Komision ndërkombëtar që të dorëzojë Shkodrën/ Austria-Ademit: Jemi në 2019, jo në 1913

Komision ndërkombëtar që të dorëzojë Shkodrën/ Austria-Ademit: Jemi në 2019, jo në 1913

Një ditë pasi Voltana Ademi kërkoi komision ndërkombëtar si në vitin 1913 për të liruar Shkodrën, refuzimi i parë ka ardhur nga Austria. Ambasadorit austriak Johann Sattler e ka cilësuar si një kërkesë aspak normale për vitin në të cilin jetojmë, sipas së cilit ky problem është i brendshëm dhe duhet të gjendet një zgjidhje sa më shpejt. 

“Do isha i lumtur të diskutoja. Por 2019 nuk është 1913. Shqipëria aspiron të hapë negociatat me BE. Kjo kërkon aftësinë për të zgjidhur problemet politike. Dhe për këtë nevojiten dy gjëra: Sezoni i konfliktit duhet të ndiqet nga sezoni i zgjidhjes së konflikteve. Shqiptarët duan të shkojnë me pushime me mendje të qetë”-shkruan Sattler.

Opozita bojkotoi zgjedhjet e 30 qershorit me argumentin se kjo datë është zhdekretuar nga presidenti Meta. Nisur nga ky akt, ndonëse Kolegji Zgjedhor e cilësoi si antikushtetues, kryebashkiakët e djathtë dolën njëzëri duke thënë se nuk do të lirojnë zyrat. Teksa të tjerët u mjaftuan me këtë deklaratë, Ademi bëri një hap përpara, duke u dërguar një letër të gjithë ambasadorëve të huaj në Shqipëri.

Çfarë ndodhi në 1914 në Shqipëri?
Që nga momenti i shpalljes së pavarësisë dhe deri në miratimin e reformës në drejtësi  faktori ndërkombëtar ka luajtur një rol të rëndësishëm në ecurinë e zhvillimeve politike shqiptare.  Por cfarë ndodhi në 1914, që kërkon Voltana Ademi? Më 22 janar 1914, si rezultat i grindjeve, përçarjeve dhe komploteve, pushteti i kaloi KNK-së (Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit) që kishte marrë tashmë funksione qeverisëse, duke mënjanuar qeverinë e Vlorës. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit ishte Pushtet Ekzekutiv i dërguar nga Gjashtë Fuqitë e Mëdha dhe kishte një mandat 10-vjeçar i zgjatshëm në rast nevoje. KNK e qeverisi Shqipërinë në periudhën 22 Janar 1914-7 mars 1914.

Postimi i ambasadorit austriak, Sattler në Twitter

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tmerr: 09/07/2019 17:46

    Kokrra e debiles !

    Përgjigju
  • O voltan: 09/07/2019 16:13

    Leshoje bashkin merru ma shum me filipin Lene valdrinin te na myllin ito gropa neper shkoder se ti se ke mendjen

    Përgjigju
  • Robi: 09/07/2019 16:08

    Oh kjo motra e monstres xhelal Mendjeziu janë një prerje, naziskine të hardallosur të lindur. Djegëse shkollash në Shkodër dhe xhelalit dhunuesi seksual i punonjëses se bashkise Kamzës

    Përgjigju
  • Populli: 09/07/2019 15:17

    Po kush ta la Shkodren ty debile jot eme apo yt ate,kokrra e injorantes.

    Përgjigju
  • Iliri: 09/07/2019 15:05

    Me shume kulture austriaku i shpjegon historine nje injoranteje

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 09/07/2019 15:04

    Cohu nga varri o Pashko Vasa dhe shkruaj nje poeme per Shkodren. O Shkodra jeme Shkoder ti Kush ta ka ul kryt perseri. Ke n'kry nji Voltane qe po ngatrron tan dynjane.

    Përgjigju
  • ROBERT SOTIR BUSHI: 09/07/2019 14:59

    O voltana e mbaruar po hik o e uruar haroje mushk valaren se Ali Pashën e pren. Filipit boj të fala se filipi sdo mo me dit për ty se ske mo çfar me i dhon. Filipi si puna jot e ka nëshpi qorr për qorr e ka në obor o voltana komplet kok thana.

    Përgjigju
  • Donela: 09/07/2019 14:09

    Kjo qenka tyrryfyle komplet,nje injorante si shume te tjera ne PD.

    Përgjigju
  • Nje lezhjan: 09/07/2019 13:26

    Ndoshta ndonjera nga ambasadat do te marre persiper ta kuroje Volt Anen prane ndonje spitali te specializuar per semundje krapuliqesh, qe po shfaqen ne Shkodren loce..

    Përgjigju
  • Mazllemi: 09/07/2019 13:03

    Dmth austriaku i tha z ademi ha mut

    Përgjigju
    • Alba: 09/07/2019 16:36

      Jo vetem shkodra por e gjithe shqiperia duhet te vihet nen nje komision nderkombetar kontrolli derisa shqiptaret te mesojne si te veteqeverisen.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët