Piloti bën mrekullinë, ja si helikopteri shpëtoi alpinisten në malin e Çikës në Vlorë (VIDEO)

VLORË-Rreth orës 16:30 të pasdites së sotme në malin e Çikës një alpiniste 31-vjeçe u rrëzua duke u lënduar. Vajza ishte bashkë me disa persona të tjerë duke u ngjitur në mal në momentin që u rrëzua dukë pësuar disa lëndime në trup. E ndërsa transporti me makinë ka qenë i pamundur për shkak të terrenit shumë të vështirë, alpinistët që ishin me 31-vjeçaren kërkuan ndihmën e helikopterit.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore njofton se menjëherë pas njoftimit dhe lokalizimit të vendndodhjes është bërë marrja dhe transporti i alpinistes për në spitalin e Traumës në Tiranë, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve. Report Tv ka siguruar pamjet e momentit kur alpinistja është transportuar nga helikopteri, që ka bërë një manovrim delikat në një terren të thepisur.

“Ekipi mjekësor i trajtoi në kohe reale dhe shoqëroi pacienten në spitalin e Traumës në Tiranë, ku është jashtë rrezikut për jetën” thekson stafi i QKUM-së. Thuajse e njëjta situatë ndodhi në Francë pak ditë më parë ku u shpëtua një skiator në mënyrë spektakolare (lexo këtu). 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artur: 14/01/2019 16:07

    Respekte. Super i zote.

    Përgjigju
  • Koli: 14/01/2019 11:51

    Vetem po te kete qene Admir Nonaj pilot mund te ndodhin keto fagma. Respekte piloteve po le te kete qene kushdo se e ka hallall.

    Përgjigju
  • Besua nga Vlora: 13/01/2019 22:50

    Shume i pergatitur piloti..e mbante helikopterin pezull ne ajer po levizur nje cm...te lumt shoku..urime per punen e mire e te rendesishme qe beni.

    Përgjigju
  • niko: 13/01/2019 22:32

    Spaska vec Franca eksperta,Bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Këshilli i Europës miratoi rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës, Serbia: Skandaloze dhe e turpshme

Këshilli i Europës miratoi rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës, Serbia: Skandaloze dhe e turpshme