Alibeaj vijon akuzat: Mos sulmo opozitën, bëj transparencë për tenderin e ushqimeve

Alibeaj vijon akuzat: Mos sulmo opozitën, bëj transparencë për tenderin e ushqimeve

Partia Demokratike prej 4 ditësh vijon të kërkojë transparencë për tenderin e ushqimeve duke akuzuar Ramën dhe ministren Xhaçka se po abuzojnë me 1.5 milionë euro në kurriz të shqiptarëve. Edhe pse vetë Xhaçka sqaroi tenderin dhe theksoi se një procedurë e tillë ishte ndjekur dhe nga Basha në 2010. Ish deputeti Enkelejd Alibeaj tha se Rama duhet të jap llogari pse ia dha një kompanie maqedonase që tregtinë e ushqimeve e shtoi 6 ditë para tenderit.

Deklarata e plotë e Enkelejd Alibeaj

Edi Rama refuzon të japë llogari për tenderin e paracaktuar të ushqimeve. Prej 4 ditësh prej kryeministrit dhe Ministres së tij të Mbrojtjes pritet një shpjegim pse për këtë tender zgjodhi një kompani kompjuterësh pa asnjë ditë eksperiencë me ushqimet.

Kompania maqedonase e shtoi tregtinë e ushqimeve si aktivitet të saj vetëm 6 ditë para se Edi Rama dhe Olta Xhaçka të shpallnin tenderin me urgjencë. Edi Rama nuk u përgjigj as mbrëmë, kur u pyet drejtpërsëdrejti për pikën më të dobët të tenderit.

Heshtja e Edi Ramës nuk e zbeh dot skandalin me paratë dhe ushqimet për shqiptarët. As sulmet nervoze kundër opozitës, që kërkon transparencë për abuzimet e qeverisë në kohën më të keqe për vendin, nuk janë zgjidhje.

Taksapaguesit duan dhe kërkojnë transparencë!

Duan që mes klientëve dhe shqiptarëve, Edi Rama të vendosë të parët shqiptarët.

Edi Rama dhe Olta Xhaçka duhet t’u përgjigjen disa pyetjeve shumë të thjeshta:

1. Pse zgjodhën për t’i dhënë miliona një kompanie kompjuterash nga Maqedonia dhe pse përjashtuan 35 mijë kompani shqiptare, që plotësojnë kriteret e tenderit për ushqimin?

2. Nga e dinte Olta Xhaçka që kompania e kompjuterave nga Maqedonia ishtë kthyer papritur dhe në tregtuese ushqimesh vetëm 6 ditë para shpalljes së tenderit?

3. Edi Rama duhet t’u thotë shqiptarëve që e kanë bosh frigoriferin dhe dollapin e bukës pse duhet të priste 3 javë për të bërë tenderin me negocim për ushqimet e rezervave të shtetit?

Edi Rama duhet të bëjë transparencë dhe të japë përgjigje pyetjeve për tenderin 1.5 milionë eurove të ushqimeve.

Sulmet ndaj opozitës dhe gjuha e urrejtjes nuk mbushin barkun me bukë të shqiptarëve, nuk ngrohin shtëpitë e tyre, nuk çojnë para në xhepat bosh të shqiptarëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ke eshte ai: 04/04/2020 09:41

    Qe i ngroh vezet assj antares gjykate kushtetuesr Xhaferllarit? Nejse vezet e saj jane kllengje se ja kan nxjerr nga furriku trafikantet e droges Fieraket desha me then

    Përgjigju
  • Hinglsteri: 03/04/2020 23:17

    Ja dhe miu i gjirizeve

    Përgjigju
  • PËR NJERIUN E PËSHTIR: 03/04/2020 19:47

    O trimi xha Sulos përgjigju për shkrimin që ka bër ky zotnia me emrin tënd alibajga jepi përgjigje a jan të verteta kto gjëra ? ? ? Po jan të vërteta mos dil më në medjen e kalbur në medjen e shokve të vllait tënd drogmen. RESPEKT PËR REPORT Tv një portal i ndritur e që pronari s'është Shqiptar e pa besushme me Shqiptarët.

    Përgjigju
  • ALIBAJGA: 03/04/2020 19:31

    O ALIBAJGA DHE TI BËJ TRASPATENC TREGO PËR VLLAIN TËND TË DËNUAR NË GJERMANI PËR DROGENDILER 15 VJET BURG. TREGO PËR DAJËN TAT QË KA QEN TRADHTARI KOMBIT E ANTISHQIPTAR I TËRBUAR . BËJ TRASPARENC PËR FAMILJEN TËNDE O ALIBAJGA I PARTIS MUT TË PD.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Senati amerikan pritet të miratojë sot paketën 60 mld dollarë për Ukrainën

Senati amerikan pritet të miratojë sot paketën 60 mld dollarë për Ukrainën