Rikthimi i Bashës, Alibeaj në Report Tv: Nuk është mëkat të rikandidojë! Do futem në garë për kreun e PD-së? Gati të bëj çdo lëvizje që partia të mos përçahet

TIRANË- Enkelejd Alibeaj foli në Report Tv pas dorëheqjes nga kreu i grupit parlamentar dhe kreu i komanduar për fatin e Partisë Demokratike, për të cilën thotë se tashmë duhet të futet në një proces riorganizimi. E vetmja rrugë që duhet të ndjekë PD-ja, sipas Alibeajt është mbajtja e marrëdhënieve të forta me perëndimin dhe duke u distancuar nga non gratat. 

“Opozita ka nevojë që të qartësojë atë që është filozofia politike. Disa gjëra reference të vegjël se ca do thotë kjo filozofi. Do duhet mbajtja e raporteve të forta me perëndimin. E dyta është të formësohet si një forcë e qendrës së djathtë, me dije, vlera, që nuk duhet të jenë thjesht të shkruara, por të marrin jetë në veprimtarinë e përditshme dhe aksionin e PD-së.  Akti i dorëheqjes së Bashës, kishte si justifikim që edhe Berisha të ikte”, tha Alibeaj në Report Tv.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’, me gazetarin Sokol Balla, Alibeaj komentoi edhe kthimin e Lulzim Bashës në skenën politike, veprim që ka nxitur mjaft debat, e duket që do sjellë edhe një rrjedhë tjetër në luftën brenda Partisë Demokratike. Dorëheqjen e Bashës e interpreton si mesazh që edhe Berisha duhej të largohej nga partia, ndërsa për Jorida Tabaku thotë se ka arsyet e veta pse nuk merr drejtimin e PD-së.

“Akti i dorëheqjes që bëri... Ka qenë një dorëheqje që kishte si justifikim edhe kontributin tjetër, që edhe Berisha të ikte”, tha Alibeaj në Report Tv.

Rikandimin e Bashës për kreun e demokratëve nuk e sheh si një mëkat, por i sugjeron një rrëfim të sinqertë përballë të gjithë demokratëve për luftën 2-vjeçare në PD.

“Nëse do isha unë do bëja këtë gjë. Dal dhe bëjë këtë rrëfim, monolog, si një detyrim ndaj gjithë këtij 2-vjeçari, por edhe më tepër se kaq, pasi PD duhet të dinë se çfarë ka ndodhur. Një rrëfim është i nevojshëm për të treguar gjithçka. Është edhe më e ndershme për demokratët. Nuk e dimë ende nëse do kandidojë, por nuk ka asnjë mëkat edhe nëse ndodh”, u shpreh Alibeaj.

Përballë kësaj situate, ndonëse pak ditë më parë u dorëhoq, Alibeaj e la të hapur edhe mundësinë për të kandiduar edhe vetë për kreun e PD-së, me argumentin se do të bëjë gjithçka për të mos lejuar përçarjen e partisë.

"Unë do bëj çfarë do lloj lëvizje për të mos përçarë, por për ta përforcuar në këtë rrugë PD. Nëse do shoh sinjale të dobësimit të qëndrimit ndaj së shkuarës, Berishës, të respektimit të raporteve me SHBA, të distancimit nga korrupsionit, janë të patolerushme. Ky është pragu që bënë ndarjen e akteve", tha ai.

Alibeaj gjithashtu mohoi përplasjet brenda Partisë Demokratike. Duke folur për rezultatin zgjedhor, ai tha se 105 000 votuesit e PD duhet të mbahen në piedestal nga kryetari i radhës, i cili duhet të ketë në fokus partinë më shumë dhe jo egon personale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:36
Zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj në Report Tv: 105 mijë vota janë një sinjal i fortë për PD! Fondet e KQZ edhe sot janë të bllokuara

 

Enkelejd Alibeaj ka komentuar zgjedhjet e 14 majit, ndërsa thotë se 105 mijë vota për Partinë Demokratike janë një sinjal shumë i mirë. Alibeaj tha se Roland Bejko u gjend përballë një fushatë të vështirë, pasi ata u regjistruan në garë në limitet kohës, ndërsa sa shtoi se fondet e KQZ për fushatën ende nuk i janë alokuar PD-së.

“Unë refuzoi të nxjerr justifikime. Një fushatë 30 ditore. Nxorëm kandidatin z. Bejko deri në moment të fundit. Nuk është se ai kishte një ide, qoftë edhe të brishtë për kandiduar, por ai bëri një fushatë të denjë brenda 30 ditëve. Ajo që do mbetet në këtë fushatë, jo vetëm shifrat, patjetër që ato po. Por idetë, mbi të cilat do duhet të ngrihet e ardhmja e PD. 105 000 vota janë një sinjal i fortë për PD. Kemi patur dhe në situatë të tillë që mund ti merrnim, Mallakastër, Fier, Finiq, Dimal, Elbasan, Shkodër, Durrës.

Edhe sot të bllokuara janë fondet. (fondet e KQZ). Ajo pjesa e financimit të partive, që është pjesa më e madhe që ne duhet të shpenzonim, por nuk erdhi kurrë. Kuptoni sa vlerë ka për ne tani ai fond. Bejko dhe kandidatët e tjera patën vetëm fushatën derë më derë, pasi kemi patur problematikën. Ky ka qenë një nga TV që duhet t’ia njoh këtë kontribut në respekt të ligjit. Shfaqja e PD dhe kandidatëve tanë ishte 0 minuta. E kuptoj që këto ishin vështirësitë që ne patëm. Historia me sabotazhe, mund të ketë dhe keqkuptime. Situata për një fushatë dinjitoze, unë besoj se ja arritëm ta kishim të tillë. Vetëm ditën e fundit të regjistrimit, arritëm të regjistrohemi, më 27 mars. E kuptoni sa vështirësi kishte kjo situatë”, tha Alibeaj.

Ora 22:00
Alibeaj lë të hapur mundësinë për të kandiduar për kreun e PD-së: Do bëj çdo lloj lëvizjeje për të mos përçarë më shumë PD-në

 

Enkelejd Alibeaj lë mundësinë e hapur për të kandiduar në garën për kreun e Partisë Demokratike. I pyetur nga gazetari Sokol Balla, nëse do të kandidojë apo do të mbështesë ndonjë kandidat tjetër në këtë garë, Alibeaj tha se do të bëjë çdo lëvizje për të mos përçarë më shumë PD-në.

Ju do kandidoni apo mbështesni ndonjë kandidatë? E para, jo për të krijuar rryma, e kam menduar dhe këtë. Të gjitha veprimet që kam bërë deri më tani, është për mos krijimin e frakturave të reja në PD. Ajo se çfarë ka ndodhur deri më tani, është se PD është ka mbështetje të veten, ka potencial për tu rritur. Ka plazmuar jo vetëm tek mbështetësit e PD, por dhe jashtë saj për filozofinë tonë. Çfarë do lloj lëvizje individuale që do sjell rrezik për tensione të reja në PD, s’do ja lejoja vetes ta bëja një gjë të tillë. Unë do bëjë çfarë do lloj lëvizje për të mos përçarë, por për ta përforcuar në këtë rrugë PD. Nëse do shoh sinjale të dobësimit të qëndrimit ndaj së shkuarës, Berishës, të respektimit të raporteve me SHBA, të distancimit nga korrupsionit, janë të patolerushme. Ky është pragu që bënë ndarjen e akteve.

Ora 21:47
Rikthimi i Bashës, Enkelejd Alibeaj në Report Tv: Nuk është mëkat edhe nëse kandidon për kreun e PD-së

 

Enkelejd Alibeaj ka komentuar në Report Tv rikthimin e Luzlim Bashës. Ai tha se ende nuk dihet nëse do të kandidojë për kreun e PD-së, por edhe nëse e bën, sipas tij nuk është një mëkat.

Vota e 105 mijë që s’kanë votuar gabim, secili ka kontributet e veta dhe nuk mund të mohet që edhe Basha ka kon të 9 shtator e 22 mars. Akti i dorëheqjes që bëri... Ka qenë një dorëheqje që kishte si justifikim edhe kontributin tjetër, që edhe Berisha të ikte. Parë ftohtë, qetë, nëse ka një standard që do duhet të vendoset në PD dhe që s’ka qenë më parë është që të mos kemi paragjykim për asnjërin. Po flasim për të hequr atë lloj psikoze të kaluar, të përcaktuar që ti s’duhet të kandidosh, ti nuk bën. Si anëtar i PD-së, Sokol ti ke vetëm një votë, a s’do ishte mirë që ata ta pranojnë bën apo s’bën. Të jenë ata se kush bën dhe kush jo. Unë e refuzoj të përcaktoj unë kush ka të drejtë të kandidojë dhe kush jo. Gara  e ndershme është ushtrimi më i mirë i demokracisë që i shërben një partie politike.

Në 2021, PD arriti një nga rezultatet më të mira të mundshme. I future në kontekstin e gafës së madhe të vitit 2019… Nëse do isha unë do bëja këtë gjë. Dal dhe bëjë këtë rrëfim, monolog, si një detyrim ndaj gjithë këtij 2-vjeçari, por edhe më tepër se kaq, pasi PD duhet të dinë se çfarë ka ndodhur. Një rrëfim është i nevojshëm për të treguar gjithçka. Është edhe më e ndershme për demokratët. Nuk e dimë ende nëse do kandidojë, por nuk ka asnjë mëkat edhe nëse ndodh.

I pyetur nëse do ta mbështesë Bashën, nëse kandidon në garën për kreun e PD-së, Alibeaj tha se do donte të shihet sa më shumë kandidatë për këtë dhe më shumë platforma.

Nëse do të isha një votues unë do të doja të kishte më shumë kandidatë. Do të doja të shihja te kandidatët idenë, platformën se ku beson apo pretendon të cojë PD. Partia e para pastaj kryetarlliku. Të bëjë betejë me të shkuarën.

Ora 21:29
Bashkim me Berishën? Alibeaj në Report Tv: PD ka rrugën e saj drejt euroatlantizmit

 

I pyetur nëse do të ketë një bashkim të PD-së me grupin e Berishës, Enkelejd Alibeaj tha në Report Tv se PD ka rrugën e saj drejt eurotalntizmit. Alibeaj tha se sfidën më të madhe, PD e ka me shoqërinë, duke parë edhe se sa pak veta dolën në zgjedhje.  

Bashkim me kë? Bashkim me çfarë? Unë e konsideroj se s’duhet të jetë më pikë reference se kush është njëri apo tjetri. PD ka rrugën e vetë, të shtruar, të piketuar fare qartë, euroatlantizmi. Filozofi politike e qartë. Sfida e vetme që kemi është me shoqërinë. Sa shumë njerëz që nuk dolën në këto zgjedhje! Që do të thotë se unë besoj se është pishina e madhe ku vetëm ne kemi mundësinë dhe potencialin që ti kemi me vete. Duhet të kemi patjetër, një program më të qartë. Po ndodh një proces katarsi brenda PD, ne bëmë pjesën tonë, kemi sfidat tona. Jo absolutisht jo, Berishizmi si fenomen nuk prek vetëm PD, nuk prekë vetëm Shqipërinë, por fenomen ballkanik. Kemi kaluar një sfidë goxha të madhe, por jemi gjallë. 105 000 vota Demokratësh që e dinin, që ishin të bindur, që e dinin fare mirë që situate nuk ishte ajo e duhura, por ata u ngritën e na votuan. Sfida jonë janë ata 250 000-300 000 që ti bëjmë me dije se rruga e mirë për ata, për Shqipërinë është kjo që po ndjek Partia Demokratike…

Ora 21:21
Alibeaj në ‘Real Story’ Opozitë do të thotë të ndahesh nga non grata! Berishizmi më i madh është Rama, ka idhull Berishën e dikurshëm

 

Enklejd Alibeaj i ftuar në Report Tv tha se opozitë do të thotë të ndahedh nga non grata, e ndërsa për Ramën thotë se ka non grata në oborrin e tij. Ai tha se berishizmi më i madh është te Ramë, për të cilin thotë se ka idhull Berishën e dikurshëm.

"Opozitë është të kesh aftësi të distancohesh nga non grata. Rama ka në oborrin e tij tre copë. Duhet të kesh aftësi të bësh një formacion politik që të ketë fytyrën e perëndimit. Të ketë ofertë serioze ndaj publikut, shërbim ndaj publikut. Të gjitha këto Rama i ka zero. Nëse brenda PD-së, ai që ka qenë dhe është një tension i brendshëm, është ai që quhet berishizmi, berishizmi më i madh është Rama. Modeli idhull i Ramës, është Berisha i dikurshëm", tha Alibeaj. 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 26/05/2023 12:10

    Akoma nuk keni marre vesh se P D ka vdekur.Partia e Berishes eshte per Berishen,kurse tjetra po tregon se nuk eshte e besueshme.Basha ka llogari per te dhene.Nuk ka besimin e popullit.Te tjeret qe jane kunder Berishes flasin me gjuhen e Berishes.Njerez konfliktual.Duhet kohe per formuar nje PD te vertete.

    Përgjigju
  • 3D: 25/05/2023 23:41

    Horra komplet ça flasin të mos përçahet partia se unike të duket ajo bandë trafiqesh

    Përgjigju
  • joni: 25/05/2023 21:20

    Ik ore palaco i edi rames.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës