Alibeaj takon deputetin gjerman: PD e vendosur për të ndjekur rrugën e drejtë me orientim euroatlantik dhe pro-perëndimor

Alibeaj takon deputetin gjerman: PD e vendosur për të ndjekur rrugën e drejtë me orientim euroatlantik dhe pro-perëndimor

Kreu i grupit të PD, Enkelejd Alibeaj me deputetin e CDU-së, Knut Abraham

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj në vijim të vizitës zyrtare në Gjermani, është takuar me deputetin e CDU-së, Knut Abraham.

Në fokus të bisedës, siç Alibeaj tregon, ka qenë  situata në PD, por edhe e ardhmja e Shqipërisë. Duke folur në emër të partisë, Alibeaj shprehet se si forcë politike, PD është e vendosur për të ndjekur rrugën e drejtë me orientim euroatlantik dhe pro-perëndimor. 

"Takim i vlefshëm me një mik të mirë të PD dhe Shqipërisë. Ndamë hapur sot mendimet dhe qëndrimet tona me z. Knut Abraham për situatën në PD por dhe të ardhmen e Shqipërisë. Vlerësojmë, si gjithmonë mbështetjen e partnerëve tanë dhe bashkëpunimin me partitë simotra në EPP. E siguruam se jemi të vendosur në rrugën e drejtë që PD dhe opozita do ndjekë duke orientuar vendin në drejtimin euro-atlantik dhe pro-perëndimor", shkruan Alibeaj. 

Më herët, Alibeaj ka zhvilluar takime edhe me deputetin kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum, njëkohësisht folës i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të Bashkimit Evropian, në Berlin. Ky ishte një tregues se CDU gjermane, partia më e madhe simotër e Partisë Demokratike, e konfirmon që nuk e njeh drejtimin e Sali Berishës në këtë parti. Kujtojmë se në maj të këtij viti Krichbaum, tha në emër të CDU, se ata nuk do të bashkëpunojnë me PD, nëse drejtimin e saj e merr Sali Berisha.  Ai deklaronte se nëse Berisha merr Partinë Demokratike do angazhohej që të pezulloheshin procedurat për anëtarësim në nivel të Partisë Popullore Evropiane.

Postimi i Enkelejd Alibeajt

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Me 3 armë në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Shkodër! Pistoleta mbi shapkë, momenti kur policia i 'bastis' shtëpinë

Me 3 armë në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Shkodër! Pistoleta mbi shapkë, momenti kur policia i 'bastis' shtëpinë