Ambasadori bullgar nga Pogradeci: Palët  të vijojnë dialogun, bashkëpunim për proceset integruese

Ambasadori bullgar në Shqipëri, Momtchil Raytchevski tha nga Pogradeci se Shqipëria është në rrugën e proceseve integruese me BE dhe këto hapa që janë arritur deri tani janë rezultat i punës dhe se puna duhet të vijojë deri në finalizimin e procesit të integrimit të vendit në BE.

"Për sa i përket integrimit të Shqipërisë në BE, rendi i ditës është i qartë, rruga po ashtu. Tani jemi tek çështjet teknike, të cilat do të zgjidhen ashtu sikundër ndodhi me Bullgarinë apo Kroacinë. Hapi i madh drejt BE është bërë dhe tani po shkohet drejt rezultateve konkrete", tha Raytchevski

Pyetjes,sa do ndikojë procesin e integrimit, thellimi i krizës politike, si pasojë e miratimit pa konsensus të ndryshimeve kushtetuese,diplomati bullgar apeloi që palët të vijojnë dialogun.

"Ne po flasim për procese politike që po zhvillohen. Le të mos bëjmë konkluzione. Çdo shtet duhet të ketë një dialog të brendshëm. Ne shohim që dialogu po funksionon dhe pjesë e këtij dialogu ishte edhe marrëveshja e 5 qershorit. Unë besoj që partitë politike në Shqipëri në fund do arrijnë një vendim që do jetë në dobi të popullit shqiptar", tha Raytchevski.

Ambasadori bullgar dorëzoi një sasi pakosh ushqimore dhe produktesh sanitare për familjet në nevojë të bashkive Pogradec, Pustec dhe Librazhd.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aqif Kapertoni: 03/08/2020 13:01

    Falemnderit shume. Jemi shume mirenjohes qe na pushtuat ne shekullin IX dhe gjate Luftes se Pare Boterore. Mezi po presim edhe ne te arrijme standartet bullgare ne te gjitha fushat. Mos do na dali ndonje minoritet bullgar ne Pogradec tashti?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA