Ambasada e SHBA thirrje për aplikim për kreun e 'FBI-së shqiptare': Mundësi për të shkruar historinë!

Ambasada e SHBA thirrje për aplikim për kreun e 'FBI-së shqiptare': Mundësi për të shkruar historinë!

Ambasada Amerikane në Tiranë bën thirrje për të aplikuar për pozicionin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ambasada ka dhënë edhe detajet lidhur me kriteret për aplikimin në pozicionin  e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku shpjegohet se personi që do drejtojë organin më të ri të drejtësisë duhet ketë integritet, përvojë profesionale dhe aftësi udhëheqëse.

"E dini se çfarë ju nevojitet për të aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit? Integritet, përvojë profesionale dhe aftësi udhëheqëse. Çdo person që plotëson kriteret minimale të përcaktuara nga ligji i SPAK, mund të aplikojë për këtë pozicion. Bëni përpara dhe aplikoni tani! Kjo është mundësia juaj për të shkruar historinë" thuhet në thirrjen e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

Deri më tani pesë kandidatë kanë aplikuar për pozicionin e lirë të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së) ndërkohë afati është deri më 30 janar.

Ata jane:

1. Ibrahim Disha

2. Artan Shkëmbi

3. Gjovalin Ulndreaj

4. Adriatik Ago

5. Sabri Hoxha

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Bekim Balaj kërkon ndihmën e tifozëve: Me ta e përmbysim Egnatian

Bekim Balaj kërkon ndihmën e tifozëve: Me ta e përmbysim Egnatian