Alvini rrëfen ferrin që përjetoi në Siri: Nëna ime vdiq pranë meje nga shpërthimi i bombës

Alvini rrëfen ferrin që përjetoi në Siri: Nëna ime vdiq pranë meje nga shpërthimi i bombës

"Nëna ime vdiq nga një bombë, unë isha afër saj". Kështu ka deklaruar Alvini, djali 11-vjeçar që u kthye në Itali më 8 nëntor nga Siria, ku e kishte marrë nëna e tij Valbona Berisha, e cila ishte larguar për të luftuar me ISIS-in, në vitin 2014, duke e larguar nga babai i tij dhe motrat.

Mediat italiane shkruajnë se djali është akoma i tronditur me atë që përjetuar në Siri dhe kampin Al Hol, ndërsa disa nga përfaqësuesit e autoriteteve italiane kanë vendosur mëngjesin e sotëm që ta flasin vetëm për pak kohë me 11-vjeçarin, pasi ende po kalon një gjendje tronditëse.

Po sipas medieve, italiani Alvini do të pyetet për më shumë për atë që përjetuar jo përpara një muaji për të kaluar gjendjen në të cilën ndodhet dhe pasi të operohet në njërën këmbë, pasi u plagos nga shpërthimi i bombës, që i mori jetën nënës së tij.

Alvini ka shpjeguar se bombardimi ka ndodhur kur ata ishin në një kamp tjetër refugjatësh, akoma në Siri, jo në atë të Al Hol, nga i cili u mor fëmija dhe u kthye në Itali. Pas rënies së ISIS-it dhe vdekjes së nënës së saj, fëmija jetonte në kampin e jetimëve të Al Hol në veri-lindje të Sirisë nën kontrollin e kurdëve ku ndodhen mbi 70 mijë njerëz, kryesisht të afërm dhe fëmijë të luftëtarëve xhihadistë të vdekur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arifi: 14/11/2019 23:48

    OK ELVINI SHPETOJE DHE PO I RREGULLOHET JETA PO SA ELVIA KA NE SHQIPERI QE JANE TE BRAKTISUR DHE QE VUAJNE PER BUKEN E GOJES? Kete pergjigje ka lene SANDER KIMIKUT QE HELMOJE GJYSMEN E FEMIJVE NE TIRANE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri