Mjeku Alimehmeti: Ka filluar rënia e infektimeve nga ‘Delta’! Situata më e lehtë për shtrimet në spital! Falsifikimi i certifikatës së vaksinimit, akt kriminal

Në ditët e fundit në vendin tonë, bazuar në shifrat e raportuara nga Ministria e Shëndetësisë, rastet e reja të infektimeve kanë një rënie të lehtë. Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti në një intervistë për Report Tv thhotë se ka filluar rënia e lehtë e infektimeve nga ‘Delta’.

‘Rënia nuk është e plotë, por kanë filluar shenjat e para të rënies së rasteve të reja me variantin ‘Delta’. 4 ditët të kësaj jave kemi pasur rënie të rasteve të reja me Delta. Shpresojmë që rënia të vazhdojë.’- tha mjeku Alimehmeti.

Mjeku epidemiolog pohoi po ashtu se situata në spitale është me e lehtë për shtrimet krahasuar me shkurtin, ndërkohë që vuri theksin se vetëm 5-10% e pacientëve të shtruar janë vaksinuar e shumica dërrmuese vetëm me një dozë.

‘Nuk është situata e shkurtit të kaluar, situata është shumë e ulët. Është më e lehtë situata. Por ka njerëz që janë të paimunizuar as që e kanë kaluar dhe as nuk janë vaksinuar. Shifra e personave të vaksinuar është shumë e ulët, nga 5-10%. Shumica dërrmuese e të shtruarve nuk janë të vaksinuar plotësisht.’- tha mjeku.

I pyetur për falsifikimin e certifikatës së vaksinimit, mjeku Alimehmeti tha se ky është një akt kriminal e si i tillë duhet të dënohet.

‘Ky është akt kriminal. Është një dokument i falsifikuar që dënohet. Do ketë ekspozim edhe të njerëzve të vaksinuar me ato njerëz që nuk janë të imunizuar dhe nuk do dimë sesi t’i mbrojmë këta njerëz më mirë. Do ndodhë që disa prej këtyre personave do të sëmurën dhe do shtrohen dhe do na ngrejnë dyshimet se qenka vaksina që nuk bën efekt pasi ne letra del i vaksinuar. Kjo bën shumë dëm, por kryesorin ja bën vetë personit që e bën këtë punë.’- tha mjeku.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet