Amaneti i babait për bijën e tij në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës

Amaneti i babait për bijën e tij në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës

Pri, kam një amanet babe dhe dashnie për ty: 

Duaje Kosovën Dardane dhe shqiptarët e Kosovës siç don veten tënde, pa i prishur punë jetës tënde. 

Ndihmo çdo shqiptar dhe sidomos ata të Kosovës sa herë që do të të jepet mundësia, edhe sikur të jesh në fund apo në fillim të botës. 

Zemra jonë e mirë, dëshmorët janë gjallë, jo në sheshe me shtatore e me buste, por në veprimet e atyre që e bëjnë çdo punë të Kosovës jo aq sa shkruhet, jo siç thuhet, por siç duhet. 

Mos harro kurrë zemra jonë e mirë, se gjyshi yt dhe vëllai i tij janë vrarë mizorisht nga serbët që Kosova mos të kishte më as tokë me pemë e zogj, e unë të mos kisha kurrë mundësi të ta shkruaja këtë letër, por ja që lumturisht jam njohur me nënën tënde dhe falë tyre Kosova Dardane sot ka ende zemër. 

Pri, kur të rritesh e të bëhesh vajzë mendjehapur, e kur të lexosh ashtu siç duhet në librat e historisë, mos u mërzit nëse shqiptarët e Shqipërisë mëmë, ata të Shqipërisë së poshtme, nuk e kanë kuptuar ende luftën që kanë bërë shqiptarët e Kosovës me shkijet, nga ku për të harruar të keqen do e sjellin atë si të mirën më të mundshme. Sepse ata kanë luftuar e janë vrarë më shumë mes vedi, se me armikun. 

Mos harro kurrë Pri: Kosova Dardane është Shqipëri si fillim në zemër, pastaj në letra dhe në televizor. 

Të lutem dashuria jonë e mirë dhe e kaltër: Mos u bëj kurrë nacionaliste pa lexuar asnjë libër, por patriote që i ka kuptuar me zemër ritualet tona shqiptare. 

Baba

eT, 12 qershor 2024

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Inspektim në Dhërmi, Balla: Policia të garantojë respektim të normave të zhurmës e muzikës në plazhe

Inspektim në Dhërmi, Balla: Policia të garantojë respektim të normave të zhurmës e muzikës në plazhe