'Alo, Edi jam'! Rama merr në telefon qytetarët për hallet: Futuni brenda shpejt! Biznesi i vogël i merr lekët në fillim të prillit (VIDEO-Batutat)

Platforma shqipëriaqëduam.al, në të cilën qytetarët mund të shkruajnë hallet e tyre, këtë herë kanë marrë përgjigje nga vetë kryeministri Ed Rama, i cili i ka marrë të gjithë në telefon një e nga një.

Në këtë platformë urgjence qytetarët kanë shkruar për halle të ndryshme, ku kanë marrë edhe përgjigje nga Rama, ku nuk kanë munguar as batutat mes tyre.

Ai ka bërë thirrje të gjithëve që ka folur në telefon të mos dalin nga shtëpitë, ndërsa u ka sqaruar edhe problemet e tyre. Gjithashtu nuk kanë munguar as përqafimet nga larg. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:20
"Alo, Edi Rama të shqetëson', qytetarja nuk e beson: Vërtetë??

Në vazhdimësinë të komunikimeve kryeministri Rama ka hasur edhe te një qytetare mosbesuese e cila përshëndetjes "Alo, Edi Rama të shqetëson", ishte përgjigja e habitur e saj "Me vërtetëëë???"

Mosbesimit të saj, Rama iu përgjigje se nuk po komunikojnë me kamera dhe nuk ka se si ja tregon se është ai vetë.

Ndërsa më pas kanë vijuar me diskutimin e problemit që kishte qytetarja.

 

Ora 21:07
Rama nuk kursen batutat: Ju tironsit jeni të paqes, nuk jeni të luftës

Kryeministri Rama ka zhvilluar edhe telefonata për të konfirmuar nëse disa qytetarë janë marrë nga platforma e bashkëqeverisjes për problemet e tyre duke u thënë se kjo punë "beso, kontrollo është".

Rama nuk ka kursyer as batutat me një qytetarë të quajtur Flamur, ku i ka ripërsëritur larjen e duarve dhe qëndrimin në shtëpi.

 "Ju tironsit jeni të kujdesshëm, nuk jeni të luftës ju jeni të paqes'.

Ora 21:06
'Alo, Edi jam'! Qytetari: Jam në oborr! Rama: Futu brenda shpejt....(VIDEO)

Kryeministri Edi Rama edhe gjatë telefonave që u bëri qytetarëve që kanë shkruar në platformën e bashkëqeverisjes për problemin që kanë u kanë kërkuar që të mos dalin  nga shtëpia, ku nuk kanë munguar batutat.

Biseda e kryeministrit me qytetarin
Edi Rama: Të marr se ke shënuar arsye ekonomike këtu, më thuaj cfarë problemi ke
Qytetari: Unë banoj në Rrushkull të Durrësit, në Sukth, se jam pak jashtë
Edi Rama: Ore ca bën jashtë, në këtë orë, sa e ke orën?
Qytetari: Jam në oborr
Edi Rama: Futu brenda të lutem. Aman mor burrë si do ju mbroj unë juve nëse ju nuk mbroni veten
Qytetari: Faleminderit, faleminderit.
Edi Rama: Fol tani
Qytetari: Në shtator tërmeti më dëmtoi shtëpinë, ndërsa në 26 shtator ma shembi. Bashkia erdhi vetëm një herë dhe më thanë që nuk do të jetosh këtu. Kërkova çadër nuk më thanë, kam fjetur në garazh të makinës.
Edi Rama: Sot brenda ditës ose natën do të sjellin çadrën, por shtëpinë do ta bëjmë te re më të fortë
Qytetari: Jam me shtëpi me qira për momentin
Edi Rama: Po thuaje këtë, po ca do, çadrën?
Qytetari: Po e dua çadrën
Edi Rama: Do edhe çadër edhe shtëpinë me qera? Çfarë do?
Qytetari: Ndihmë. Bashkia asnjë ndihmë. Dëgjo, bijnë ca njerëz që prishin imazhin e PS-së
Edi Rama: Po lerë partinë, nuk të kam marrë, ca partishë....

Ora 21:03
2 paga biznesit të vogël, Rama tregon datën kur do i marrin lekët

Dje kryeministri Rama tregoi skemën si do të ndahen lekët nga paketa social-ekonomike për biznesin e vogël, asistencën dhe papaunësinë. Por kur do të ndahen lekët? Mbrëmjen e sotme, teksa sqaroi një qytetare, Rama tregoi edhe datën. "Në javën e parë të prillit do të shpërndahen pagat për biznesin e vogël. Kur është deklaruar një pagë dhe një tjetër është deklaruar i punësuar pa pagesë, do të paguhen të dy" tha ai.

Ora 20:59
A do paguhen punëtorët në të zezë? Rama: Denonconi dhe do mirëkuptohemi me pronarin

Një shqetësim në këtë moment janë edhe personat që punojnë në të zezë. Një qytetar nga Fieri e pyeti kryeministrin nëse do të përfitojë pagën e luftës, subvencionin nga paketa social ekonomike në këtë rast. Por, Edi Rama tha se cdo person që punon në të zezë duhet të denoncojë pronarin dhe më pas "Të jesh i sigurt që do të mirëkuptohemi edhe me pronarin. Nuk mund të paguhen nëse nuk denoncojnë, pasi të gjithë mund të dalin se pretendojnë se punojnë këtu" tha Rama.

