Ambasadorët e BE-së në Shqipëri mesazhe për COVID-19, Soreca në shqip: Bashkë mund t'ia dalim

Në Ditën Evropiane të Gjuhëve Ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe Ambasadorët e shteteve anëtare kanë një mesazh të veçantë në gjuhën e tyre amtare. Ata kanë dhënë mesazhe për mbrojtjen nga koronavirusi. Ambasadori i BE-së ka folur edhe në gjuhën shqipe.

"Ne të gjithë mund të flasim gjuhë të ndryshme por sfida jonë kryesore sot ka një emër: koronavirus", shkruhet në njoftim.

"BE dhe shtetet anëtare të saj e kanë mbështetur Shqipërinë në luftën kundër Covid-19 që nga fillimi i pandemisë dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Tani e keni radhën ju të bëni pjesën tuaj" tha Soreca.

Ndërsa në gjuhën shqipe, Luigi Soreca thotë: "Mbaj maskën, laj duart dhe ruaj distancën. Bashkë mund t'ia dalim."

Ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad thotë: Përshëndetje unë jam Elsa. Në kohën e koronës është e rëndësishme që të mbani maskë në fytyrë dhe të mbani pak distancë. Pos mos harroni kurrë të doni njëri tjetrin.

Ambasadori i Spanjës, Canalles Montero thotë: Ju lutem për veten tuaj, mbani distancë të sigurt mes vetes dhe njerëzve të tjerë dhe vini një maskë që ju mbulon mirë hundën dhe gojën.

Ambasadori i Sllovenisë, Peter Japelj thotë: E kemi për detyrë të qëndrojmë të shëndetshëm me maskë.

Ambasadorja e Holandës Guusije Korthals Altes: Së bashku e mbajmë koronën larg. 

Ambasadori i Polonisë, Karol Bachura: Kur kolliteni dhe tështini mbuloni mirë hundën dhe gojën. Mbani maskë, lani duart dhe kështu e liftojmë Covid-in. Mbani distancë shoqërore ndaloni përhapjen e virusit në nivel vendor.

Ambasadorja e Greqisë, Sophia Philippidou: Mbroni veten dhe të tjerët përrreth! Kujdesuni për njëri tjetrin!

Ambasadori i Sllovakisë, Peter Spisiak: Le të jemi të përgjegjshëm. Le të mbrojmë njëri-tjetrin. Së bashku do tia dalim mbanë.

Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci: Armiku i padukshëm ende nuk është mposhtur. Unë mbaj maskë!

Ambasadorja e Francës, Christina Vasak: Mbroni veten tuaj, mbroni të afërmit tuaj nga pandemia e koronavirusit. Respektoni udhëzimet mbrojtëse me shume seriozitet. Lani duart, bvendosni maskë dhe respektoni distanicimin shoqëror. Mos harroni maskën!

Ambasadori i Rumanisë, Mircea Perpelea: Vënia e maskës është për të mirën tuaj, për të mirën e fëmijëve tuaj dhe më e rëndësishmja për një të ardhme shumë më të shëndetshme.

Ambasadori i Hungarisë, Lorant Balla: Le të mbrojmë njëri tjetrin dhe të mbajmë distancë të sigurtë.

Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf: Mbajtja e maskës na mbron ne dhe të tjerët!

Ambasadori i Republikës Çeke, Jaroslav Ludva: Ky është një mesazh për të gjithë ne që jetojmë në epokën e koronavirusit. Baza e gjithçkaje është higjena. Nuk duhet nënvlerësuar higjena. Lani duart, lajini më gjatë se zakonisht, lajini mirë e sapun dhe përdorni edhe dezinfektues kundër koronavirusit. Ju lutem, le të mos e nënvlerësojmë higjenën.

Ambasadori i Austrisë, Christian Steiner: Virusi është i rrezikshëm. Mbani distancë fizike edhe kur është e vështirë.

Zëvendësambasadori i Bullgarisë, Miroslav Mitov: Të gjithë e dimë që një vit më parë jeta jonë ishte krejtësisht ndryshe. Rreth dhjetë muaj më parë u shfaq Covid-19. Tani e gjithë bota varet prej saj. Miq, ju lutem mbani maska dhe respektoni sjelljen që lidhet me higjenën. Kështu do t'a kapërcejmë këtë pandemi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet