AMA kundër projektligjit për mediat online: Ndrydh lirinë dhe anashkalon direktivat e BE

AMA kundër projektligjit për mediat online: Ndrydh lirinë dhe anashkalon direktivat e BE

TIRANË- Me tre vota kundër dhe dy pro, Autoriteti i Mediave Audiovizive  (AMA) ka rrëzuar pr/ligjin e qeverisë 'Për shërbimet e medias në Republikën e Shqipërisë', ose paketën e Anti Shpifje. Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, tre anëtarët Sami Nezaj, Suela Musta dhe Agron Gjekmarkaj me argumentin se propozimet e qeverisë ndrydhin lirinë e mediave dhe mbi të gjitha, sipas tyre është anashkaluar një nga parimet më të rëndësishme, siç është ai i vetërregullimit.

 Nga ana tjetërGledis Gjipali dhe kryetari Gentian Sala ishin pro këtyre ndryshimeve. 

"Propozimet e qeverisë ndrydhin lirinë dhe zhvillimin e medias informative online. Propozimet e qeverisë anashkalojnë një nga parimet më të rëndësishme të medias së shkruar atë të vetrregullimit ndërkohë që aktet ndërkombëtare dhe veçmas direktiva e BE për mediat audiovizive inkurajon edhe vetë rregullatorët t'i japin përparësi këtij parimi. Fatkeqësisht ndryshimet në ligj nuk janë mbështetur mbi këto praktika të vendeve të lira dhe demokratike duke i dhënë AMA, një institucioni të pavarur parlamentar ndër të tjera edhe kompetenca për vlerësimin e përmbajtjes editoriale të mediave", thuhet në deklaratën zyrtare të tre anëtarëve që votuan kundër këtij projekligji.

Sipas tyre, në ndryshimet e bëra nga ana e qeverisë Rama nuk ishin të reflektuara nevoja për forcimin e lirisë së mediave online, lirisë së mendimit dhe të drejtës për informim përmes rritjes së profesionalizmit, mbështetjes së mediave të reja, vetërregullimit të tyre dhe rritjes së edukimit për median.

Por çfarë parashikonin këto ndryshime?
Në draftin e plotë të siguruar më herët nga Shqiptarja.com përcaktoheshin 11 rregullat mbi të cilat duhet të funskiononte çdo media online, ose siç njihen si portale. Në rast të mos zbatimit të këtyre rregullave, media gjobitej nga 100 000 (njëqind mijë) lekë deri në 1 000 000 (një milion) lekë. Ndërkohë, përveç gjobave, ligji i ri parashikonte edhe mundësinë për mbylljen e portaleve nga 24 orë deri në një vit.

NJOFTIMI  I PLOTË I TRE ANËTARËVE TË AMA-s
Tre anëtarët e këshillit të AMA, Sami Nezaj, Suela Musta dhe Agron Gjekmarkaj thanë sot se ishin kundër kalimit në Parlament të projekt ligjit “Për shërbimet e medias në Republikën e Shqipërisë”.

Këshilli i AMA shqyrtoi sot projekligjin e përgaditur nga qeveria dhe sipas procedurës u votua në bord në lidhje me kërkesën e Parlamentit për dhënie mendimi. Me tre vota kundër projektligjit nga pesë anëtarë, AMA jep përgjigje negative në lidhje me ndryshimet që janë bërë ligjit “Për mediat Audiovizive në Republikëne  Shqipërisë”, që synojnë rrregullimin përmes institucioneve publike të medias së shkruar online.

Projektligji ngarkon AMA dhe Këshillin e Ankesave në këtë institucion për implementimin e ndryshimeve të pritshme nëse projekligji miratohet në Parlament.

Tre anëtarët e AMA-s, paraqitën argumente që lidheshin me nevojën për forcimin e lirisë së mediave online, lirisë së mendimit dhe të drejtës për informim përmes rritjes së profesionalizmit, mbështetjes së mediave të reja, vetërregullimit të tyre, rritjes së edukimit për median, gjë që ndryshimet e parashikuara në ligj nuk e  realizojnë.

Propozimet e qeverisë ndrydhin lirinë dhe zhvillimin e medias informative online. Propozimet e qeverisë anashkalojnë një nga parimet më të rëndësishme të medias së shkruar atë të vetrregullimit ndërkohë që aktet ndërkombëtare dhe veçmas direktiva e BE për mediat audiovizive inkurajon edhe vetë rregullatorët ti japin përparësi këtij parimi.

Fatkeqësisht ndryshimet në ligj nuk janë mbështetur mbi këto praktika të vendeve të lira dhe demokratike duke i dhënë AMA, një institucioni të pavarur parlamentar ndër të tjera edhe kompetenca për vlerësimin e përmbajtjes editoriale të mediave.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen