pasi jemi ende në pritje të certifikimit të rezultateve", tha Ahmeti.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proporcionalitet: 21/07/2020 09:00

    Me gjith qejfin e madh për të patur KM shqiptar ne MV, nuk më duket se mund të vendosen kushte të tilla. Dakort qe je shtojcë qeveriformuese, por kujtoju që je shtojcë. Gjërat shkojnë proporcionalisht me mbështetjen popullore, dhe nëse kerkon me këmbëngulje KM, po ai që fitoi shumicen, ai cfar duhet të kërkoj? Edhe po ta dhanë ngaqë skanë çbëjnë, do ndihen të mar peng, dhe herët a vonë do të rrëzojnë dhe asnjëherë nuk do kesh aleat, ngaqe je tamaqar dhe pa logjikë. Aleancat që të jenë të qëndrueshme duhet të jenë “fair”, bazuar mbi proporcionalitet. Është çmenduri të kërkosh KM, edhe për faktin që platforma jote qeverisese nuk u mbështet masivisht, dhe nuk mund të aplikosh atë platformë...shumica ka mbështetur platformën e Zaevit.. rri shtrembër e fol drejt dhe kerko gjëra qe kanë logjikë.

    Përgjigju
    • Zani: 21/07/2020 10:19

      Ke te drejt e shok po ec e mbushja mendjen ketyre primitiveve qe per interesa personale shkelin me kembe cdo gje.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK