Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve

Ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Oktavian Sherban nga Korça ka komentuar reformën në drejtësi. Në një deklaratë për mediat, ambasadori tha se reforma në drejtësi është e rëndësishme dhe se duhet t’i drejtohet qytetarëve shqiptarë. 

“Reforma në drejtësi duhet t’i drejtohet qytetarit dhe këtu duhet t’u them se reforma nuk ka rëndësi numri i prokurorëve ose gjykatësve që ka republika e Shqipërisë në këto moment sepse ky është një problem i brendshëm ajo që mund tu them unë është që reforma në drejtësi duhet t’i drejtohet qytetarit dhe anasjelltas qytetari me shumë besim drejtësisë”, tha ai.

Sa i takon procesit të integrimit në BE, ambasadori vlerëson punën e bërë nga Shqipëria në shumë kapituj. Ai thekson se zgjedhjet europarlamentare nuk ndikojnë në procesin e integrimit të vendeve kandidate.

Në 6 Qershor janë zgjedhjet për parlamentin europian, për shkak të këtyre zgjedhjeve a do të lihet mënjanë procesi i zgjerimit për këtë vit dhe Shqipëria a do të ketë një mundësi tjetër për të hapur negociata për grup kapitujt themelor?

Sherban: Zgjedhjet europarlamentare janë një proces natyral dhe kjo nuk duhet të ngatërrohet me ecurinë europiane të vendeve kandidate sepse këto janë mekanizma që funksionojnë në mënyrë paralele dhe kjo varet shumë nga niveli i përgatitjes të vendit kandidat, sa shpejt do i kalojnë këto hapa të cilat paraprijnë në procesin e integrimit.

Po e sjell edhe njëherë në vëmendjen tuaj që procesi i integrimit europian bazohet në meritat e secilit vend kandidat dhe nëse do ketë ndonjë vonesë përsa i përket çeljes së këtyre kapitujve nuk do jenë zgjedhjet europarlamentare ato që do ndodhin por nëse do ketë vonesa këto do i referohen vetëm mangësive që përgatit shteti kandidat. Kjo është një gjë shumë e ditur dhe këtu duhet ta pranoj para jush që autoritetet shqiptare janë shumë të përgatitura në shumë drejtime dhe në shumë kapituj. Dua të them që nuk është një konkurs, është një proces që do ketë ecurinë normale të tij.

Shqipëria realizoi një reformë të thellë në drejtësi si e sheh zbatimin e saj?

Sherban: Ashtu si dhe vetë ju e dini një drejtësi funksionale është një element fundamental dhe kjo bashkë me elementet e tjera fundamentale që ecën paralelisht me respektimin e të drejtave themelore si atyre politike dhe shoqërore. Mund t’iu them që reforma në drejtësi duhet të kuptohet sidomos për mua personalisht që vi nga një shtet që ka prodhuar një reformë në drejtësi shumë të thellë.

Reforma në drejtësi duhet t’i drejtohet qytetarit dhe këtu duhet t’u them se reforma nuk ka rëndësi numri i prokurorëve ose gjykatësve që ka republika e Shqipërisë në këto moment sepse ky është një problem i brendshëm ajo që mund tu them unë është që reforma në drejtësi duhet t’i drejtohet qytetarit dhe anasjelltas qytetari me shumë besim drejtësisë.

Është shumë e thjeshtë dhe përtej fazave shumë të komplikuara dhe jo vetëm reforma në drejtësi por të gjitha reformat e tjera kanë të bëjnë me kontratën shoqërore. Është shumë e thjeshtë qytetari duhet të ketë besim në drejtësi dhe në administratë dhe nga ana tjetër administrata duhet tu japë besim qytetarit që vërtet punon për të.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe shtim të vranësirave në zonat malore, si parashikohet moti për sot

Kthjellime dhe shtim të vranësirave në zonat malore, si parashikohet moti për sot