Ambasadori italian: Dialog për 'Zgjedhoren', teatri u politizua, nuk është detyra e ambasadorëve të ndërhyjnë

Ambasadori italian në vendin tonë, Fabrizio Bucci gjatë një vizite në Vlorë u pyet për çështjet e nxehta politike. Sa i përket tryezës politike për reformën zgjedhore ai tha se ka pasur zhvillime pozitive, ndërsa apeloi që marrëveshja mes palëve të arrihet brenda afati.

"Është një reforme e rëndësishme dhe ne po e ndjekim situatën pasi ka pasur mjaft tensione, por shpresojmë që palët të të gjejnë zgjidhje përmes dialogut. Një ditë më parë ka pasur një progres të rëndësishëm, por do të ketë takime të tjera dhe shpresojmë se brenda afatit të përcaktuar, 31 Majit do të ketë një marrëveshje bashkëpunimi dhe një dakordësi mes të gjitha palëve politike. Reforma stabilizon modulin dhe kriteret për zhvillimin e zgjedhjeve për këtë është e rëndësishme të gjendet formula e përshtatshme. Ne shpresojmë se gjithcka do të shkojë pozitivisht, sepse është një reformë shumë e rëndësishme" tha ai.

I pyetur për shembjen e teatrit kombëtar, ambasadori italian tha se kjo çështje u kthye në politike, çka nuk ndihmon në ruajtjen e vlerave të trashëgimisë.

"Debati i teatrit ka qenë një debat, i cili ka vijuar për vite me radhë dhe ndër vite është politizuar së tepërmi. Ka qenë gjithmonë një debat midis mazhorancës dhe opozitës dhe kur është një diskutim i tillë midis palëve politike nuk ndihmon në ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore. Nuk është detyra dhe pozicioni i një ambasadori për të komentuar vendimet e qeverisë, një ndër to edhe shembja e Teatrit Kombëtar. Detyra e ambasadorit dhe Italisë është të nxisim bashkëpunimin dhe dialogun midis artistëve dhe palëve politike, të investojmë në instrumente për të nxitur dialogun e përgjithshëm” tha ai.

Këto deklarata u bënë nga Vlora, ku ambasadori mori pjese ne aktivitetin per mbrotjen e Parkut Detar Karaburun-Sazan. Një skaf i ri iu dhurua këtij parku, mundësuar nga UNDP. Gjatë vizitës në Vlorë ambasadorin italian zhvilloi një takim dhe me kreun e Bashkisë Dritan Leli, ku biseda u fokusua tek rritja e investitorëve italiane në vendin tonë.

d.ba./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Nëse do t’ju jepej mundësia të jetonit në një vend tjetër, a do të largoheshit nga Shqipëria?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Ulet numri i viktimave në Itali, 7 humbje jetë nga COVID në 24 orë, 192 raste të reja