Alvin nuk është i vetmi, fati i trishtë i 51 fëmijëve shqiptarë të izoluar në kampin e Sirisë

Historia e Alvinit, fëmijës shqiptar që ka mbetur i izoluar në një kamp sirian, ka rizgjuar përgjatë ditëve të fundit një fenomen mjaft shqetësues. Alvi nuk është i vetmi fëmijë që po vuan pasojat e veprimeve të prindërve. Gjatë vitit 2012-2014 brenda territorit sirianë janë futur 31 fëmijë shqiptarë bashkë me prindërit e tyre, ndërkohë që 20 të tjerë kanë lindur brenda territorit sirian.

Në 2014, në Siri u vra Shkëlzen Dumani, një shqiptar nga Peshkopia, ndërkohë që mbetën në kamp fëmijët e tij Eva dhe Endri Dumani, asokohe 8 dhe 9 vjeç. Dumani kishte disa muaj që ishte në Siri dhe luftonte me xhihadistët. Viktima ishte në kërkim nga krimet e rënda edhe për rekrutime të shqiptarëve për t’i çuar në Siri për të luftuar kundër qeverisë së Assad.

Një vit pas Dumanit do të ekzekutohej në Siri një tjetër shqiptar. I radhës, Ervin Hasanaj, u vra nga organizata ekstremiste islamike e Shtetit Islam, ISIS. Ai ishte larguar drejt Sirisë që prej vitit 2013 së bashku me familjen e tij. Pas vdekjes së Hasanjat, familja e tij u mbaj peng në Siri. Ai la pas dy vajzat e tij të mitura Fatime dhe Esma Hasanajn, 4 dhe 2 vjeç.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • peoples: 20/10/2019 15:31

    keta gjyshrit ishin dakord kur iken dhe tani qe sharra ngeci ne gozhde si gjthmone shteti cfare bene.Keta iken fshehurazi shtetit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet