Ambasadori gjerman në Tiranë, Zingraf: Të çojmë përpara agjendën e reformave, integrimi në BE ta udhëheq Shqipërinë si një yll polar

Peter Zingraf

TIRANË- Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, ka theksuar edhe njëherë se Gjermania do të vijojë ta mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e saj evropian. Për ambasadorin, mbetet një pikë kyç vazhdimi i reformave me vendosmëri, duke e theksuar se Integrimi Evropian duhet të na udhëheq si një yll polar.

Zingraf ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, ku në ndër të tjera kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin bilateral policor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar.

Ndërkohë, ambasadori gjerman ka përshëndetur rikthimin e opozitës në parlament, ndërsa pret nga kjo e fundit që të bashkëpunojë me mazhorancën për reforma të rëndësishme si ajo zgjedhore dhe vijimi i reformës në drejtësi.

“Ambasadori Peter Zingraf zhvilloi sot takimin e tij të parë të punës me një nga anëtarët e qeverise se re, me Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi. Objekt i bisedës ishte ndër të tjera një vlerësim i bashkëpunimit bilateral policor në luftën kundër krimit të organizuar si dhe një shkëmbim rreth refugjatëve afganë që Shqipëria ka strehuar. Ambasadori Zingraf: Unë përgëzoj qeverinë e re të drejtuar nga Kryeministri Rama dhe i uroj asaj gjithë të mirat në punën e mëtejshme për reformat. Unë përshëndes kthimin e opozitës në parlament dhe falenderoj Presidentin e Republikës dhe të gjitha institucionet shtetërore të përfshira për tranzicionin e shpejtë.

Ambasadori theksoi në bisedë me Ministrin Çuçi se nuk ka kohë për të humbur, se agjenda e reformave duhet çuar përpara me vendosmëri dhe se integrimi në BE duhet të udhëheqë dukshëm si një yll polar. Për shumicën e cilësuar në parlament që nevojitet në fusha të rëndësishme si p.sh. reforma zgjedhore dhe vijimi i reformës në drejtësi do të jetë i nevojshëm një bashkëpunim konstruktiv i shumicës dhe opozitës. Vizita e Kancelares Gjermane në Tiranë bëri dhe njëherë të qartë se Gjermania vijon të mbështesë dhe shoqërojë me vendosmëri rrugën e Shqipërisë dhe rajonit drejt BE-së”, shkruan ambasada gjermane në Tiranë.

Ministri Çuçi bën më dije se ambasadori Zingarf i ka dorëzuar raportin e Qeverisë Federale për riorganizimin e Policisë Kriminale dhe reformimin që pritet t’i bëhet Policisë së Shtetit.

“Sot pata kënaqësinë që takimin e parë pas betimit si Ministër i Brendshëm në kabinetin e ri qeveritar ta kisha me ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë z.Peter Zingraf. Më dorëzoi zyrtarisht raportin e Qeverisë Federale për riorganizimin e Policisë Kriminale dhe reformimi që do të bëjmë në tërësi në Policinë e Shtetit. Sikundër e bëra me dije në Kuvend kur prezantova Programin për Sigurinë, do të fillojmë menjëherë punën me partnerët gjermanë për ta çuar përpara edhe këtë prioritet. Raporti që më dorëzoi ambasadori është një udhërrëfyes me vlerë tejet të rëndësishme”, shkruan Çuçi.

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duket e drejtë që studentët e pavaksinuar të frekuentojnë auditorët duke rrezikuar shëndetin e të tjerëve?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

E djathta ekstreme, Kosova dhe opozita Berisha e opozitës Basha