Ambasada greke në Tiranë sqaron përfundimisht: Ja kush mund të udhëtojë nga 1 korriku në Greqi
Ambasada e Greqisë në Tiranë
Pas debateve të shumta për hapjen ose jo të kufirit me Greqinë, ambasada helene në Tiranë ka sqaruar përfundimisht se si do të procedohet me lëvvizjen e qytetarëve nga data 1 korrik. Nëpërmjet një njoftimi në 'Facebook' ambasada bën të ditur se udhëtimet nga Shqipëria për në Greqi parashikohen të bëhen përmes fluturimeve drejt aeroportit Eleftherios Venizellos të Athinës.
Ambasada sqaron se nuk lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi përmes linjave detare, rrugore apo hekurudhore, ndërsa sqaron se nga ky kufizim përjashtohen 4 kategori.
"Sipas udhëzimeve evropiane për hapjen e kufijve të BE-së dhe vendimeve respektive zbatuese të Greqisë (ΦΕΚ Β' 2283/14.06.2020), në lidhje me udhëtimet nga Shqipëria për në Greqi, parashikohet mundësia e realizimit të fluturimeve drejt aeroportit Eleftherios Venizellos të Athinës. Nuk lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi përmes linjave detare, rrugore apo hekurudhore", thuhet në njoftim.
Kategoritë që përjashtohen
a) Qytetarë Grekë, posedues të Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe persona që kanë banesën kryesore të tyre apo që qëndrojnë zakonisht në Greqi,
b) kalimi i kamionëve për transport mallrash,
c) transporti i mallrave me anije,
d) hyrja e personave nëpërmjet kufijve tokësorë, për lëvizje absolutisht të nevojshme të karakterit profesional, të cilat i faktojnë me dokumentet përkatëse.
Ambasada e Greqisë në Tiranë thotë se ky regjim lëvizjesh pritet të vazhdojë të jetë në fuqi edhe pas datës 1 korrik, ndërsa thotë se do të lajmërojë për çdo ndryshim.
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?
-
Po
17.8%
-
Jo
77.5%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 129
Lajme të tjera
-
Associated Press: Një i dënuar në burgjet shqiptare kandidat për eurodeputet në Greqi
17 Prill, 10:15
-
Greqi/ Tentoi të digjte me benzinë ish gruan në sy të djalit, dënohet me 12 vite burg 52 vjeçari shqiptar
16 Prill, 16:41
-
Fredi Beleri kandidat për eurodeputet me partinë e Mitsotakis, gazetari Guri: Vendimi politik, figura e tij do përdoret sikur u godit nga Shqipëria
16 Prill, 14:21
-
Greqi/ Sekuestrohet drogë me vlerë 2 mln euro në Igumenicë
15 Prill, 21:36
-
Mero Baze: Diskriminimi pozitiv i Belerit e relativizon standardin evropian të drejtësisë në Shqipëri
15 Prill, 20:55
-
Partia e Mitsotakis shpall zyrtarisht kandidat për eurodeputet Fredi Belerin! Nëse fiton heq dorë nga mandati si kryebashkiak i Himarës
15 Prill, 18:56
-
'Heq dorë nga kryebashkiak i Himarës?' Media greke: Fredi Beleri kandidat i Mitsotakis për eurodeputet
15 Prill, 12:51
-
Greqi/ Përdhunonte vajzën e partneres prej 2013, vdes shqiptari 36-vjeçar në burgun e Koridhalos
14 Prill, 10:32
-
Tërmet me magnitudë 4.5 ballë në Evia të Greqisë! Regjistrohen edhe 7 pasgoditje
13 Prill, 08:00
-
Greqi/ I mituri çon në burg babanë shqiptar: Na dhunon mua dhe mamin! Gruaja e mbron: Unë e dua, e ka fajin alkooli
11 Prill, 18:04
-
Mbylli lokalin me kyç dhe tentoi të përdhunojë një vajzë, pranga 30-vjeçarit shqiptar në Greqi
11 Prill, 09:30
-
Greqi/ Fundoset gomonia me emigrantë, vdesin 3 fëmijë
10 Prill, 13:23
Mbylleni fare kufirin ashtu si e ka BE se jemi me rehat vende te bukura per pushime kemi boll
PërgjigjuO like duhet t'a kesh ne terezi ti byrazer. Nuk eshte ceshtje pushimesh, se jane te pakte ata qe bejne pushime. Populli do te levize kane Halle, duan te punojnë.