Amanda Gorman shkruan vetë historinë, poetja më e re në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden (VIDEO)

Amanda Gorman, poetja 22 vjeçare është njohur për poezitë e saj për raste historike, por dje ajo ka nënshkruar vetë historinë.

Gorman, 22, u bë poetja më e re e njohur pjesëmarrëse në ceremoninë kur ajo interpretoi në Inaugurimin e 59 Presidencial. Ajo recitoi kompozimin e saj origjinal, "The Hill We Climb", në Kapitol përpara Presidentit të zgjedhur Joe Biden, Zëvendës Presidentes Kamala Harris dhe gjithë kombit.

E reja mbi të gjitha është një model frymëzimi për shumë të tjerë, pasi në vitet e para kishte pasur probleme në të folur dhe për këtë arsye e kishte përdorur poezinë si mjet shpëtimi.  

Ajo tha se hulumtoi fjalimet e Abraham Lincoln dhe Dr. Martin Luther King, Jr  në kohën që shkrujati poezinë e inagurimit. Megjithatë e reja, theksoi se trazirat e 6 janarit bënë që poezia të marrë këtë formë.

“Ne, pasardhësit e një vendi dhe  një kohe kur një vajzë me ngjyrë e dobët , e cila rrjedh nga skllevërit dhe është e rritur nga një nënë e vetme mund të ëndërrojë të bëhet presidente dhe e gjen veten duke recituar për një.”

Në Ditën e Përurimit, Gorman e bëri të vërtetën e saj të dëgjohet në shkallët e Kongresit amerikan por edhe në të gjithë botën.

Gorman u emërua Laureate e Parë e të Rinjve  amerikane në moshën 19 vjeçare. Kur ishte 16 vjeç ajo ishte Laureate e Poetëve të Rinj,  ajo u rrit nga Joan, një nënë e vetme dhe mësuese anglishteje. Gorman tha se shkrimi u bë mënyra e saj për të kapërcyer një pengesë shqetësuese. Gorman tha se ajo luftoi me pengesat e saj të të folurit deri në kolegj. Ajo u diplomua nga Universiteti i Harvardit në vitin 2020. Gorman planifikon të botojë librin e saj të parë për fëmijë n një libër për fëmijë që me titull "Ndryshimi këndon". Poetja tha se ajo ka një plan afatgjatë për të kandiduar për president në 2036.

S.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Një vit pandemi/ A mendoni se qeveria e ka menaxhuar mirë situaten e COVID-19?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Nënkryetari i FRPD-së kërcënon Bashën: Jap dorëheqjen nëse nuk shoh të rinjtë në lista, nuk jemi gomerë që bredhim pas lidershipeve ne