Alibeaj në Report Tv: Nuk kemi nevojë për draft! Koalicion PS-LSI? Nuk e besoj! Nuk djegim mandatet, do fitojmë! Berisha duhet në Parlament, Topalli nuk donte vetë

Mbrëmjen e sotme në emisionin Pa Protokoll ishte i ftuar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i cili foli për zhvillimet e fundit politike. Njësoj si përfaqësuesi i opozitës së bashkuar, Oerd Bylykbashi, Alibeaj u shpreh se nuk do të ketë një draft nga ana e tyre në Këshillin Politik por janë të kënaqur me ligjin aktual, vetëm me kusht që të mos preken koalicionet.

Gjithashtu ai shprehet i bindur tek aleatët e LSI-së teksa ka mohuar një koalicion të mundshëm mes tyre dhe PS-së. Ndërsa për qëndrimet e Metës, demokrati shprehet se Presidenti nuk mban anën e PD-së por është kundër regjimit të Edi Ramës.

"Nuk i trembemi një koalicioni PS-LSI. Ne besojmë që aq kohë sa kemi kaluar së bashku, ku prej 4 vitesh është shkatërruar shteti, jemi përball një regjimi ku rreziku është shumë i madh. Do ishte luks të flitej për taksa, për masën e lirisë. Këtu flitet, jeton dot apo nuk jeton dot, e njëjta situatë si në  vitet ‘90. Kemi garancinë, sepse në aksionet e PD , të gjitha partitë e tjera ndoqën trendin për të djegur mandatet. Nuk kam asnjë lloj dyshimi. Interesi i shqiptarëve është të kërkojnë rrëzimin një orë e më parë të Ramës" - tha Alibeaj.

Gjatë emisionit ka pasur dhe debat mes ish-deputetit dhe gazetarit Mentor Kikia, me këtë të fundit që shprehu kritika ndaj PD-së. Ai tha se ata kanë dalë në piknik ndërkohë që palët e tjera vijojnë punët. Alibeaj tha se PD po punon për prezantimin e programit politik. I pyetur për rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në Parlament, Alibeaj tha se ai do të ishte një vlerë e shtuar për PD ndërkohë që për Jozefina Topallin u shpreh se nuk donte vetë t'i bashkohej.

"Ka aq kontribute historike dhe politike në këtë vend sa është një kapital të cilin do e kishte zili kushdo. Topalli nuk ka dashur të ishte në Parlamentin e Shqipërisë" - tha Alibeaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:08
Berisha në Parlament? Alibeaj: Ka kontribute historike, Topalli nuk donte vetë të hynte

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të kthehet në Parlament pasi është një aset i vlefshëm për eksperiencën e tij. Ndërsa për Jozefina Topallin, Alibeaj u shpreh se ajo nuk donte vetë.

"Ka aq kontribute historike dhe politike në këtë vend sa është një kapital të cilin do e kishte zili kushdo. Topalli nuk ka dashur të ishte në Parlamentin e Shqipërisë" - tha Alibeaj.

Ora 22:47
Djegia e mandateve/ Alibeaj: Nuk do përsëritet! Do fitojmë zgjedhjet edhe pse do jenë të pandershme

I pyetur nëse do të ketë një përsëritje të skenarit të vitit 2019 ku PD dogji mandatet, Alibeaj u shpreh se nuk do të ketë asgjë të tillë.

Ai shpreh bindjen e fortë për fitoren në zgjedhjet e 2021 edhe pse do jenë të pandershme.

"Jo, opozita jonë do të marr pjesë në zgjedhje dhe do të fitojë edhe pse zgjedhjet do jenë të pandershme e të padrejta, ku pala tjëtër po shpërndan formularë për të blerë vota. Besoj se shqiptarët edhe për shkak të mllefit të regjimit, do të na japë mbështetje edhe më shumë seç e meritojmë" - tha Alibeaj.

Ora 22:46
Meta me PD-në? Alibeaj: Ai është kundër regjimit të Ramës, nuk është me ne

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj u shpreh në emisionin Pa protokoll se Presidenti Ilir Meta nuk mban anën e Partisë Demokratike por është kundër regjimit të Edi Ramës.

"Figura e Ilir Metës si individ mund të krijojë shije të ndryshme tek njerëzit. Flitet për figurën e presidentit, nuk ka rëndësi emri, ky palo shtet si i yni, ku nuk ka as Gjykatë Kushtetuese. Republika jonë ka vetëm një individ, parlament jo, gjykata jo, media jo, shoqëri civile jo, do duhet të ketë një  instrument. Presidenti shumë mirë që është, i bën nder vendit, përkundër gjitha institucioneve përkrah popullin dhe interesat e tij. Fakti që është kundër Ramës, nuk do të thotë që është me PD-në. Presidenti është kundër regjimit dhe jo kundër partisë. Palo parlamenti hedh poshtë në çdo seancë dekretet e tij" - tha Alibeaj.

Ora 22:14
Koalicion PS-LSI? Alibeaj: Nuk e besoj, na ndoqën kur dogjëm mandatet

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj i pyetur në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv se nëse i druhej një koalicioni me PS-së dhe LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit, ai u përgjigj se diçka e tillë nuk mund të ndodhte, duke e argumentuar me faktin se LSI dhe partitë e tjera opozitarë ndoqën ‘trendin’ e PD-së duke djegur mandatet.

‘Nuk i trembemi një koalicioni PS-LSI. Ne besojmë që aq kohë sa kemi kaluar së bashku, ku prej 4 vitesh është shkatërruar shteti, jemi përball një regjimi ku rreziku është shumë i madh. Do ishte luks të flitej për taksa, për masën e lirisë. Këtu flitet, jeton dot apo nuk jeton dot, e njëjta situatë si në  vitet ‘90. Kemi garancinë, sepse në aksionet e PD , të gjitha partitë e tjera ndoqën trendin për të djegur mandatet. Nuk kam asnjë lloj dyshimi. Interesi i shqiptarëve është të kërkojnë rrëzimin një orë e më parë të Ramës.’ - tha Alibeaj.

Ora 22:13
Kikia: PD ka dalë për 'piknik'! Alibeaj: Nuk është piknik tu prezantosh njerëzve programin politik, Ramës i mungojnë kauzat

Gjatë emisionit Pa Protokoll në Report Tv ka pasur debat mes të ftuarve ku gazetari Mentor Kikia ka shprehur kritika për heshtjen e PD-së gjatë kohëve të fundit. Ai i thotë ish-deputetit Alibeaj se PD ka dalë në "piknik" dhe shpreheni shumë të bindur në fitore ndërkohë që mazhoranca vijon me punën.

"Thoni që teksa ata zihen, ju keni shkuar në piknik. E keni të sigurt që do fitoni, keni me apo lista të hapura, me apo ndryshime kushtetues e keni të sigurt fitoren. Halli i shqiptaëve nuk është të vini ju në pushtet. Halli i tyre është se përveç se të zgjedhin një qeveri të keqe më të vogël, dua që të kemi një mekanizëm poltik që tmë garantoj një sistem demokratik" - tha Kikia.

Në përgjigjen e tij, Alibeaj thotë se PD nuk ka shkuar për piknik por vijon të prezantohet programi politik. Ai shprehet se Ramës i mungojnë kauzat politike.

"Po flas për diçka që shkon përtej PD-së, shkon drejt interesit publik. Sa për piknikun ne nuk jemi në piknik. Ramës i mungon sot çdo lloj kauze politike, Rama ia ka marrë valles. Po tërheq hapjen e listave. Ai do të shtyj ditët. Nuk është piknik tu thuash njerëzve unë jam ky që jam dhe ne kemi ketë program politik" - u përgjigj Alibeaj.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 27/09/2020 23:56

    Enkel alibajga do mbetesh nje qyrravec i perjetshemm dhe i pavlere si e gjithe PD....

    Përgjigju
  • PDja: 27/09/2020 13:21

    Edhe sikur te kisha nderruar mendje per te votuar djathtas tani qe futet perseri ne lista horrat e se kaluares si Mulrat apo Klevisrat me shok ta gezoni ardhjen ne pushtet me nje mut te madh,me keto figura ps do jete perjete ne karrige

    Përgjigju
  • E vertete: 26/09/2020 16:44

    Berisha ka nje m** t qe te haje

    Përgjigju
  • robi: 26/09/2020 15:23

    O Enkeled Alibajga o mjeran po kaq i trashe je sa beson se pd do fitoje zgjedhjet. Pa ta nxjerre per hundesh bllokimin e trafikut nga Klevis krrici i faros me dy gishta lart mbi furgonin e policise qe inshalla i hyfshin ne say ato dy gishta populli i Tiranes ju nuk vini me ne pushtet. Kur te pastroni partine nga Muli horri, Paloqja, Klevis krrici i faros, Aurrel bylykderr nazisti, Enkel Alibajga, Voltana serbja, Nafije dybeku i leshitlikes ju nuk vini ne pushtet murit me koke po ti bini. Lere pastaj kur flet ne emer tuaj kokexhufka Lefter hunderr maliq kulmaku.fytyra me e urryer e planetit.

    Përgjigju
  • TUTI MIU: 26/09/2020 09:20

    KY ALIBAJGA NIPI I ANTISHQIPTARIT MË TË TËRBUAR ISA TOSKËS KRIMINEL DEL E NA TREGON KRYEKRIMINELIN MALOKUN PIS SALMUZIN HAJDUT QË VJEN NGA FAMILJE ANALFABETËSH. KY PIS ME EMRIN ALIBAJGA ËSHTË NJËSOI SI DAJA I TIJ KRIMINEL ISA TOSKA. KY ËSHTË HAJDUT IMORAL E PIS NJERI E KY MER PJES NË POLITIK ME ANË TË PARTIS ANTIKOMBËTARE PD KAKËS.PRA O SHQIPTAR THIRINI MËNDJES MOS I HIDHNI DHE NJË VOT TË VETME PËR KTË PARTI PAÇAVURE.

    Përgjigju
  • Karadakliu: 26/09/2020 09:10

    Alibeja, nuk vendos as ti e as Salihu.Vendos Sovrani per veten dhe vendin.Ai eshte arbiter qe zgjedh dhe jep besim kush duhet t'i sherbeje.Ai mendon dhe vendos vardiktin e pergjegjesise se ndergjegjeshme per sherbetorin e Tij.Ju ka provuar edhe juve,i dolet agresiv,te padisiplinuar,j o te ndergjegjeshem dhe te pergjegjeshem.Nuk lejon me rikthimin e shemtise dhe kaosit ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Pelioni: 26/09/2020 08:39

    Një pyetje për z.Aalibeaj. Si mundet që një popull të votojë për të ardhur në pushtet një forcë politike pjesë e së cilës jeni dhe ju e cila i ka lyer duart me gjak shqiptarësh brenda dhe jasht kufijve aktuale të asaj që quhet dhe është shqipëri vetëm e vetëm për të përmbushur ëndrrën ëndrrën serbe të zhbërjes së këtij Kombi. Z.Alibeaj domosdoshmëri për këtë komb është zhbërja e kësaj forcë, dhe ringritja nga themelet e opozitës në Shqipëri,pasi ju jeni Marioneta në duart e doktor vdekjes që kërkoni zhbërjen e këtij kombi. I mirë apo i keq Edi Rama këtë e përcaktojnë shqiptarët me votë,por një gjë dihet si drita e diellit atij nuk i kullojnë duart gjak shqiptari ashtu si kurse kullojnë duart tuaja zotërinj mender të ashtuquajtur opozitare.

    Përgjigju
  • Degjo mire: 26/09/2020 07:50

    Enkeled; ps eshte ne piken me tebulet te mundeshme kjo si pasoje e korrupsionit dhe apatise se KM, por ju si pd jeni akoma me katastrofe. Me emra si bogdani, muli, etj etj harroje se mumd te vini ne pushtet. Njerezit jane merzitur me ramen por jame te detyruar te zgjedhin ndermjet sy te keqijve dhe zgjedhin ps pasi ju po beni gabimin me te madh ne histori po bashkepunoni me moniken dhe liken. Topalli eshte e zgjuar nuk e perzie. Veten me ju se je i shume pis . Ajo po pret momentin e pershtateshem te marre ne dore pd dhe vemjet si puna jote &co ikin vete. Te fala

    Përgjigju
  • Ela: 26/09/2020 07:35

    Me fal keta gomejt pse si nejne nga nje bust dhe ta mbajne ne shtepi sali berishen? Vallahi boll tu pa sali berishen dhe gramoz rucin, boll me, u lodhem

    Përgjigju
  • Tosi: 26/09/2020 07:07

    O Enkeled Alibajga degjoje mire se po fluturon me pras ne bythe o i nipi i kriminelit Isa Toska. Bllokimin e Trafikut ne Tirane per nje vit nga Klevis krrici i Faros duke ja bere ferr jeten qytetareve, djeg'jen e deres se kryeministrise nga naziskinet e kryegangsterit te pd leshelis Flamur Herman Geringu me molotov, bllokimin e mesimit ne fakultete dhe bllokimin e rrugeve nga lristat e Nafije Dybekut te leshit te likes nuk e harron kurre populli i Tiranes. Dhe Tirana do i jape fitoren spektakolare gjigandit Edi Rama dhe mandatin e trete e mbeshtetur nga gjithe Shqiperia. Kurre me superhajdutet ministra dhe drejtore te leshelise ne pushtet.

    Përgjigju
  • pd+lsi=wc: 26/09/2020 06:00

    Ali beu do pune se ka ngelur pa pune.

    Përgjigju
  • meri: 26/09/2020 00:38

    Ali-beu & Co ,jan te gjithe Sali Berisha,nuk eshte nevoja te lodhen ti'a shpjegojne popullit se kush jan,sepse i njohin edhe ata qe jan ne barkun e nenes,jan ata qe ,Shqiperin e virgjer e shqyen si ujqer te uritur,kush e kush te rrembente copen me te madhe,jan ata qe shkatrruan fabrika e uzina,dhe njerzve u dhan rrugen e kurbetit,jan ata qe provokuan luften civile,vran kundershtar e popull te pafajshem,jan ata qe i vun flaken dhe e shkrrumbosen shqiperin ,jan ata qe instaluan urrejtjen veri-jug.Jan me te ndyre se ujrat e zeza:

    Përgjigju
  • ymeri: 26/09/2020 00:08

    SI MUND TI BESOJE POPULLI PO te njejtave fytyra si saliu,,basha,ruli,imami,noka,,ndoka,,biberaj,mustafaj,,duka,,and company,,,duke ditur dhe krimet monstruoze qe kane bere ndaj shqiptareve,,,,dhe vjedhjet galopante....UJKU VETEM QIMEN E NDERRON DHE ZAKONIN SE HARRON...

    Përgjigju
  • BBC: 25/09/2020 23:52

    Beqiri islamik i familjes se shpellarit

    Përgjigju
  • Kastro: 25/09/2020 23:40

    Zoti Alibeu sikur rate dakort me mazhorancen per mos te futur ne parlamentin e ardhsh kriminele? Pse krimineli Berisha duhet te jete perseri deputet?

    Përgjigju
  • Bobi: 25/09/2020 23:16

    do fitoni ket temin

    Përgjigju
  • pd+lsi parti kacakesh: 25/09/2020 23:05

    Alibeu kerkon pushtet qe te vjedhi e varferoj popullin. Ku i kane idete qe te marrin pushtet? Te korrupsioni, varferia e shkaterrimi, ketu e shohin zhvillimin keta te papune qe kerkojne nje cope pune per vete se i ka lene populli neper lokale e na jane bere edhe pijanece tani. Ik Alibe se ka perenduar koha jote e disa qe te vijne pas teje, me shpresen se do kapin gje, sikurse ujki pas dashit.

    Përgjigju
    • robi: 26/09/2020 08:26

      Me ne fund dhe Kuksianet e perzune me shqelma Muli horrin kryevagabondin e pd leshelis qe erdhi me breke te grisura nga shishtaveci i kukesit dhe u be milioner me 2 vila ne Lalez dhe Tirane .me apartamente ne Tirane dhe Sarande, me supermakine 100 mije euro dhe del e ben terror banditi ne rruge e parlament dhe hyn me force ne drejtorine e policise Tirane per te penguar arrestimin e naziskineve te molotovit. Kurre me kjo funderrine ne parlament

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Merret në pyetje drejtoi i Policisë Vendore në Lezhë: Dyshohet se telefonoi shefin e Qarkullimit të favorizonte djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Merret në pyetje drejtoi i Policisë Vendore në Lezhë: Dyshohet se telefonoi shefin e Qarkullimit të favorizonte djalin e Tom Doshit pas aksidentit