Biseda e kryeministrit me qytetarin
Edi Rama:
Si je?
Qytetari: Sipas rregullave që po zbatojmë shyqyr mirë jemi
Edi Rama: Cfarë problemi ke?
Qytetari: Kam gruan që punon edukatore, por që në datë 10 jemi  mbyllur, do të a paguhet?
Edi Rama: Ku punon?
Qytetari: Në një kopsht privat
Edi Rama: Do të marrësh përgjigje, por besoj se kopshtet e licencuara te kategoria e biznesit të vogël dhe për këtë arsye do të japim ne një pagë
Qytetari: Ju falenderoj. Gruaja është me sigurime. Unë punoj në atë kopsht por jam pa rregullave
Edi Rama: Gratë janë në rregull në këtë vend, burrat nuk janë. Ti nuk je i regjistruar?
Qytetari: Jo nuk jam me sigurime. Unë punoj shofer në të zezë, e marr rrogën në dorë
Edi Rama: Cili kopsht është?
Qytetari: Mua më morën edhe nga bashkia e Fierit, por nuk kam siguri të jap punën, se nuk kam siguri
Edi Rama: Emrin ta kemi, ne të gjejmë punën dhe kopshtin, por do ta trajtojmë këtë cështje. Ti rri i qetë. O xhan nëse je punëtor në të zezë nuk mund të vijosh të jesh skllav, duhet të thuash ore unë kam punuar në të zezë, nuk mund të rri pa marrë këtë, ky është pronari dhe ky institucioni dhe të jesh i sigurt që do të mirëkuptohemi edhe me pronarin. Nuk mund të paguhen nëse nuk denoncojnë, pasi të gjithë mund të dalin se pretendojnë se punojnë këtu.

Ora 20:59
Sallonet mbyllur, Rama: Kush ka flokë të gjatë do të ketë periudhë të vështirë

Një tjetër shqetësim ishin sallonet estetike që janë mbyllur në këtë periudhë. Por kryeministri Rama tha se "Kush ka flokë të gjatë do të ketë periudhë të vështirë".

Ora 20:57
E merr në celular Presidenti i KiE, Rama mbyll telefonatën me qytetaren  

Kryeministri Rama gjatë një telefonate me një qytetare për problemet e saj, u detyruar t'ia mbyllë telefonin për ta rimarrë sërish më vonë, pasi në atë moment pati një telefonatë nga presidenti i KiE, Charles Michel.

I.K./d.ba./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria shtyn qiratë me dy muaj për 3 kategori, a ju duket një vendim i drejtë?

Komento

Komente

  • Robi: 26/03/2020 16:50

    As ne Republiken demokratike te Kongos ku behet lufte civile nuk ka bisnesmene qe dorzohen per nje muaj pa pune dhe duan rroge te plote sikur jane me pushime vjetore bile duan qe te mos paguajne as uje as drita,mblidheni veten, turp nga bota, ne lufte njeriu mund te jetoje dhe me nje vakt ne dite, bile dhe pa drita dhe me nje liter uje, jemi ne lufte, sua ka fajin Edi Rama se nuk keni lene fond page rezerve per te pakten 3 muaj per punonjesit tuaj dhe tani nuk do te ishit ne panik.hajt hani nje here ne dite dhe per 2_3 muaj do dalim nga kjo gjendje,

    Përgjigju
  • Tosi: 26/03/2020 14:27

    Cfare bisnesi i vogel leshi eshte ky, qe dorzohet per nje muaj, per dy jave pa pune thone skemi leke te paguajme dritat dhe ujin dhe puntoret, shkoni mbytuni ne det. Por skeni menduar per nje dite te veshtire o hunderra apo dini vetem te fshihni fitimin dhe tu shmangeni taksave,

    Përgjigju
  • ilir: 25/03/2020 23:22

    ORE hajvan kryeminister,,,se mos na le pa buke se vallahi ne surrel do te te vijme,,,beme debilat kryeminister…..

    Përgjigju
    • Dangellia: 26/03/2020 07:57

      Po pse nuk kuptova qe qenka haivan o milet kam kum apo se meret me hallet e miletit vet qe ne ender nuk do e kini par nje gje te till....forca gjigand ec para ti per te miren e vendit pa kur ta kuptojn keta pak shpellare ti ke ikur shum lart se ke tru dije kultur dhe sidomos miresi te lindur reapekte pa fund zoteri per gjithshka ke ber ben e do besh per vendin ton bravo urime per sjelljen dhe humanizmin qe ke

  • JURISTI: 25/03/2020 22:55

    Dy tiparet e diktatorve jane imazhi dhe terori . Po kujdeset per vete jo per njerzit .

    Përgjigju
    • JURISTI: 26/03/2020 10:28

      Ka shume elemente të mitit qe krijon per vete nje diktator,ato te një lexuesi te pangopur, oratori te lindur, artisti te panjohur, E harxhon kohen duke projektuar imazhin e nje udheheqesi të gjithepranishem, te gjithefuqishem dhe të domosdoshem.

    • Dangellia: 26/03/2020 07:45

      Shum i fort ti na e bere diktator haaaaaaaaaaaa pfffff

  • Ha ke ndermend me anen e Instrumentave Ligjore. !: 25/03/2020 22:19

    Serbin Sali te pari,,,pastaj Meten Floriri te dyti ,,pastaj Lulushken te drete,,pastaj. Meidiun ,,,,dhe Moniken.....ke dhe te tjere ,,por keta kryesoret ... Perndryshe ,,ose jeni te perlyher te gjithe ,,dhe sjua mban... Flm...

    Përgjigju
    • A. N.: 26/03/2020 07:25

      Te gjithe te perlyer? Ska mundesi! Ne kemi parlamentin me te ndershmin e mundshem nga 3milion veta.