Ambasada e ShBA-së: Do vijojë monitorimi i procesit të vettingut në Shqipëri! Me ONM ne sigurohemi që organet të respektojnë ligjin

Ambasada e ShBA-së: Do vijojë monitorimi i procesit të vettingut në Shqipëri! Me ONM ne sigurohemi që organet të respektojnë ligjin

Ambasada amerikane në Tiranë

ShBA ka shprehur mbështetjen e saj në vijimin e procesit të vettingut në Shqipëri.

Ambasada amerikane shkruan se me dy vendet pjesëtare në bordin e ONM-së, një për Departamentin e Shtetit & një për Departamentin e Drejtësisë, do sigurojë që organet e vetingut të respektojnë ligjin.

Postimi i plotë në Facebook:

Shtetet e Bashkuara janë angazhuar që të shohin procesin e vetingut në Shqipëri të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim. Me dy vendet tona në bordin e ONM-së – një për Departamentin e Shtetit & një për Departamentin e Drejtësisë – për monitorimin e procesit të vetingut dhe nëpërmjet vëzhguesit tonë ndërkombëtar, ne sigurohemi që organet e vetingut të respektojnë ligjin.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit