Takimi me Alibeajn, ambasadori britanik mesazh për Berishën: Partitë të kenë kujdes! Kandidatë në zgjedhje të mos kenë lidhje me korrupsionin

Takimi me Alibeajn, ambasadori britanik mesazh për Berishën: Partitë të kenë kujdes! Kandidatë në zgjedhje të mos kenë lidhje me korrupsionin

Enkelejd Alibeaj dhe Alastair King-Smith

TIRANË- Në një kohë që zgjedhjet vendore 2023 po afrojnë, Britania e Madhe ka dhënë mesazhe të qarta për moskandidimin e personave të lidhur me krimin dhe korrupsionin.  Ambasadori Alastair King-Smith gjatë takimin me kreun e grupit të PD, Enkelejd Alibeaj duket se deklaratat i ka pasur për Sali Berishën, të shpallur ‘Non grata dhe mbështetësve të tij duke u bërë të qartë se kandidatët të korruptuar nuk duhet të jenë pjesë e një procesi demokratik. Lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe emigracionit të paligjshëm, si dhe shmangia e ligjeve kanë qenë tema të tjera për të cilat u diskutua në taki, duke përfshirë propozimet për një amnisti fiskale, që Alastair King-Smith i ka cilësuar si shqetësuese.

“Pas fillimit të sesionit të ri parlamentar, Ambasadori Alastair King-Smith u takua me Kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, për të diskutuar situatën aktuale politike dhe reformat prioritare për Shqipërinë. U diskutua rëndësia që të gjitha partitë të veprojnë në interes të qytetarëve, të promovojnë reformën zgjedhore dhe të përzgjedhin kandidatë për zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme pa asnjë lidhje me kriminalitetin apo korrupsionin.

Ambasadori vlerësoi rëndësinë e rolit të opozitës në forcimin e demokracisë dhe institucioneve të Shqipërisë. U diskutuan gjithashtu mënyrat për të adresuar sfidat e përbashkëta, duke përfshirë luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe emigracionit të paligjshëm, si dhe shmangien e ligjeve që do të ndërlikonin të tilla përpjekje, duke përfshirë propozimet shqetësuese për një amnisti fiskale”, shkruan ambasada britanike.

Nga ana tjetër, Alibeaj thotë se i ka kërkuar ndër të tjera mbështetje dhe asistencë teknike për reformën Territoriale.

“Sot zhvillova një takim miqësor dhe të frytshëm me ambasadorin e Britanisë në Tiranë, Alaister King- Smith. Gjatë bisedës trajtuam tema të rëndësishme si zhvillimet politike në vend, përfshirë edhe ato në Partinë Demokratike. Lidhur me reformën Administrativo- Territoriale i kërkova Ambasadorit Britanik mbështetje dhe asistencë teknike për ti ofruar qytetarevë shqiptarë një ndarje territoriale të saktë dhe të dobishme për ta.

Gjithashtu ndava me ambasadorin Alaister King- Smith shqetësimin e qeverisë britanike për çështjen e amnistisë fiskale, të pasaportave “të arta” dhe sigurisht u ndalëm tek problematika e emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë. E sigurova bashkëbiseduesin për mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për këto çështje duke qënë të angazhuar seriozisht për të kundërshtuar këto iniciativa të qeverisë me mundësitë e kufizuara institucionale që ka sot opozita shqiptare”, shkroi Alibeaj.

Ditëve të fundit, ambasadorët në vendin tonë kanë pasur takime me përfaqësues të partive politike, për të përçuar mesazhet e tyre. Kujtojmë që vetëm pak ditë më pak, ambasadorja e SHBA-së, u takua me Jorida Tabakun nga PD, Damian Gjiknurin nga PS, Monika Kryemadhi nga Partia e Lirisë dhe kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashin, që tha se duhet të distancohen nga financimet e vendeve jo aleate, si Rusia apo Kina, takim ky që erdhi pas raportit të DASH se PD-ja e Bashës ka marrë 500 mijë dollar nga Vladimir Putin.

 

A.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • britaniku: 28/09/2022 04:32

    se cfare pune ka ky kremastari i gjate britanik te fute hundet ne politiken shqiptare nje zot e di. gjithsesi keta bejne sikur u japin rendesi ketyre te ambasadave se ne fund te dites per leter banje i kane. dhe ke pare ti qe ju del me mire hesapi keshtu ....

    Përgjigju
  • Miri: 27/09/2022 23:53

    Po si nuk i vjen turp ketij Alibeut?! Po si e ben veten qe tallen njerezit me te? Akoma se ka kuptuar qe po perdoret ne menyren me te keqe te mundshme? Nejse edhe 3 vjet deputet, me votat qe do i japi KM, do beje para.

    Përgjigju
  • vjola: 27/09/2022 20:10

    nuk e di se cfare perfaqeson alibeu per kete torren e gb, po per ne vendalinjt nuk perfaqson kerrkend. po deshi le ta marri andej ne ndonje shpi bari se ktej jo qe sdel me deputet por as dreqit si hyn ne pune.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet