Largohen nesër, Meta takim falenderues me mjekët italianë: Faleminderit nga zemra! Ambasadori Bucci: Covid një sfidë botërore për t'u fituar bashkë

Largohen nesër, Meta takim falenderues me mjekët italianë: Faleminderit nga zemra! Ambasadori Bucci: Covid një sfidë botërore për t'u fituar bashkë

Ilir Meta me mjekët italianë sot në presidencë

Presidenti Ilir Meta ka pritur në takim falenderues 7 mjekët e ardhur nga Italia në ndihmë dhe shenjë solidariteti në Shqipëri për situatën e pandemisë, të cilët do të largohen ditën e nesërme. Takimi po zhvillohet në Presidencë, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe ambasadori Fabrizio Bucci i cili shoqëron mjekët. Takimi është në kuadër të falenderimit të Italisë për dërgimin e 7 mjekëve në Shqipëri për të ndihmuar me situatën e COVID-19 dhe dhënë eksperiencat e tyre në sektorin shëndetësor shqiptar.

7 mjekë italianë qëndruan për 14 ditë dhe zhvilluan konsulencë me qëllim formimin e homologëve shqiptarë për çështje që kanë të bëjnë me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid. 

Presidenti Meta pasi u njoh me asistencën konkrete të ofruar prej tyre për stafet mjekësore të spitaleve COVID 1, COVID 2 dhe spitalin e Shkodrës, theksoi se shkëmbimi i eksperiencave dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh kundër pandemisë, kësaj sfide të përbashkët, është më se i domosdoshëm, me qëllim rikthimin sa më parë në normalitet.

 “Shqiptarët nuk do t’i harrojnë kurrë sakrificat dhe këtë solidaritet vëllazëror, që e forcon edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë. GRAZIE DI CUORE”, është shprehur Meta.

Ky grup mbërriti më 30 korrik në aeroportin 'Nënë Tereza' me një avion të 'Gurda di Finanza'. Rastësia dhe e veçanta nuk mungoi, pasi në grupin e ekspertëve ishte edhe një infermiere shqiptare, e larguar që 10 vjeç nga Shqipëria.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:23
Ambasada italiane falënderon Metën për pritjen: Covid një sfidë botërore për t'u fituar bashkë

Ambasada Italiane në Shqipëri ka falënderuar presidentin Ilir Meta për pritjen e mjekëve dhe infermierëve italianë të ardhur në Shqipëri.

Presidenti Meta gjatë takimit me skuadrën italiane, theksoi se shkëmbimi i eksperiencave dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh kundër kësaj sfide të përbashkët, është mëse i domosdoshëm.

'Faleminderit Presidentit Ilir Meta për pritjen e mrekullueshme që i rezervoi skuadrës së mjekëve e infermierëve italianë të ardhur në Shqipëri. Ajo ndaj Covid është një sfidë botërore për t'u fituar bashkë", shkruan ambasada Italiane.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Plas grushti mes deputetëve në Parlamentin e Gjeorgjisë

Plas grushti mes deputetëve në Parlamentin e Gjeorgjisë