Ambasadori britanik: Ne po ikim nga BE-ja, s'kemi zë të fortë, por Shqipërisë duhet t'i hapen negociatat

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman ka komentuar cështjen e negociatave nga Kukësi dhe Hasi ku ndodhej në një vizitë dy ditore për situatën në zonën veriore të Shqipërisë dhe parandalimin e emigracionit të paligjshëm në Angli.

Ambasadori u shpreh se Britania do të japë vlerësim pozitiv dhe do të jetë në anën e Shqipërisë në ditën ku diskutohet për çeljen e negociatave. Ai tha se Britania do të largohet nga BE-ja por shtoi se anëtarësimi i Shqipërisë në familjen Europiane është një gjë e mirë.

"Britania do të largohet nga BE-ja, por deri tani dhe sigurisht që e kemi një votë, pozicioni ynë është sado që Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit por ne mendojmë është një gjë e mirë për anëtarësimin. Sigurisht që në këtë momentet nuk kemi ndonjë zë të forte por jemi pro me zë të qetë dhe të ulët" tha ai.

I pyetur mbi deklaratat e djeshme të kryeministrit Rama, ai tha se "Nuk i kam ndjekur. Nuk kam opinion. Të gjendet një rrugë për dialog me opozitën që është jashtë parlamentit. Nuk i shërben askujt që partitë që kane elektorat të sillen në këtë mënyrë" tha ai. Nesër dhe pasnesër janë dy ditë vendimtare ku do të vendoset fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë për negociatat.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hason narkomani Londinez: 16/10/2019 20:23

    Rracistat Anglez, po na japin mendje per BE!Ata qe coptuan tokat shqiptare, na kerkojne te jemi ne BE.Me mire do jete jashte BE mjafton te kemi marveshje tregtie dhe levije te lire.Por pa u antarsuar. Ashtu si Finlanda Suedia Norvegjia dhe tashme Anglia.Europi kurv ate done qe te shtrydhe nga puna!

    Përgjigju
  • Kafsha: 16/10/2019 13:27

    Ikni ore pisa së ju keni bere lemsh nje botë të tere. Ju ua shkaterruat shqiptareve trojet e tyre. Shqiptarët trima e fisnike, kete popull të lashte nga prehistoria nuk e ndihmuat por e latë ta coptojnë! Yyyyyt plera!

    Përgjigju
  • Axgft: 16/10/2019 13:13

    Si thua zoteri qe BE’ja eshte gje e mire per Shqiperin kur ju do largoheni po te ishte e mire ju do rrinit nuk do dilshi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion