Alimadhi: Shkarkimi i Hajdarit, ndërhyrje politike nga jashtë për të prishur imazhin e opozitës së re dhe Reformën Zgjedhore

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të partive të djathta, Adriatik Alimadhi flet për ndërhyrje politike nga jashtë, që kanë sjellë edhe procedurat e shkarkimit të Rudina Hajdarit, sipas së cilit motivi është vetëm një: prishja e imazhit të opozitës së re, nga PD dhe LSI, por nuk përjashtoi as PS-në.

Reforma Zgjedhore është "thembra e Akilit", për Alimadhin, ku asnjë nga palët nuk duan që të ndryshohet sistemi zgjedhor, përveç Rudina Hajdarit. Ç'ka për deputetin e opozitës së re, mund të ketë ndikuar në nisjen e procedurave për shkarkimin e saj.

"Mendoj se grupi do vijojë të funksionojë me drejtimin e Hajdarit. Mund të jetë një ndërhyrje politike, për të prishur imazhin e deputetëve të opozitës së re. Mendoj se deputetët e mazhorancës e kanë një konsolidim të qartë se cfarë duan të bëjnë, ne s'jemi të konsodiluar si këta. Janë më para se ne, ne mendoj që duhet të vendosim veton lidhur me kërkesat problematike e kodit zgjedhor nga këto dy partitë PS-PD 2008. PD dhe PS nuk duan të ndryshohet sistemi. Nuk duan të ndryshojë sistemin dhe ky është thembra, këtu është roli i deputetes Rudina Hajdari, unë isnsitojë që qëndrojë fot dhe gjykoj që deri më tani e ka bërë, ka një pavarësi të sajën dhe ka një qëndrim prandaj mund të jetë edhe kjo përplasje", tha ai.

Në studion e Report TV, Alimadhi, njëherazi edhe kreu i Ballit Kombëtar, tha se edhe vetë procedurat që janë ndjekur për të larguar Hajdarin nga kreu i grupit janë krejtësisht të paligjshme. Përballë gazetares, Aida Toncica, Alimadhi sqaroi edhe procedurat, ku vurin theksin se deputetët nuk mund të mblidhen dhe të shkarkojnë kreun e grupit.

"Nga ana procedurialenuk funksionon kështu grupi. Pavarësisht se janë mbledhur bashkë dhe kanë vendosur shkarkimin, një gjë e tillë mungon në rregulloren e Kuvendit. Kuvendi detyron grupet që të kenë një rregullore. Çdo kush nga deputet mund të largohet grupi pas këskesës së bërë Kuvendit, por jo të marrin nisma për shkarkimin e kreut të grupit. Pra çdo deputet bën kërkesën për largimint nga grupi dhe miratohet nga Kuvendi, por nuk mund të mblidhesh dhe të shkarkosh kryetarin. Është në rregullore", përfundoi Alimadhi.

DItën e djeshme, Korab Lita  publikoi një dokument të firmosur nga 7 deputetët e këtij grupi ku njoftohej shkarkimi i kryetares Rudina Hajdari dhe se do ta marrte ai drejtimin, por një gjë e tillë u mohuar nga Hajdari. Kjo e fundit theksoi se vijon të jetë kryetare e grupit Demokrat në Kuvend.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Heqja e dinarit serb, Kurti i prerë: Nuk pranojmë propozime që janë në kundërshtim me rregulloren e Bankës së Kosovës

Heqja e dinarit serb, Kurti i prerë: Nuk pranojmë propozime që janë në kundërshtim me rregulloren e Bankës së Kosovës